Pyetje-Përgjigje Namazi 49. JAM DUKE FALË SUNETIN E DREKËS DHE FILLON FARZI I DREKËS, ÇFARË TË BËJ?
  Ballina     Lajme     Artikuj     Media     Pyetje-Përgjigje     Vegëza     Për Ne  
  You are here: 

Pyetja e Rastit

Pyetja:
Esselamu alejkum. Vëllezër të dashur Allahu ju shpërbleftë për mundin që po e bëni! Kam një pyetje, inshallah do Allahu e më përgjigjeni mundësisht rreth namazit të xhumasë. Sa rekate sunet i ka namazi i xhumasë, para dhe pas farzit? Esselamu alejkum dhe Allahu ju shpërbleftë!

Read more...
49. JAM DUKE FALË SUNETIN E DREKËS DHE FILLON FARZI I DREKËS, ÇFARË TË BËJ? PDF Print E-mail
Written by Pyetësi   
Friday, 23 December 2005 03:45
Pyetja:
Selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu. Deshta të pyes për sunetet e drekës p.sh. nëse i fali 2 rekate, e pastaj fillon namazi farz, a m’i falë tani pas farzi 4 rekate apo vetëm 2? Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigjja:
Në namazin e drekës janë 4 rekate sunet para farzit dhe nëse gjatë faljes së sunetit fillon namazi farz me imam, ti duhet ta ndërpresësh namazin e sunetit dhe të lidhesh me imamin në farz, sepse namazi farz është më i rëndësishëm e aq më tepër me xhemat, si dhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na porosit që të kemi kujdes e të mos na ik tekbiri fillestar me imam. Për këto shkaqe ndërpritet suneti dhe lidhesh në farz, e nëse je në uljen e parë jep selam në dy rekate, apo nëse i ke falur vetëm dy rekate dhe të kanë mbetur edhe dy të tjera, ato mund t’i falësh pas farzit. Allahu e di më së miri!
Bahri Curri, 05.12.2005


Last Updated on Friday, 23 December 2005 04:12
 
VIVA4 Solutions
Për të gjithë!

Online

We have 10 guests online
Top