BALLINA
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 28 gusht 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė


       

   Drejtimi:
   
Nė Anglisht
   
Nga Anglishtja


Ne kemi 1 musafir online
CAKTIMI I ĒMIMIT NĖ FIKHUN ISLAM Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Uthman Xhumuah Dumejrije (Nga arabishtja: Bahri Curri)   
e enjte , 17 janar 2008
Çfarë është dispozita e caktimit të çmimit?
A është i lejuar përgjithësisht, pa kushte? Apo është i ndaluar përgjithësisht, pa kushte? Apo lejohet në një kohë dhe ndalohet në një kohë tjetër, dhe kur lejohet e kur ndalohet?
Ky është boshti i trajtimit tonë, rreth të cilit do të flasim me ndihmën e Allahut në pika të shkurtra duke përmendur mendimet e dijetarëve me argumentet e tyre në mënyrë që të shfaqet dhe të arrijmë te mendimi konsesual (raxhih-me konsensus).

- 1 -
Në aspektin etimologjik, që në gjuhën arabe ka bazën “tes’ir”, do të thotë: “Caktimi i çmimit”, ose “baza sipas të cilit bëhet vlerësimi”, që në arabisht quhet “s’ir”, shumësi i tij është “es’ar”. Pra, i bëj çmimin, i vë apo caktoj çmimin, - kanë kuptimin e njëjtë, që do të thotë: Janë pajtuar për një çmim (vlerë).
El-Fejjumi, në librin e tij “El-misbah el-munir”, thotë: I vure çmimin një sendi domethënë: Ia caktove një vlerë të njohur në bazë të së cilës përcaktohet çmimi. Ai ka një çmim kur i shtohet vlera, dhe nuk ka çmim kur nuk ka vlerë fare.<!--[if !supportFootnotes]-->[1]
Në aspektin terminologjik dijetarët e fikhut kanë mendime të ndryshme lidhur me definimin e tij. Në vijim po përmendim disa prej tyre:
1. Kadi el-Bejdavi për çmimin thotë: “Çmimi është vlera, në bazë të së cilës bëhet shitblerja në treg. Ndërsa, caktimi i çmimit është caktimi i kësaj vlere”.<!--[if !supportFootnotes]-->[2]
2. Ibnul Kajjim shpjegon thelbin e caktimit të çmimit dhe thotë: “Është detyrim i mbajtjes së drejtësisë dhe ndalim nga padrejtësia, ky përfshinë edhe caktimin e çmimit të gjërave (mallrave) dhe të punëve. Me këtë definim pajtohet me mësuesin e tij, Ibën Tejmije”.<!--[if !supportFootnotes]-->[3]
3. Esh-Shevkani përcakton caktimin e çmimeve duke thënë: “Është mandat (urdhër) i sulltanit-pushtetarit dhe e autoriteteve, apo e çdonjërit që merr ndonjë përgjegjësi në çështjet e muslimanëve, që tregtarët të mos i shesin mallrat e tyre, përveç se me këtë çmim (të caktuar), dhe të ndalohet ngritja apo ulja e tij për të mirën (e përgjithshme)”.<!--[if !supportFootnotes]-->[4]

- 2 -
Shumica e dijetarëve (xhumhuri), Ebu Hanife, Shafiu dhe Ahmedi, mendojnë se pushtetarit (sunduesit) nuk i lejohet assesi që t’ua caktojë çmimet njerëzve. Po qe se ndodh kjo, atëherë kjo konsiderohet dhunë me të cilën detyrohet të bëhet shitblerja, gjë që është e urryer, madje te disa (dijetarë) prej tyre ndalohet kontraktimi i shitblerjes (ngase nuk konsiderohet kontraktim i drejtë dhe i lirë).
Malikitët mendojnë se lejohet caktimi i çmimit për gjërat ushqimore kur ato shtrenjtohen, dhe thonë: Nuk u takon atyre që dalin në treg, qofshin tregtarë apo jotregtarë, të shesin mallin me çmim më të ulët se ai (që është vlerësuar apo më pak sesa e ka vlerën). Ndalohen nga një gjë e tillë, dhe atyre u takon (kanë të drejtë) ta shesin me çmim më të lartë.
Disa dijetarë, si Seid bin el-Musejjib, Rebi’ bin Abdurrahman, mendojnë se caktimi i çmimit lejohet përgjithësisht, pa kushte.
Shumë prej dijetarëve, si hanefitët e mëvonshëm, disa hanbelitë si Ibën Tejmije dhe Ibnul Kajjim, mendojnë se caktimi i çmimit lejohet në kushte e rrethana specifike, madje në disa raste është e domosdoshme (vaxhib).<!--[if !supportFootnotes]-->[5]
Këto bindje dhe mendime mund t’i përmbledhim në dy qëndrime: Një qëndrim që e ndalon dhe e konsideron haram caktimin e çmimit, dhe një qëndrim që e lejon një gjë të tillë.

