Ballina     Lajme     Artikuj     Media     Pyetje-Përgjigje     Vegëza     Për Ne  
  You are here: 

Pyetja e Rastit

Pyetja:
Selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu. Deshta të pyes për sunetet e drekës p.sh. nëse i fali 2 rekate, e pastaj fillon namazi farz, a m’i falë tani pas farzi 4 rekate apo vetëm 2? Allahu ju shpërbleftë!
Read more...
SHENJAT E BESIMIT TË DOBËT DHE SI TA FORCOJMË ATË?
Written by I panjohur (Përktheu: Osman D. Gashi)   
Sunday, 07 October 2007 22:28
Shenjat e besimit të dobët:
- Bërja e gjynaheve dhe mosndjenja e keqardhjes për to.
- Forcimi i zemrës dhe mosndjenja dëshirës për të lexuar Kur’an.
- Mosvullneti dhe dembelia për punë të mira, p.sh. vonesa në namaz.
- Lënia pas dore e suneteve.
- Gjendja e mërzisë, për shembull të qenit zemërngushtë, i shqetësuar dhe i irrituar në shumicën e kohës.
Last Updated on Monday, 08 October 2007 05:36
Read more...
 
INTERNETI DHE TË RINJTË
Written by Bahri Curri   
Thursday, 04 October 2007 15:35
Ajeti:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنْفُسَكُمْ وَ أَهْلِيكُمْ نَارًا وَقُودُهَا النَّاسُ وَ الْحِجَارَةُ
“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Tahrimë, 6).
Hadithi:
كُلُّكُمْ رَاعٍ, وَ كُلُّكُمْ مَسْؤُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ, اَلْإِمَامُ رَاعٍ وَ مَسْؤُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ, وَالرَّجُلُ رَاعٍ فِي أَهْلِهِ وَ مَسْؤُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ, وَ الْمَرْأَةُ رَاعِيَةٌ فِي بَيْتِ زَوْجِهَا وَ مَسْؤُولَةٌ عَنْ رَعِيَّتِهَا, وَ الْخَادِمُ رَاعٍ فِي مَالِ سَيِّدِهِ وَ مَسْؤُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ, فَكُلُّكُمْ رَاعٍ وَ مَسْؤُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ
“Çdo njëri prej jush është bari (përgjegjës) dhe do të përgjigjet për kopenë e tij. Udhëheqësi është përgjegjës për popullin e tij. Kryefamiljari (prindi) është përgjegjës për familjen e tij. Gruaja është përgjegjës për shtëpinë e burrit. Shërbëtori është përgjegjës për pasurinë e zotërisë së tij. Pra, secili prej jush është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij (për atë që iu është besuar).” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Last Updated on Thursday, 04 October 2007 15:59
Read more...
 
NATA E KADRIT - PAQE DERI NË AGIM
Written by I panjohur (Përktheu: Osman D. Gashi)   
Monday, 01 October 2007 10:56
Çdo ditë që falemi, solemnisht i themi apo i deklarojmë Allahut të Lartmadhërishëm: “Ijjake na’budu - Vetëm Ty të adhurojmë”.
Kur besimtari i mençur dhe i bindur e kupton mënyrën e jetës, e shfrytëzon atë në adhurim, përfshirë këtu edhe lutjet, ai e di këtë, duke rikujtuar fjalët e Pejgamberit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) se: “Duaja është adhurim” (Shënon Tirmidhiu dhe Ebu Davudi).
Allahu i Lartmadhërishëm i inkurajon besimtarët që të përfitojnë sa më shumë në kohë të caktuara gjatë vitit për të bërë dua. Një rast i tillë është edhe gjatë Ramazanit, e veçanërisht në Natën e Kadrit (natën e vlerës, e fuqisë).
Last Updated on Saturday, 06 October 2007 15:54
Read more...
 
KARAKTERISTIKAT E MUAJIT RAMAZAN (1)
Written by I panjohur (Përktheu: Eroll Rexhepi)   
Monday, 01 October 2007 10:50
Prej karakteristikave të muajit të shenjtë Ramazan është:
- Zbritja e Kur’anit në këtë muaj.
Allahu i Lartësuar thotë:"
Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriteri
(dalluesi) i qartë për të drejtën dhe të gabuarën)…." (Bekare, 185).
Last Updated on Monday, 01 October 2007 10:55
Read more...
 
PANORAMA E RAMAZANIT
Written by Ulvi Fejzullahu   
Thursday, 27 September 2007 05:22
PARATHËNIE
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar lexues!
Është gjë e natyrshme që njeriu të shprehë gëzim në momente të veçanta; disa gëzohen për çështjet e kësaj bote të përkohshme dhe disa gëzohen kur u jepet rasti për të manifestuar adhurimin ndaj Allahut me atë që Ai ka urdhëruar. Pa dyshim, besimtari i përkushtuar gëzohet kur mysafiri thërret dhe troket në derë dhe ia uron mirëseardhjen me nderimet më të larta, me shprehjet më të bukura, me zemërgjerësinë më të madhe dhe me respektin më të sinqertë.
Gëzohet shpirti i muslimanit sepse aktiviteti i tij do të jetë përpjekja dhe gara për të fituar një mbiemër cilësor, një fjalë të bukur me karakteristika lavdërimi, pra epitetin “i devotshëm”.
Last Updated on Sunday, 28 October 2007 04:48
Read more...
 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Page 8 of 80
VIVA4 Solutions
Për të gjithë!

Online

We have 5 guests online
Top