|
SA ĖSHTĖ NUMRI I SAHABĖVE? |
|
|
|
|
Shkruar nga Sulejman Osmani
|
|
e enjte , 21 korrik 2005 |
|
Nuk dihet saktë se sa është numri i sahabëve, por është shumë i madh. Të gjithë ata që kanë folur për ta dhe cekin numrin e tyre janë përpjekur që përafërsisht ta bëjnë këtë, ndërsa në mënyrë të prerë nuk dihet.
Janë shkruar shumë libra, të cilat flasin për sahabët duke përfshirë biografinë e tyre në përgjithësi, lindjen, kur e pranoi Islamin, pjesëmarrjen në luftëra, diçka nga jeta dhe vdekjen e tyre. Jeta e tyre në Islam është e dashur dhe shumë mahnitëse. Ibn Haxher ka shkruar një libër të veçantë për ta që quhet “El isabetu fi temjizi sahabeti”, pastaj Ibn Ethir librin “Usudul gabe fi ma’rifeti sahabe” etj. Dijetari Ebu Zur’ate, i cili është marrë shumë me këtë shkencë thotë se kur ka vdekur Pejgamberi alejhi selam ka pasur njëqind e katërdhjetë mijë nga sahabët, të cilët e kanë dëgjuar dhe e kanë parë gjatë Hutbes së Arafatit në Haxhin e Fundit (Lamtumirës). Ka pasur të atillë që janë munduar ta kufizojnë numrin e tyre në rreth katër mijë, por kjo nuk është e vërtetë në asnjë mënyrë, ngase shihet se sa ka pasur vetëm në Haxhin Lamtumirës. Marrë nga libri “Sunneti bazë e Sheriatit”
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|