- 3 -
Ata që e ndalojnë caktimin e çmimit argumentojnë me disa argumente. Ja disa prej tyre:
1. Hadithi i Enesit radijallahu anhu, i cili thotë: U ngrit çmimi në Medinë në kohën e të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe njerëzit thanë: O i Dërguari i Allahut, është ngritur çmimi, cakto për ne një çmim. I Dërguari i Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Allahu është caktues i çmimit, Ai është Shtrënguesi, Dhënësi, Furnizuesi dhe unë dëshiroj ta takoj Allahun azze ve xhel-le e të mos ketë asnjë prej jush të më kërkojë llogari për shkak të padrejtësisë në gjak apo në pasuri!”<!--[if !supportFootnotes]-->[6]
Argumentimi me këtë hadith bëhet në dy aspekte:
E para: Pejgamberi alejhi selam nuk caktoi çmim, edhe pse e kërkuan këtë prej tij. Po të lejohej një gjë e tillë, ai do ta bënte këtë duke iu përgjigjur kërkesës së tyre.
E dyta: Pejgamberi alejhi selam e arsyetoi moscaktimin e çmimit duke e konsideruar një gjë të tillë (d.m.th. caktimin e çmimit) padrejtësi, kurse padrejtësia është e ndaluar (haram).<!--[if !supportFootnotes]-->[7]
2. Hadithi që e shënon Maliku në “Muveta”, që transmetohet nga Seid bin el-Musejjib duke thënë se: Umer bin el-Hattab, radijallahu anhu, kaloi pranë Hatib bin Ebu Beltea, që ishte duke shitur rrush të thatë (zebib) në treg, dhe Umeri i tha atij: O ngrije çmimin, o largohu nga tregu ynë!<!--[if !supportFootnotes]-->[8]<!--[endif]--> Pasi u kthye, Umeri mendoi duke e llogaritur veten, dhe shpejt e shpejt shkoi në shtëpinë e Hatibit e i tha: Ajo që ta thashë nuk ishte vendim apo gjykim nga unë, nuk ishte për tjetër përveçqë ia dëshiroja të mirën qytetarëve të vendit, andaj shit si të duash e ku të duash.
Maliku thotë: Nëse një person dëshiron të shkatërrojë tregun duke e ulur çmimin më poshtë se çmimi me të cilin bëjnë njerëzit shitblerjen, atëherë do t’i thuhet atij: Ose bashkoju çmimit tonë, ose largohu nga tregu, apo t’u thuhet të gjithë njerëzve: Mos shitni përveçse me këtë çmim! Kjo nuk është në rregull dhe e drejtë.<!--[if !supportFootnotes]-->[9]
3. Imam Shafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: Njerëzit janë pronarë të pasurisë së tyre, andaj askujt nuk i takon ta marrë atë a një pjesë të saj, pa pëlqimin e tyre, përveç në rastet kur duhet t’u merret, por ky rast në këtë moment nuk është prej tyre. Allahu i Lartësuar thotë: Mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri në mes jush! (Nisaë, 29).<!--[if !supportFootnotes]-->[10]
Kadi Zade el-Hanefij thotë: Vlera e çmimit është e drejtë e palëve kontraktuese në shitblerje, andaj nuk duhet që imami (udhëheqësi i vendit) të ndërhyjë në të drejtën e tyre, përveç nëse bëhet fjalë për shmangien e dëmit të përgjithshëm.<!--[if !supportFootnotes]-->[11]
4. Caktimi i çmimit është shkak i shtrenjtësisë, ngase importuesit, kur ta kuptojnë se çmimi është i caktuar, atëherë nuk e sjellin mallin e tyre në atë vend, por e dërgojnë gjetiu, që ta shesin me çmimin që dëshirojnë. Po ashtu edhe ata që kanë mallin, nuk e shesin atë, por e mbyllin. Nevojtarët e kërkojnë mallin, po nuk e gjejnë, përveçse me pakicë të rrallë. Edhe ata vetë e ngrenë çmimin, vetëm e vetëm që ta gjejnë atë. Kështu bëhet shtrenjtimi i çmimit, gjë që shkakton dëm për të dy palët: Për palën shitëse, që i pengon në shitjen e mallit të tyre, dhe për palën blerëse, që nuk mund ta gjejnë mallin e nevojshëm, gjë që është e ndaluar (haram).<!--[if !supportFootnotes]-->[12]

