BALLINA
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 28 gusht 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė


       

   Drejtimi:
   
Nė Anglisht
   
Nga Anglishtja


Ne kemi 1 musafir online
VAZHDON BETEJA KUNDĖR GJENOCIDIT TĖ PLANIFIKUAR - KUSHTETUTĖS SĖ KOSOVĖS Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Isa Mulaj   
e hėnė , 21 prill 2008
Organizata amerikane Alliance Defense Fund i ka drejtuar një Memorandum Kuvendit të Kosovës, udhëheqësve politikë dhe mediave për Kushtetutën e Kosovës. Përpos vërejtjeve, ata kanë dhënë rekomandime se çka të fshihet dhe si të riformulohen nenet, gjë që duket shumë profesionale dhe e argumentuar. Edhe pse Kushtetuta është miratuar, ajo ende s’ka hyrë në fuqi (pritet në qershor). Mënyra e miratimit të saj është përcjellë me parregullsi.
Tanimë dihet se shumë nene kundërthënëse në Kushtetutën e Kosovës janë imponuar nga disa të huaj për qëllime sikur të Delijorgjit në Gërdec, me metoda tjera, por gjithsesi me pasoja. Çudia më e madhe për publikun kosovar është jo vetëm debatet e improvizuara, manipuluara dhe censuruara me qytetarë, por injorimi i qëllimshëm i vërejtjeve ndaj projekt kushtetutës. Kuvendi e miratoj Kushtetutën me procedurë të përshpejtuar me presion të Komisionit Kushtetues nga frika se mos ky komision nuk po i merr ryshfetet nga Delijorgjët ende të paidentifikuar, dhe mos po “humbet shansi” për miratimin e neneve gjenocidale. Kuvendi e miratoj Kushtetutën me aklamacion, ndonëse shumë deputetë e kanë kundërshtuar mënyrën e votimit, nuk iu dha mundësia ta ngrisin zërin dhe nuk kanë pasur mundësi të debatojnë për të. Gazeta “Nacional” në ballinën e saj të datës 10 prill 2008 shkruante: “Votim me sy mbyllur”.

Pas sjelljes së popullsisë shumicë buzë ekzistencës biologjike duke ia mohuar të drejtat ekonomike, tash me Kushtetutën e Kosovës parashihet të zbatohet një gjenocid i fshehtë duke e shkatërruar njësinë bazë të shoqërisë Kosovare – familjen, që mund të përmblidhet si vijon:

• Futja e termit “orientimi seksual” nga i cili mund të dalë një komunitet i veçantë sikur raca, religjioni, nacionaliteti, të cilat Kushtetuta zotohet se do t’i mbrojë.
• Në konferencën për shtyp na u sqarua se nuk ka përkufizim çka është “orientimi seksual” dhe kjo do të keqinterpretohet për të bërë lloj-lloj eksperimenti. U njoftuam se shoqata e psikologëve amerikanë ka dhënë deri në 23 përkufizime. Homoseksualizmi që ishte brenga kryesore e të interesuarve në konferencën për shtyp që identifikohej me “orientimin seksual”, ishte vetëm njëri nga 23 përkufizimet që u theksua prej përfaqësuesve të organizatave jo-qeveritare (OJQ) nga SHBA dhe Evropa, për të vazhduar me marrëdhëniet seksuale njeri-kafshë. Përkufizimi i tretë për “orientimin seksual” u përmend si Nekrofili për të cilin morëm vesh se është marrëdhënie seksuale e njerëzve të gjallë me ata të vdekur. Nuk na i sqaruan edhe disa përkufizime tjera për shkak se siç thanë ata, janë tepër të ndjeshme që s’mund të thuhen me gojë, por na thanë se çdo lloj tmerri është i mundur në “orientimin seksual” kur Kushtetuta e juaj i mbron ato.
• Legalizohet tradhtia bashkëshortore, ndalohet kontrolli mjekësor qoftë për ta testuar shtatzëninë qoftë kontrollin biologjik të fëmijës. Ndalohet po ashtu testi për HIV në bazë të asaj që thuhet në nenin 26, alinea 2, “të drejtën që të ketë kontroll mbi trupin e saj/tij në pajtim me ligjin,” dhe alinea 3 “të drejtë që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin”. Kjo do të thotë se mund të martohesh me dikë që e ka Sidën dhe nuk guxoni ta detyroni ta bëjë testin mjekësor pa lejen e saj/tij. Qëllimi i parë dhe i fundit i kësaj është përhapja e Sidës.
• Në Nenin 20, Kosova planifikon ta bartë sovranitetin e saj tek organizatat e çfarëdollojshme ndërkombëtare – Delijorgjët e paidentifikuar (të paidentifikuar për qytetarët, por jo për Hashim Thaçin që asnjë ditë të vetme nuk e heq nga goja fjalën “qytetarët e Kosovës”).
• Tek aborti, Alliance Defense Fund paralajmëron për rrezikun e mundësisë së zgjedhjes së mjekëve të specializuar për të bërë vrasje masive të fëmijëve para lindjeve nëpër maternitete, dhe këto vrasje mbrohen me Kushtetutë si abort. Sektori i shëndetësisë në Kosovë është në gjendje të tmerrshme dhe njëri nga top lajmet jopolitike gati për çdo ditë.
• Kushtetuta imponon kufizime të ashpra në lirinë e shprehjes, ndërgjegjjes, mediave dhe më së shumti kundër profesionistëve. Kjo është e ngjashme sikur në kohën e Xhaxhit dhe Stalinit.

