Për Ne
  Ballina     Lajme     Artikuj     Media     Pyetje-Përgjigje     Vegëza     Për Ne  
  You are here: 

Pyetja e Rastit

Pyetja:
Si duhet të lutemi gjatë namazit që Zoti të na e pranojë lutjen? Në namaz dhe jashtë namazit si duhet të bëhet lutja jonë për t'u pranuar tek Allahu?
Read more...
FJALA E BUKUR - SHKËNDIJA QË S'FIKET PDF Print E-mail
Written by Bahri Curri   
Wednesday, 29 June 2005 06:10
Falënderimi i takon vetëm Allahut, Krijuesit të plotfuqishëm. Paqja dhe shpëtimi i Tij, si dhe përshëndetjet e salavatet tona qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë me sinqeritet rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Dëshmoj se Allahu është i vetmi që meriton të adhurohet dhe nuk ka zot tjetër përveç Tij. Dëshmoj se Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është rob dhe i Dërguar i Tij.
Lexues të nderuar!
Duke pasur parasysh se nuk ka shpëtim e as jetë të lumtur pa pasimin e rrugës së drejtë e të mirëfilltë të Islamit, bazuar në burime të sakta, gjë të cilën na e vërteton edhe vetë Allahu duke thënë: “O ju besimtarë! Përmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.” [Ahzabë, 70-71]
Dhe nëse e duam krenarinë, dinjitetin e drejtësinë, këtë duhet kërkuar nga Allahu i Plotfuqishëm se përndryshe dështimi është i sigurt: “Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë se) e tërë krenaria i takon Allahut (pra le ta kërkojnë prej Tij), te Ai ngritet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqija, për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur.” [Fatir, 10]
Kjo nuk bëhet ndryshe përveç se me përkujtimin e Allahut me adhurime: “Pra, ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim). Më falënderoni e mos më mohoni.” [Bekare, 152], me përmendien e Tij të shpeshtë: “O ju që besuat! Përkujtone Allahun sa më shpesh!” [Ahzabë, 41], sepse: “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e Allahut e shumëpërmendeset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” [Ahzabë, 35], dhe ata janë: “Që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!” [Ali Imran, 191]
Nga kjo del se si duhet të jetë qëndrimi ynë: “O ju që besuat! Kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqendrohuni dhe përmendni çdo herë Allahun që të arrini fitoren e dëshiruar.” [Enfalë, 45]
“E kur t’i kryeni detyrat tuaja, përmendnie Allahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendnie edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: “Zoti ynë, na jep Ti në këtë botë!”, për të nuk ka asgjë në botën tjetër.” [Bekare, 200], dhe të mos mashtrohemi asnjëherë: “O ju që besuat! As pasuria e juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit ndaj Allahut, e kush bën ashtu, të tillët janë mu ata të humburit.” [Munafikunë, 9], por gjithmonë të jemi besimtarë të denjë të Allahut. Çfarë janë ata?: “Ata (besimtarët e devotshëm) janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zekatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” [Nurë, 37], andaj: “Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bë prej atyre që nuk kanë kujdes.” [A’rafë, 205]
Të nxitur nga tërë kjo që u tha më lartë dhe nga dëshira dhe nevoja e domosdoshme për realizimin e jetës së pastër islame me formimin e një shoqërie të mirëfilltë njerëzore, ku do të dominojë ligji hyjnor i Allahut, i jemi rrekur punës për realizimin e projektit të paraparë për një webfaqe islame në gjuhën shqipe, të cilin edhe e kemi emërtuar me emrin që përmban edhe qëllimin e këtyre ajeteve të cituara më lartë, ngase Allahu e pranon vetëm fjalën e bukur dhe veprën e mirë. Klasifikimi i temave është bërë në ndarje adekuate që përkon me natyrën e përgjithshme të Islamit dhe të nevojave të lexuesve, gjegjësisht të besimtarëve.
Njerëzimi që nga fillimi i jetës në tokë është angazhuar për rregullimin e një jete të lumtur e të rehatshme, por sa herë janë larguar nga mësimet hyjnore dhe i janë nënshtruar sistemeve të ndryshme socio-politiko-ekonomike të pjellura nga mendja e njeriut gjithmonë kanë rezultuar me mossukses. Për këtë Allahu ka përsëritur shumë herë dërgimin e pejgamberëve për rishpjegimin e rrugës së suksesit dhe shpëtimit.
Andaj, për t’ua lehtësuar kuptimin e kësaj rruge dhe këtij plani hyjnor për besimtarët muslimanë shqipfolës kemi hapur këtë faqe që i shërben qëllimit hyjnor të krijimit të njeriut: Realizimi i ibadetit ndaj Allahut në çdo segment të jetës.
Kjo të bëhet duke u përballur me probleme të natyrave të ndryshme, të cilat na sfidojnë gjatë gjithë jetës sonë, dhe t’i orientojmë veprimtaritë tona nga shpjegimi islam.
Në vazhdën e aktiviteteve të formave të ndryshme islame edhe përmes kësaj faqeje përpiqemi të kontribuojmë në çështjen e mirëfilltë islame, largimin e keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve, mbjelljen e besimit të pastër në zemrat e njerëzve, pajisjen e tyre me njohuri të mjaftueshme dhe rrënjosjen e botëkuptimit të drejtë islam për jetën në të gjitha sferat. Dihet mirëfilli se Islami nuk e anashkalon asnjë nevojë të njeriut qofshin ato shpirtërore, epshore, trupore a materiale, por i kanalizon në binarë të duhur e të natyrshëm, ku sjellin fat e lumturi dhe shpëtim e shpërblim në të dy botërat.
Tërë veprimtaria dhe materiali i trajtuar do të bazohet në burime të sakta, Kur’an dhe Sunnet, dhe në dijetarët e mëhershëm e të mëvonshëm që i kanë shpjeguar ato dhe kanë prioritet shqyrtimin e jetës islame. T’i mësojmë ata që nuk dinë dhe t’i rikujtojmë (rizgjojmë) ata që dinë.
Dihet se ne nuk jemi të pagabueshëm e të paarritshëm, por për çdo gabim kërkojmë falje nga Zoti, si dhe nga ana e juaj pranojmë kritikat, vërejtjet, sugjerimet, propozimet, përkrahjen dhe ndihmën tuaj.
Lusim Allahun të na ndihmojë në këtë rrugë, në ngritjen e fjalës së Tij dhe formimin e Shoqërisë Islame!
Dhe në fund themi: “Zoti ynë! Mos na i devijo zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh!” [Ali Imran, 8]


Last Updated on Wednesday, 29 June 2005 06:37
 
VIVA4 Solutions
Për të gjithë!

Online

We have 6 guests online
Top