- 4 -
Po të shikohen këto argumente, të cekura më lart, del se nuk argumentojnë për ndalimin e caktimit të çmimit si një rregull i përgjithshëm në të gjitha rastet dhe gjendjet, por vënë në dukje se ndalohet caktimi i çmimit në gjendjet normale, në të cilat raste caktimi i çmimit do të ishte vendim i pavend në të drejtën e shitësit apo të faktorit që vepron për parandalimin e monopolizmit apo marrëveshjes së fshehtë për shtrenjtimin dhe ngritjen e çmimeve. Ndalimi i caktimit të çmimeve është bërë me justifikimin për pasojat, andaj dhe dispozitat merren me ekzistimin apo evitimin e pasojave.
Hadithi i respektuar sqaron se i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) nuk e bëri caktimin e çmimit duke vlerësuar se ai caktim ishte i padrejtë, sepse nuk kishte arsye apo nevojë për ta bërë atë në atë kohë. Ngase ngritja e çmimeve nuk ishte për shkak të veprimit të tregtarëve, por për shkaqe të tjera me të cilat tregtarët nuk kishin të bënin.<!--[if !supportFootnotes]-->[13]
Shejhul Islam mohon argumentimin e tyre me këtë hadith dhe shpjegon se i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) nuk e bëri caktimin e çmimeve duke thënë: “Nuk është bërë caktimi i çmimeve në kohën e të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) në Medinë, për shkak se atëbotë nuk kishte njerëz që bluanin apo gatuanin (piqnin) me pagesë ose me qira, madje as nuk gjenin miell apo bukë të gatshme. Mirëpo, ata e blinin drithin dhe pastaj e bluanin dhe e gatuanin në shtëpitë e tyre, kur ata e dëshironin drithin, nuk e merrnin nga askush, por e blinin nga importuesit. Për këtë edhe përmendet në hadithin: “Importuesi është i lumtur (i furnizuar), ndërsa ai që mbyll mallin (monopolisti) është i mallkuar”.<!--[if !supportFootnotes]-->[14]<!--[endif]--> Po ashtu në Medinë nuk kishte as endës (tekstilistë), por rrobat i blinin të gatshme, që silleshin nga Shami, Jemeni dhe vendet tjera, dhe i vishnin ato”.<!--[if !supportFootnotes]-->[15]
Po ashtu thotë: Ata që thonë se caktimi i çmimeve është i ndaluar përgjithësisht, pa kushte, duke argumentuar me hadithin e të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): “Allahu është caktues i çmimit...” i thuhet atij: Kjo është një çështje specifike, e caktuar (proces a rast i veçantë), e nuk është shprehje e përgjithshme, nuk është se dikush ndalon nga shitja e asaj për se njerëzit kanë nevojë. Është e ditur se, kur diçka pakësohet, njerëzit lakmojnë të shtohet, kur e ofron pronari i tij, dhe, si zakonisht, njerëzit e shtojnë atë (çmimin) andaj në këtë rast nuk u imponohet çmim i caktuar.
Pastaj sjell shembuj për lejimin e nxjerrjes së diçkaje nga pronësia e pronarit duke ia kompensuar me diçka të ngjashme me të, dhe thotë: Qëllimi është se, nëse ligjvënësi (Allahu përmes Sheriatit) obligon nxjerrjen e diçkaje nga pronësia e pronarit duke ia kompensuar me diçka të ngjashme me të, në të mirë të plotësimit nga robëria (me rastin e shitjes së robit apo diçkaje të ngjashme) dhe nuk i jep të drejtë pronarit të kërkojë shtesë mbi vlerën e caktuar, atëherë si të mos bëhet kjo në rastet kur njerëzit kanë më së shumti nevojë për zotërim (dhe disponim të gjërave) të domosdoshme! Si shembulli i nevojës së domosdoshme të të shtrënguarit (nevojtarit) për ushqim, pije, veshmbathje etj..<!--[if !supportFootnotes]-->[16]
Imami Ebu Bekër bin el-Arebijj, në shpjegimin (sherhun) e tij të “Xhamiu et-Tirmidhi”, thotë: “Dijetarët e tjerë, duke u bazuar në argumentimin sipërfaqësor të hadithit, thonë se nuk caktohet çmimi për askënd. E vërteta është se caktimi i çmimit, saktësimi i çështjes me ligj, nuk do të ishte padrejtësi për asnjërën palë, dhe ky ligj nuk mund të njihet përveçse me rregullimin e pasurive, vakëfeve dhe vlerësimin e pasurive. Ajo që tha Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), është e vërtetë, dhe ajo që e veproi, është ligj, por është për njerëzit që vërtet ishin të forcuar në rrugën e drejtë dhe të nënshtruar ndaj Zotit të tyre. Ndërsa për njerëzit që synojnë ngrënien e pasurisë së njerëzve dhe ngushtimin (izolimin), atëherë dera e Allahut është e gjerë dhe ligji i Tij është i mprehtë.”<!--[if !supportFootnotes]-->[17]
Ndërsa, ajo që transmeton Imam Maliku në “Muveta” lidhur me tregimin e Umer bin el-Hattabit me Hatib bin Ebu Beltea, disa dijetarë mendojnë se ka të bëjë me shitjen e mallit me çmim më të ulët sesa çmimi normal, atëbotë nuk i lejohet pushtetarit të ndërhyjë në caktimin e çmimit, ngase atij i lejohet të ndërhyjë në caktimin e çmimit me rastin e shitjes së mallit me çmim më të lartë se çmimi normal (bazë), në rastet kur ata shfrytëzojnë nevojën e njerëzve për të (mallin), kurse, nëse shitet me çmim më të ulët, atëherë nuk i lejohet të ndërhyjë.
E nëse thuhet: Në këtë ndërhyrje ka dëmtim të tregtarëve, përgjigjja është: Ky vlerësim është i pabazë, madje me këtë mendim tuajin, ju bëni dëm ndaj të gjithë banorëve të vendit tuaj, ndaj të mjerëve e fukarenjve. Në këtë ka mirësi e dobi për njerëzit, dhe nuk ka asfarë dëmi për tregtarët; ata, po të duan, mund ta ulin çmimin e mallit sikurse ky, apo edhe ta mbajnë çmimin e tyre. Ata disponojnë mallin e tyre sikurse ky që disponon mallin e tij.<!--[if !supportFootnotes]-->[18]
Ibën Rushdi thotë në “El-bejan ve et-tahsil”: Nuk duhet të fajësohet askush për zemërbutësinë dhe zbritjen në shitblerje, por duhet të falënderohet nëse e bën për hir të njerëzve, ndërsa do të shpërblehet nëse e bën për hir të Allahut të Lartësuar.<!--[if !supportFootnotes]-->[19]
Për sa i përket faktit se njerëzit janë zotëruesit e pasurisë së tyre, kjo është e saktë, por jo në përgjithësi dhe pa kushte. Ngase ekzistojnë disa rregulla të tjera, të cilat gjykojnë mbi këtë bazë, si rregulli për evitimin e dëmit, rregulli për të mirën e përgjithshme (interesat e përgjithshme), të cilat duhet të vihen para interesave personalë. Po edhe pëlqimi i tij nuk merret parasysh në disa raste, nëse ai bie ndesh me interesin e përgjithshëm. Po ashtu, caktimi i çmimit nuk bie në kundërshtim me ajetin që parasheh pëlqimin (e palës) në bashkëveprim (kontratë).

