BALLINA arrow SUNNET arrow KONTRIBUTI I SAHABĖVE NĖ RUAJTJEN E HADITHIT
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 20 nėntor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
KONTRIBUTI I SAHABĖVE NĖ RUAJTJEN E HADITHIT Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Sulejman Osmani   
e enjte , 21 korrik 2005
Kujdesi ndaj hadithit në kohën e sahabëve bëhej në të gjitha mënyrat. Disa nuk ndaheshin për asnjë çast nga Pejgamberi, e kishte nga ata edhe që shkruanin në raste të caktuara, por duhet ditur se numri më i madh i tyre e jepte kontributin e vet në të mësuarit e hadithit përmendësh saqë nuk mbahet në mend që gjatë historisë të jetë përcjellur dikush dhe të mësohen thëniet e tij ashtu siç ndodhi me Muhammedin alejhi selam.
Janë të njohura udhëtimet e tyre me javë dhe muaj për ta mësuar një hadith. Transmeton buhariu nga sahabiu Xhabir bin Abdullah, i cili thotë: “Më kishte arritur një hadith nga njëri prej sahabëve të Muhammedit alejhi selam, të cilin unë nuk e kisha dëgjuar. Menjëherë bleva një deve dhe u nisa për rrugë në Siri (Sham), të cilin e kalova për një muaj. Kur arrita mora vesh se atë hadith e dinte Abdullah bin Unejs Ensari. Shkova para derës dhe i thashë shërbëtorit të tij: Thuaj Abdullahut: Xhabiri po të pret para derës. Ai kur dëgjoi për këtë u habit, doli e më përqafoi dhe nisi të qajë nga gëzimi. Pastaj Xhabiri ende pa hyrë brenda i tha: Kam ardhur të mësoj një hadith, të cilin ti e ke dëgjuar nga Pejgamberi e unë nuk jam i njohur mbi të dhe u frikova se mos po vdes para se ta marr nga ti. Po, i tha Abdullahu, kam dëgjuar Pejgamberi alejhi selam duke thënë: “Ditën e gjykimit njerëzit do të ngjallen të zhveshur, të pa bërë synet....” Me të dëgjuar të këtij hadithi Xhabiri i hipi devës dhe u kthye në Medinë.”
Sahabiu i njohur Ejub Ensariu kishte udhëtuar prej Medinës deri në Egjipt për të mësuar një hadith nga Ukbe bin Amir Xhuhenij, i cili fliste për vlerën e atij që ia lehtëson brengën besimtarit. Seid bin Musejjeb thoshte: “Kam udhëtuar ditë e netë të tëra për ta mësuar një hadith.” Udhëtimet e tilla janë të shumta dhe për këtë arsye Imam Buhariu në Sahihun e tij ia ka kushtuar një kapitull të tërë duke e titulluar: “Udhëtimet për kërkimin e dijes.”
Muhammedi alejhi selam mësonte sahabët në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa ata të bindur në atë që ua thoshte, e përcillnin me vëmendje. Posa dilte nga dera e shtëpisë së tij, i shkonin prapa dhe e përcillnin në gjithë atë që e bënte apo e thoshte. Tubimet e tyre veçoheshin me qetësi dhe disiplinë të paparë. Njëri nga sahabët tregon për këshillat që i bënte Pejgamberi dhe thoshte: “ishin aq të qeta sa që edhe ndonjë zog mund të ndalej mbi kokat tona e të mos trembet.”
Ishin bindur tashmë se Allahu i kishte nxjerrur nga terri në dritë. U kishte dërguar pejgamber nga mesi i tyre që t’i mësojë dhe t’i udhëzojë në rrugën e vërtetë të Allahut. Për këtë arsye ishin të vetëdijshëm për rëndësinë e haditheve, të colat ishin pjesë përbërëse e fesë, dhe përfaqësonin pjesën e dytë të Sheriatit. Ishte obligim dhe domosdoshmëri që i Dërguari i Allahut gjithmonë të shoqërohej nga një numër i sahabëve. Në mesin e tyre kishte edhe të atillë që kurrë nuk ndaheshin nga ai. Sahabiu Ebu Hurejre rreth katër vjet sa jetoi me Pejgamberin (pasi e pranoi Islamin) kurrë nuk u nda prej tij. Për hir të dijes ishte bërë përcjellës personal i Muhammedit alejhi selam. Flinte në xhami dhe çdo herë priste vetëm daljen e Pejgamberit për ta shoqëruar dhe për të mësuar nga hadithet e tij. Kjo ishte arsyeja që Ebu Hurejre të bëjë numrin më të madh të transmetimeve. Interesimi ishte masiv, por nëse dikush nuk kishte mundësi të marrë pjesë në ndejat me Pejgamberin, mirreshin vesh mes vete që të ndërrohen: sot të dëgjojë njëri e nesër tjetri. Kështu veproi edhe Omeri radijallahu anhu, i cili për shkak të punëve në bujqësi nuk mund të prezentonte, por ishte marrur vesh me njërin nga ensarët që çdo ditë të ndërroheshin, një ditë në arë e një ditë me Pejgamberin dhe në mbrëmje ta njohtojnë njëri tjetrin për atë që kishin mësuar nga i Dërguari i Allahut. Për çdo gjë vinin dhe pyesnin, kurse ai përgjigjej pa ngurrim. Nganjëherë kishin dëshirë të vijë ndonjë beduin për ta pyetur në mënyrë që ata të mësojnë diç më tepër.
