Pyetja:
Nëse je në ndonjë shtet të huaj laik dhe në atë vend ke shkuar për të punuar me afat sezonal p.sh. për 3-6 muaj, si është fetvaja e namazeve, a shkurtohen apo jo, dhe posaçërisht më trego për namazin e xhumasë.
Përgjigjja: Sa i përket shkurtimit të namazit nëse njeriu udhëton në ndonjë vend dhe qëndron për një kohë të gjatë aty, atëherë namazi duhet plotësuar. Kurse sa është koha, e cila duhet të plotësohet për të mos u shkurtuar namazi dijetarët kanë dhënë disa mendime:
-Disa prej tyre kanë thënë se nëse ke vendosur që në një vend të qëndrosh më tepër se katër ditë atëherë nuk e shkurton namazin.
-Disa të tjerë kanë thënë nëse ke vendosur që të qëndrosh në një vend më tepër se 15 ditë atëherë nuk e shkurton namazin.
Si do që të jetë qëndrimi në një vend gjashtë tre muaj apo gjashtë muaj, atëherë nëse në fillim ke vendosur të qëndrosh aq gjatë atëherë duhet plotësuar namazin pa marrë parsysh se a je në vende islame apo laike.
Ndërsa, nëse ke shkuar në një vend, por nuk ke vendosur që të rrish aq gjatë por ja që të ka penguar diçka që të kthehesh, p.sh. bllokimi i rrugës, pengesat në transport etj., ateherë në këtë rast e shkurton namazin pa marrë parsysh kohën sa qëndron aty.
Transmetohet se Abdullah bin Omeri r.a. ka qenë në Azerbejxhan gjashtë muaj, është bllokuar rruga nga bora dhe nuk ka patur mundësi të kthehet, atëherë ai i ka shkurtuar namazet. Allahu e di më së miri!
Rexhep Lushta, 02.10.2005