Përfundim
Me këtë sqarohet se caktimi i çmimit nuk është në kundërshtim me hadithin e ndershëm e as me ajetin fisnik, me të cilat argumentuan ata që e ndalojnë caktimin e çmimit, sikurse në të ka edhe dobi, kur e kërkon nevoja një gjë të tillë. Për këtë arsye atë e lejuan edhe hanefitët: “Kur me të evitohet dëmi i përgjithshëm, në raste kur pronarët e ushqimit dirigjojnë dhe tejkalojnë kufirin e vlerës në formë drastike, si shitja me dyfishin e vlerës, kështu që gjykatësi (ligjvënësi) nuk mund t’i mbrojë të drejtat e muslimanëve përveçse me caktimin e çmimeve. Me këtë rast nuk ka pengesë, dhe bën të konsultohet me ata që kanë njohuri e dije në këtë fushë, apo në rast se zotëruesit e ligjit bëjnë padrejtësi karshi popullit, atëherë autoriteti pushtetar (sundimtari) ua cakton vlerën e çmimeve, në mënyrë që të shmang dëmtimin e muslimanëve. Tërë kjo duke u bazuar në thënien e Ebu Jusufit, i cili e konsideron dhe ka parasysh esencën e dëmtimit që ndikon dukshëm në urrejtje e detyrim.”<!--[if !supportFootnotes]-->[20]
Po ashtu edhe shafiinjtë e lejojnë në raste vështirësish dhe gjendjesh kritike. Citojnë nga ata Ibën Tejmije dhe Ibnul Kajjim, i cili, Allahu e mëshiroftë, thotë: Imami që është më së largu me qëndrimin e tij lidhur me obligueshmërinë e kompensimit dhe caktimit të vlerës së tij, megjithatë obligon që në gjendje kritike, njeriut që ka nevojë për ushqim, t’i jepet ai me çmim normal. Pasuesit e tij janë ndarë në disa mendime lidhur me lejimin e çmimit për ushqimin me raste nevoje të njerëzve për të. Ata për këtë kanë dy orientime.<!--[if !supportFootnotes]-->[21]

