|
Written by Feim Xhafer Dragusha
|
|
Monday, 03 December 2007 02:44 |
|
Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka Zot tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij.
Hyrje Edukimi i të rinjve, dallon varësisht prej vendit dhe ambientit ku jetojnë. Në shumicën e vendeve perëndimore, edukimi ka për qëllim ngritjen dhe zhvillimin ekonomik të atij vendi, njëherazi ata luftojnë që të jenë sa më të edukuar në aspektin mësimor me synim të arritjes së famës, pasurisë dhe salltaneteve të tjera jetësore. |
|
Last Updated on Monday, 03 December 2007 02:56 |
|
Read more...
|
|
|
Written by Dr. Abdurrahman Rafet el-Basha (Përktheu: Sabri Bajgora)
|
|
Wednesday, 28 November 2007 19:30 |
|
“Gjuaj o Sa’d, gjuaj! Babë e nënë kurban i bëfsha për ty!” (Muhammedi a.s. me këto fjalë e nxiste Sa’din në luftën e Uhudit).
“Ne njeriun e kemi urdhëruar për sjellje të mira ndaj prindërve të vet, sepse nëna e vet e mbarti me mundime të shumta dhe pas dy vjetëve iu ndau gjirin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje, ndaj dy prindërve të tu, sepse vetëm tek Unë është kthimi juaj.” (Llukman , 14). Lidhur me zbritjen e këtyre ajeteve fisnike përshkruhet një ngjarje e rrallë dhe e mrekullueshme këto ajete shkaktuan një ndeshje ndjenjash dhe emocionesh në shpirtin e një djaloshi trupnjomë, ku ngadhënjyes dolën e mira ndaj së keqes dhe imani ndaj kufrit. |
|
Last Updated on Thursday, 29 November 2007 11:27 |
|
Read more...
|
|
Written by Ulvi Fejzullahu
|
|
Monday, 26 November 2007 02:35 |
|
Falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e gjithë botëve. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhammedin, për familjen dhe për shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit. Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje e çdo lajthitje të çon në zjarr. |
|
Last Updated on Wednesday, 28 November 2007 02:36 |
|
Read more...
|
|
Written by I panjohur
|
|
Wednesday, 21 November 2007 19:22 |
|
Islami nuk është i ri për Evropën Viti 711 shpesh përmendet si vit kur muslimanët nga Afrika Veriore hynë në Spanjë; edhe pse pika e parë e kontaktit zyrtar me siguri ka qenë në vitin 628 kur Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dërgoi Dihje bin Halife te Herakliusi. Menjëherë pas kësaj, në vitin 652 Muavije bin Ebu Sufjan dërgoi ushtarë në Sicili. Prej asaj kohe, muslimanët kanë bashkëpunuar me Evropën në një formë ose në tjetër. Madje do të ishte në rregull të thuhet se Islami ka qenë një fenomen evropian për pjesën më të madhe të historisë së tij – gati 800 vjet të Civilizimit Islam në Spanjë, dhe më shumë se 250 vjet në Sicili. |
|
Last Updated on Wednesday, 21 November 2007 23:53 |
|
Read more...
|
|
Written by Dr. Abdurrahman Rafet el-Basha (Përktheu: Mr. Qemajl Morina)
|
|
Thursday, 15 November 2007 04:59 |
|
A di se kush është Ummu Selemeja!? Sa i përket babait të saj, ai është njëri prej zotërinjve të Mahzumijve të njohur dhe njëri prej bujarëve të rrallë arabë. Ai quhej “furnizues i kalorësve”, sepse udhëtarët nuk i lënte të furnizoheshin vetë nëse ia mësynin shtëpive të tyre apo shkonin në shoqërinë e tij. Burri i saj është Abdullah ibnu Abdul Esedi, njëri prej dhjetë të parëve që ka pranuar fenë Islame. Para tij fenë Islame e kishte pranuar Ebu Bekri dhe një grup i vogël, që nuk arrinte numrin e gishtërinjve të dy duarve. |
|
Last Updated on Thursday, 15 November 2007 05:06 |
|
Read more...
|
|
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|
|
Page 5 of 80 |