|
Dërgimi i Muhammedit alejhi selam ishte bazë për çdo të mirë dhe burim i pa shterrshëm deri në Ditën e Gjykimit. Të frymëzuar nga mësimet hyjnore dhe duke pasur pranë vetes Muhammedin alejhi selam, i cili në vepër jetësonte parimet islame, lindi një gjeneratë njerëzish, e cila do të mbetet shembëlltyrë e gjallë dhe mësim praktik për jetën e çdo muslimani.
Duhet të dimë dhe studiojmë faktorët që formuan këtë shoqëri, e cila me punët e saj bëri që Allahu ta lavdërojë në Kur'an, kurse Pejgamberi alejhi selam na porositi që të ndjekim rrugën e tyre. Nuk ka dyshim se në këtë ndikuan tre faktorë: 1.Kur’ani – kushtetutë e shpallur nga Allahu xhel-le shanuhu. 2.Personaliteti i Muhammedit alejhi selam. 3.Udhëzimet, veprimet dhe mësimet e përgjithshme të Muhammedit alejhi selam, të cilat me një emër të përbashkët quhen Sunnet. Nga këto tre baza u edukuan sahabët, të cilët ishin shembull në besim, moral dhe virtyte njerëzore. Është e vërtetë se pa baza të tilla, mësime metodike dhe praktike nga Kur'ani e Hadithti muslimanët kurrë nuk do të ecin përpara. Zgjidhjet e huaja nuk ndihmojnë dhe janë të papërshtatshme. Atë që e gjejmë në jetën e sahabëve të Muhammedit alejhi selam, si besimin dhe punën, moralin e lartë islam, shijen e besimtarit të vërtetë, trimërinë dhe bujarinë, mëshirën dhe sinqeritetin – nuk janë vetëm si burim i leximit të Kur'anit, por në këtë ka dorë dhe rol të barabartë Sunneti i Pejgamberit alejhi selam. Ai është peshojë me të cilën duhet të maten veprimet e këtij Ummeti dhe drejtimet e tij në të gjitha fushat. Duhet të dime se çdo shtrembërim i shfaqur tek ne është rezultat i mospërfilljes së Kur'anit dhe Sunnetit. Muslimanët e sotëm do të udhëzoheshin vetëm me atë që u udhëzuan të parët e tyre. Çdoherë duhet të kthehemi në zanafillë: Kur'an dhe Sunnet. Kthimi te Muhammedi alejhi selam d.m.th.: nënshtrimi ndaj tij gjatë jetës së Pejgamberit dhe kthimi te Sunneti, pas vdekjes së tij. Kur'ani na udhëzon për nënshtrimin ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Po të mos ishte kështu, urdhëri për nënshtrim, i përsëritur në të njëjtën formë, do të ishte i pafunksion. Muhammedi alejhi selam është model i jetës sonë dhe në të kemi shembullin më të mirë. Dashuria ndaj Allahut shprehet me dashurinë ndaj të Dërguarit të Tij dhe përfilljes së gjithë asaj që urdhëron dhe ndalon. Allahu xhel-le shanuhu thotë:
“Thuaj: Nëse e doni Allahun, ejani pas meje që Allahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është Ai që fal shumë, mëshiron shumë.” [Ali Imran, 31]
Sunneti është përplot gjallëri dhe fuqi. I arsyeshëm për ndikim dhe përmirësim, Në ç^oh/do kohë dhe vend. Urdhëron për të gjitha virtytet e mira dhe ndalon nga të këqiat, thërret që çdo herë të kthehemi në zanafillë dhe të largohemi nga novatoritë (bid’atet), të cilat nuk kanë mbështetje në Kur'an dhe Sunnet, ose nuk janë në përputhje me atë që vepruan sahabët e Pejgamberit alejhi selam. Lufton të gjitha traditat e injorancës pa marrë parasysh cilës shoqëri i takojnë. Sunneti pra, thirri në Islamin e vërtetë dhe burimor, andaj për këto arsye dhe shumë të tjera është nevojë dhe domosdoshmëri e këtij Ummeti. Librat e shkencës së Hadithit ishin dhe mbetën bazë e burimeve islame. Të gjithë dijetarët islamë janë kompaktë se libri më i vërtetë pas Kur'anit është Sahihu i Buhariut, i cili përmban në vete fjalët e arta të Muhammedit alejhi selam, e veçori e tij është se të gjitha hadithet e përmbledhura në të janë të vërteta dhe i plotësojnë kushtet më të larta, të cilat i kanë caktuar kritikët e shkencës së hadithit. Të mësuarit e haditheve përmendësh dhe klasifikimi i tyre e po ashtu edhe librat, të cilat u shkruan për interpretët e hadithit janë dëshmi për vërtetësinë dhe origjinalitetin e Sunnetit. Vargu i interpretëve është veçori e këtij Ummeti, i cili po të zbatohej në ndonjë shkencë tjetër pak gjëra do të mbeteshin të vërteta në atë shkencë. Në këto dëshmi shohim rolin e shkencës së Hadithit në ruajtjen e fesë. Sa jemi afër mësimeve të Hadithit aq më tepër vjen në shprehje jeta jonë si muslimanë të vërtetë dhe të ruajtur nga devijimet e ndryshme.
Referencat: 1.Mexhel-letul “Minhel”, nr.484, viti 1990 (numër special për hadithin dhe terminologjinë e tij). Marrë nga libri “Sunneti bazë e Sheriatit”
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|