- 5 -
Kështu është bërë përafrimi i dy grupeve, i atyre që e lejojnë caktimin e çmimit, dhe i atyre që e ndalojnë atë. Ngase, nëse ky caktim i çmimeve është padrejtësi, ose që gjendja dhe nevoja nuk kërkojnë një gjë të tillë, atëherë kjo është e palejuar, dhe nuk duhet ta bëjë as autoriteti pushtetar e ligjvënës. Por, nëse ka interes të përgjithshëm dhe shmangie të dëmtimit të njerëzve, në këtë rast i lejohet autoritetit pushtetar ta bëjë këtë, madje dhe obligohet për një intervenim të tillë, nëse i imponohet si mundësi për mbrojtjen dhe realizimin e të mirës (së përgjithshme).
Kjo është ajo që shkroi dhe thjeshtësoi Ibnul Kajjim, për se solli argumentet dhe tha: Sa i përket caktimit të çmimit, në disa raste është i ndaluar (haram), e në disa raste është drejtësi dhe e lejuar. Nëse përmban padrejtësi ndaj njerëzve, apo detyrim pa të drejtë për të shitur mallin e tyre me çmimin që nuk e pëlqejnë, ose ndalim nga gjërat që i ka lejuar Allahu për ta, - atëherë është haram. E nëse përmban drejtësi në mes njerëzve, si për shembull detyrimi i tyre që të shesin me çmim normal (që përfshin kompensimin e mallit) dhe ndalimi i tyre që të marrin më tepër sesa kompensimi i mallit (me çmim normal), atëherë në këtë rast është hallall, i lejuar, madje vaxhib; domosdoshmëri.
Sa i përket llojit të parë, janë argumentet si: Transmetimi i Enesit: Është ngritur çmimi në kohën e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)...? Nëse njerëzit shesin në formë të drejtë e të duhur, pa bërë padrejtësi, dhe nëse ngrihet çmimi, ose për shkak të sasisë së paktë të tij, ose për shkak të numrit të madh të njerëzve, kjo çështje i takon Allahut, dhe detyrimi i njerëzve që të shesin me një çmim të caktuar është detyrim (i urryer) i qartë.
Ndërsa për llojin e dytë: Shembulli i mosshitjes së mallrave nga pronarët e tyre, edhe pse njerëzit urgjentisht kanë nevojë për to, përveçse me ngritjen e çmimeve mbi atë normalen. Në këto raste ata obligohen të shesin me çmim normal. Dhe këtu kuptimi i caktimit të çmimit është obligimi i tregtarëve që të shesin me vlerë normale (sa paguan kompensimin e mallit), që do të thotë t’i përmbahen drejtësisë së caktuar nga Allahu. Caktimi i çmimit në këso rastesh është detyrimisht obligim (vaxhib) pa kurrfarë diskutimi, dhe realiteti i tij është të obligohen njerëzit të mbajnë drejtësi dhe të ndalohen nga padrejtësia. Po ashtu nuk lejohet që të detyrohen të shesin pa të drejtë (pa arsye), po me arsye e të drejtë lejohet.

