|
Written by Pyetësi
|
|
Wednesday, 05 October 2005 14:21 |
|
Pyetja:
Masturbimi si proces me sa di është i ndaluar, por kur rrezikohesh nga dy të këqija, atëherë a lejohet të bëhet masturbimi për t’i ikur zinasë (prostitucionit), veçanërisht për personat e pamartuar kur s’kanë mundësi tjetër t’i ikin prostitucionit. Madje kjo mund t’i ndodhë edhe të martuarve? Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigjja:I Dërguari i Allahut na ka treguar rrugën e ruajtjes nga zinaja (amoraliteti) dhe masat mbrojtëse prej saj në hadithin në të cilin kërkon prej rinisë që të martohen, e nëse nuk kanë mundësi të martohen, duhet të agjërojnë. Në të vërtetë, ruajtja prej zinasë bëhet kur njeriu ka iman të fortë dhe mbështetje në Allahun, sepse vetëm Ai ka mundësi t’i ruajë robtë e Vet nga të këqiat e ndryshme. Kalimthi, duhet përdorur masat mbrojtëse të cekura nga Islami si: martesa, agjërimi, ibadetet e ndryshme, pastaj largimi nga shoqëria e keqe, ruajtja e shikimit, etj.. Masturbimi si veprim nuk ceket askund si masë parandaluese prej zinasë, sepse efekti dhe ndikimi i këtij veprimi nuk është i garantuar si pozitiv. Madje, mund të ndodh që masturbimi t’ia shtojë njeriut edhe më tepër dëshirën për kontakt seksual, ngase ky veprim përdoret si zgjidhje alternative e problemit duke e angazhuar organin gjenital në shfryrjen e epshit në mënyrë jo të natyrshme. Nëse njeriu e zgjedh këtë alternativë, asgjë nuk garanton se do të ruhet nga zinaja, sepse mund të vijë në një gjendje që dëshira për një gjë të tillë t’i rritet, e në këtë mënyrë rritet edhe gatishmëria e tij për të bërë zina (amoralitet). Metodë e vetme për t'u ruajtur prej zinasë janë udhëzimet që vijnë nga Shpallja e që si masa preventive janë të garantuara. Allahu e di më së miri! Ekrem Avdiu, 20.09.2005
|
|
Last Updated on Wednesday, 19 October 2005 09:32 |