Pyetje-Përgjigje Prostitucioni 172. A MUND TË KEM MARRËDHËNIE SEKSUALE ME FEMRËN TIME PA U FEJUAR, POR QË DUA TA FEJOJ?
  Ballina     Lajme     Artikuj     Media     Pyetje-Përgjigje     Vegëza     Për Ne  
  You are here: 

Pyetja e Rastit

Pyetja:
A lejohet namazi kaza dhe a ka ndonjë hadith që e lejon apo ndalon atë?
Read more...
172. A MUND TË KEM MARRËDHËNIE SEKSUALE ME FEMRËN TIME PA U FEJUAR, POR QË DUA TA FEJOJ? PDF Print E-mail
Written by Pyetësi   
Wednesday, 28 November 2007 02:12
Pyetja:
Esselamu alejkum. Vëllezër të dashur Allahu ju shpërbleftë për mundin që po e bëni, kam një  pyetje, inshallah do Allahu e më përgjigjeni mundësisht: Jam në lidhje me një femër, familja e saj dhe familja e ime e dinë që ne jemi bashkë, por ajo jeton jashtë dhe me pëlqimin e prindërve ne kemi dalë për herë të parë me mësit, njihemi afër 8 vite familjarisht dhe nuk jam i fejuar, por shpresoj në Allahun se do të fejohemi me emër të Allahut.
Kur dalim në pushime, kur vjen ajo, prindërit e dinë që po dalim bashkë. A më lejohet që të kem marrëdhënie intime me atë pa vurë kurorë, pa u fejuar, meqenëse prindërit e dinë që ne kemi vendosur për martesë me pëlqim të tyre, të dy palëve. Për disa shkaqe e kemi shtyrë fejesën për pak kohë, deshta me dit për këtë? Esselam alejkum, Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigjja:

Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit.

Jo, nuk lejohet marrëdhënia intime me atë vajzë pa bërë kurorën, pavarësisht që njiheni qe një kohë të gjatë, ngase takimi, njohja dhe marrëdhënia duhet të bëhen në bazë të rregullave islame e jo sipas adeteve e tekeve të njerëzve.
Allahu e di më së miri!
Bahri Curri, 15.11.2007

Last Updated on Wednesday, 28 November 2007 02:16
 
VIVA4 Solutions
Për të gjithë!

Online

We have 7 guests online
Top