- 6 -
Caktimi i çmimit nuk është një rregull i përgjithshëm në transaksionet financiare, sikurse e pamë më herët, dhe nuk e praktikon një gjë të tillë autoriteti pushtetar (sundimtari) përveç nëse nevoja kërkon një gjë të tillë.
Studiuesit përmendin katër raste, në të cilat shteti ndërhyn në caktimin e çmimeve, madje i detyron pronarët e mallrave të shesin me atë çmim. Këto janë si model edhe për rastet e tjera, në të cilat me caktimin e çmimit mund të realizohet e mira e përgjithshme:
1. Nevoja e njerëzve për mallin.
2. Monopolizmi.
3. Kufizimi (Kufizimi i shitjes vetëm për njerëz të caktuar).
4. Marrëveshja e fshehtë e shitësve.<!--[if !supportFootnotes]-->[22]

- 7 -
Nëse interesi i përgjithshëm dhe drejtësia diktojnë nevojën për caktimin e çmimeve, atëherë është detyrë e sundimtarit ta bëjë atë. Por ky çmim duhet të realizojë drejtësinë dhe të mos jetë i dëmshëm për asnjërën palë: shitësin dhe blerësin. Të mos shkaktojë humbje për asnjërin, sepse kjo lejon krijimin e marrëdhënieve vëllazërore në mes shitësit dhe blerësit.<!--[if !supportFootnotes]-->[23]<!--[endif]--> Për të realizuar këtë duhet të kërkojë dhe ndihmën e atyre që kanë përvojë e dije.
Ibën Habib nga dijetarët e malikitëve, lidhur me përshkrimin e caktimit të çmimit thotë: Imami (prijësi) duhet që t’i mbledh përfaqësuesit e tregtarëve të atij malli, dhe të tjerë për të ruajtur sinqeritetin e tyre, dhe i pyet: Si blejnë? Dhe si shesin? Diskuton me ta derisa të arrijnë një pikë, e cila është e leverdishme për ta dhe për njerëzit në përgjithësi. Në këtë mënyrë, caktimin e çmimit e lejojnë ata që thonë se lejohet të caktohet. Arsyetimi për këtë është: Me këtë formë arrihet deri te njohja e interesit të shitësve dhe të blerësve, me se shitësve u sigurohet një pjesë e fitimit për punën që bëjnë, si dhe nuk do të ketë dëmtim për njerëzit...<!--[if !supportFootnotes]-->[24]

Përmbledhja e çështjes

Nëse interesi i përgjithshëm i njerëzve nuk arrihet ndryshe përveçse me caktimin e çmimit, atëherë ajo bëhet në formë të drejtë, pa humbje e çrregullim në të, e as ulje e rritje. Kur të kalojë kriza dhe nevoja urgjente, që interesi i njerëzve mund të arrihet edhe pa të, atëherë ky caktim i çmimeve nuk bëhet. Allahu është posedues i suksesit!


Marrë nga:

Revista “El-Bejan”, nr. 26, fq. 27, Mars 1990 – Sha’ban 1410.