Kushtetuta e Kosovës i ka futur shumë gjëra që nuk kërkohen fare me Planin e Ahtisaarit. E tërë kjo tragjedi me Kushtetutën e tanishme, debatet e improvizuara dhe fort të censuruara është përgatitur kur shqiptarët ishin dalldisur me surle e tupanë duke e festuar pavarësinë formale nëpër rrugë. Tash po dalin edhe keqpërdorimet e mjeteve për festimin e pavarësisë. Edhe festa e pavarësisë punë biznesi mafioz. Gjatë asaj kohe ishin dalldisur shumë shqiptarë tjerë anekënd botës duke na bombarduar me e-maila, përmbajtjet e të cilëve ishin vetëm urime për pavarësinë, kujt i tekej. Ku është tani ai skuadroni i bombarduesve që po i mbyll sytë dhe fut veshët në lesh në kohën kur kërkohet reagimi i tyre?

Sa për politikanët Kosovarë, ata janë të vendosur të vazhdojnë me orekset e tyre personale, qoftë me pasoja të tmerrshme për neve. Grupi i OJQ-ve nga SHBA dhe Evropa është takuar me kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, i cili më pas deklaroi se vërejtjet janë shumë me vend por do të duhej bërë më herët, ndërkohë që Jakupi me shokë nxituan ta miratojnë Kushtetutën me procedurë të përshpejtuar dhe parregullsi të mëdha me datën 9 prill, edhe pse Memorandumin e kishin marr një ditë përpara. Jakupi po ashtu tha se vërejtjet e tyre do t’i marrim parasysh kur t’i hartojmë ligjet. Merre me mend sa i mençur është Jakupi! Ka miratuar një Kushtetutë për të cilën ja thotë rradakja se është me të meta serioze, por mendon se kjo mund të ndreqet me nxjerrjen e ligjeve të reja!!! (të cilat nuk guxojnë të jenë në kundërshtim me Kushtetutën sepse Kushtetuta qëndron mbi çdo ligj).

Faik Konica kishte thënë: “Shqiptarët gjithmonë merren më gjëra të imëta dhe të përditshme, e shumë pak me çështje madhore kombëtare”. Besoj se kjo është më së e vërtetë. Urimet e pareshtura për pavarësinë ishin gjë e përditshme dhe e imët, sikur se edhe gënjeshtrat se Kosova ka miratuar një Kushtetutë moderne dhe shumë për t’u lavdëruar. Mbrojta e familjes, heqja e fjalës “orientimi seksual” nga Kushtetuta janë çështje madhore kombëtare. Politikanëve Kosovarë s’po u ha palla ta heqin “orientimin seksual” nga Kushtetuta, ndërsa populli qëndron si vëzhgues duke këqyr seri çka duan të bëjnë të huajt me neve.

Letra e cituar në këtë artikull në anglisht: Shkarko (PDF)
Letra e cituar në këtë artikull në shqip: Shkarko (PDF)
Një koment i autorit rreth reagimeve në këtë temë: Shkarko (Tekst)
Faqja zyrtare e Kushtetutës së Kosovës: Vizito

Burimi: http://www.telegrafi.com/?id=26&a=364

 
Para >

     
Google

Advertisement

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!