Luftërat që po zhvilloheshin në mes të muslimanëve dhe jobesimtarëve e kishin penguar në masë të madhe përhapjen e Islamit e me këtë edhe hadithet nuk ishte e mundur të arrijnë deri te masa e gjërë. Por marrëveshja që bëri Muhammedi alejhi selam në hudejbije u dha liri të gjithëve që lirisht të kalojnë nga një vend në tjetrin. Kjo ishte një fitim i madh për muslimanët, ngase kishte shumë vende të largëta, të cilat kishin dëgjuar Shpalljen e Islamit, por në kushte të luftës kontaktet ishin shumëtë vështira, madje edhe të pamundshme. Në bazë të kësaj marrëveshjeje njerëzit ishin të lirë për kontakte, udhëtime dhe biseda. Muhammedi alejhi selam e shfrytëzoi këtë liri dhe filloi të dërgojë letra e delegacione te mbretërit e asaj kohe, të cilët i thirrte në Islam. Edhe në familjet, të cilat gjendeshin në Siujdhesën arabe, Pejgamberi alejhi selam i dërgoi emisarët e vet për t’ua mësuar dispozitat fetare. Dërgoi emisarët e vet në Jemen, bahrejn, Jemame, Hadramevt, Aman etj. Është interesant të ceket se për këto detyra Muhammedi alejhi selam zgjidhte sahabët më të njohur, të cilët i mësonte se si duhet të sillen, siç është rasti kur e dërgoi Muadhin në Jemen dhe i tha: “To po shkon te një popull që janë ithtarë të librit, andaj mësoi se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i Tij...” Të gjithë urdhëroheshin që të gjykojnë sipas Kur'anit dhe Hadithit.
Me kalimin e kohës njerëzve iu bë e qartë se Islami është e vërteta, andaj filluan që të vinin nga vendet e ndryshme për të mësuar nga Muhammedi alejhi selam. Pasi që rrinin disa ditë prapë ktheheshin te populli i tyre që t’i thërrasin në Islam. Atëbotë Xhamia e Pejgamberit ishte bërë një qendër universitare. Vinin delegacione me karakter fisnor. Viti i nëntë (hixhrij) njihet si vit i delegacioneve, ngase vinin grupe njerëzish nga të gjitha anët për ta pranuar Islamin dhe për të mësuar nga Muhammedi alejhi selam. Disa hadithe janë të njohura me emrin e fisit, ngase kishin bërë transmetimin e tij nga Pejgamberi alejhi selam.
Nga më të njohurat prej delegacioneve, të cilat erdhën për ta takuar janë:
1.Delegacioni i Beni Sead bin Bekër, të cilit i printe Daman bin Tha’lebe.
Pasi arritën në Medinë, e gjetën Pejgamberin alejhi selam duke ndejur me një grup sahabësh, por pasi që nuk e njihnin pyetën: Kush nga ju është i biri i Abdulmutalibit (e kishin fjalën për Muhammedin alejhi selam)? Dhe pasi u njoftuan, filluan të pyesin dhe të njohtoheshin mbi parimet e Islamit.
2.Delegacioni i Abdul Kajsit, i cili iu ankua Pejgamberit alejhi selam se nuk mund të vijnë përveç në kohën kur është në fuqi ndërprerja e luftës, ose siç quhet në gjuhën arabe “Eshhurul hurum”. Ata kishin shfrytëzuar këtë kohë që të vijnë në medinë dhe të mësojnë nga i Dërguari i Allahut, e pastaj të kthehen te ppulli i tyre për t’i mësuar.
3.Përfaqësuesit e fisit Tuxhejb. Këta kishin sjellur me vete edhe zekatin e mallit të fisit të tyre. Muhammedi alejhi selam u gëzua shumë dhe shprehu një respekt të veçantë ndaj tyre, pstaj i urdhëroi që sadakën, të cilën e kishin sjellur me vete ta kthejnë te të varfërit e tyre. Ata ishin përgjigjur: O i Dashur i Allahut! Këtu e kemi sjellur vetëm atë që na ka tepruar. Kur dëgjoi këto fjalë Ebu Bekri tha: O i Dërguar i Allahut, nuk ka ndodhur asnjëherë që nga arabët të na vijë një delegacion i ngjashëm me ta.
Edhe gratë i dhanë kontribut tejet të çmuar përhapjes së hadithit. Ato merrnin pjesë në faljen e namazit në xhami dhe dëgjonin nga këshillat e Pejgamberit. Për namaz të Bajramit urdhëroheshin të gjitha që të dilnin. Ato që për shkak të natyrës së tyre nuk ishin të gatshme për ta falur namazin, e përcillnin vetëm hutben.
Pasi që përfundonte këshillën, Muhammedi alejhi selam kalonte nga safat e parë në ata të fundit për t’u mbajtur ligjëratë të veçantë grave. Shpeshherë vinin në shtëpi të Pejgamberit që të mësonin hadithe nga gratë e tij dhe t’i pyesnin ato për gjëra, të cilat u interesonin. Aishja bile është njëra prej atyre që më së shumti ka transmetuar hadithe duke përfshirë edhe sahabët.
Edhe haxhi lamtumirës luajti rol me rëndësi në përhapjen e haditheve, ngase Muhammedi alejhi selam mbajti një këshillë parimore si përfundim i misionit të tij të shenjtë. 

Referencat:
1.”Fet’hul bari”, Ibn Haxher, vëll. I, f. 179, 208-209, 423.
2.Muslimi me koment të Neveviut, vëll. I, f. 181, 183, 196-197.
3.Muslimi me koment të Neveviut, vëll. II, f. 606.

Marrë nga libri “Sunneti bazë e Sheriatit”

 
< Prapa   Para >

     
Minberi i fjalės sė lirė! Anėtarėsohu nė Forumin Fjala e Bukur - Grup
Udhėzim:1. Shkruaj emailin 2. Kliko Anėtarėsohem 3. Konfirmo
Shkruaj Email-in kėtu:
Shfleto Arkivinforumin tonė nė google.

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!