Pyetje-Përgjigje Namazi 72. DALLIMI I NAMAZIT NGA ASPEKTI GJINOR (MASHKULL - FEMËR)
  Ballina     Lajme     Artikuj     Media     Pyetje-Përgjigje     Vegëza     Për Ne  
  You are here: 

Pyetja e Rastit

Pyetja:
Es-selamu alejkum! Prej kur mund të llogaritet pjesa 1/3 e natës, gjegjësisht në sa ora bëhet fjalë? Unë jam në punë dhe punoj, elamdulilah. Allahu ma ka mundësuar të bëjë namaz edhe në punë, aty ku punoj. A bën me e falë vetëm farzin, për shkak që të mos vonohem, si dhe t’i lë kohë edhe një kolegu tim që pas meje edhe ai ta falë namazin, po ashtu edhe për të mos menduar shefi që po iki nga puna?
Read more...
72. DALLIMI I NAMAZIT NGA ASPEKTI GJINOR (MASHKULL - FEMËR) PDF Print E-mail
Written by Pyetësi   
Saturday, 18 March 2006 09:41
Pyetja:
Esselamu alejkum ve rahmetullah. A dallon mënyra e faljes së namazit të mashkullit nga ai i femrës? Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigjja:
Në esencë, bazuar në argumentet e Sheriatit, nuk ka dallim në mënyrën e faljes mes mashkullit dhe femrës. Por, disa dijetarë të fikhut shikuar nga aspekti i përgjithshëm i argumenteve të Sheriatit (si hanefinjtë dhe hanbelinjtë) duke llogaritur se trupi i femrës i tëri është avret kanë thënë se femra duhet të dallojë nga mashkulli si në ngritjen e duarve në tekbirin fillestar, në vendosjen e duarve mbi gjoks, në ruku, në sexhde dhe në qëndrimin ulur. E thonë këtë duke aluduar se kjo është më afër natyrës së femrës që ajo të mos ekspozojë (apo sa më pak që është e mundur) trupin e saj gjatë faljes. Mirëpo, me gjithë qëndrimin e tyre të mirë për ruajtjen e natyrës së femrës nuk duhet insistuar në këtë dallim përderisa nuk ka argument të qartë që dallon formën e të falurit të femrës nga mashkulli, ku të gjitha argumentet lidhur me namazin u drejtohen njësoj si mashkullit ashtu edhe femrës dhe duke e ditur se namazi është obligim i njëkohshëm dhe i përditshëm si për mashkullin ashtu edhe për femrën. Allahu e di më së miri! 
Bahri Curri, 16.03.2006


Last Updated on Saturday, 18 March 2006 10:46
 
VIVA4 Solutions
Për të gjithë!

Online

We have 9 guests online
Top