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->

<!--[endif]-->


<!--[endif]-->

<!--[if !supportFootnotes]-->[1]<!--[endif]--> Shiko “El-misbah el-munir” 1/277, dhe “Lisan el-areb” dhe “Esas el-belaga” në rrënjën e fjalës (seare).
<!--[if !supportFootnotes]-->[2]<!--[endif]--> “Resail Mufti Zade” cituar nga “El-mulkijetu fi esh-sheriati” – Dr.Abdusselam el-Abadi, 2/301.
<!--[if !supportFootnotes]-->[3]<!--[endif]--> “Et-turuk el-hukmijje” – Ibnul Kajjim, fq.387, botim i Muhjiddin Abdulhamid.
<!--[if !supportFootnotes]-->[4]<!--[endif]--> “Nejl el-evtar” – Esh-Shevkani, 5/335, botim i Darul Xhil, Bejrut.
<!--[if !supportFootnotes]-->[5]<!--[endif]--> Shiko: “El-hidajetu” (brenda këtij vëllimi është edhe “Fet’h el-kadir” dhe “El-inajetu”) 8/127, “Beda’iu es-sana’iu” 6/297, “Hashijetu Ibn Abidin” 6/399-400, “El-mugni” – Ibën Kudame 4/239-240, “Munteha el-iradat” 2/159, “El-ahkam es-sultanijjeh” – El-Maverdi fq.256, “El-muhal-la” – Ibën Hazmi 9/672, dhe “Subul es-selam” – Es-San’ani 3/32.
<!--[if !supportFootnotes]-->[6]<!--[endif]--> Shënon Ebu Davudi në “El-ixhazat (lejimet, autorizimet, miratimet)”, kapitulli: Caktimi i çmimit (tes’ir) 5/92. Shënon Tirmidhiu në “El-buju’ë (shitblerjet)”, kapitulli: Çka është përmendur në caktimin e çmimit, dhe thotë: Ky hadith është hasen sahih (i mirë, i saktë). Shënon Ibën Maxhe në “Tixharat (tregtimet)”, kapitulli: Kush nuk pëlqen të caktojë çmim, 2/471-472, Ibën Hibban e bëri sahih këtë hadith, fq. 271 të “Mevari edh-dham’an”, dhe e atribuoi në “Tuhfet el-ahvedhi” të Ebu Ja’lasë dhe el-Bezarit.
<!--[if !supportFootnotes]-->[7]<!--[endif]--> Shiko: “El-mugni” - Ibën Kudame 4/240, dhe “Subul es-selam” 3/32.
<!--[if !supportFootnotes]-->[8]<!--[endif]--> Shiko: “El-muveta” të Imam Malikut, fq. 279, sipas transmetimit të Imam Muhammed bin el-Hasen, dhe në 651 sipas transmetimit të Jahja el-Lejthi.
<!--[if !supportFootnotes]-->[9]<!--[endif]--> “Et-turuk el-hukmijje” – Ibnul Kajjim, fq.298, “El-mugni” 4/240, dhe “El-muhal-la” – Ibën Hazëm 9/673.
<!--[if !supportFootnotes]-->[10]<!--[endif]--> “Et-turuk el-hukmijje” – Ibnul Kajjim, fq.300.
<!--[if !supportFootnotes]-->[11]<!--[endif]--> “El-inajetu” – el-Baberti, me “El-hidajetu” – el-Merginani, 8/127.
<!--[if !supportFootnotes]-->[12]<!--[endif]--> “El-mugni” – Ibën Kudame, 4/240.
<!--[if !supportFootnotes]-->[13]<!--[endif]--> Shiko: “El-haraxh” – Ebu Jusuf, fq. 52-53.
<!--[if !supportFootnotes]-->[14]<!--[endif]--> Shënon Ibën Maxhe në “Et-tixharat”, 2/728, në senedin  e tij është Ali bin Zejd bin Xhed’an dhe ai është i dobët. Është i shënuar në “Nasb err-rraje” 4/261. Shënohet edhe në musnedet e Is’hak bin Rahevije, Darimit, Abd bin Humejd dhe Ebu Ja’la. E shënon edhe Bejhekiu. E transmeton edhe el-Ukajli në “Ed-dafau”. Muslimi e shënon në “Kitab el-bujuë” në kapitullin “Tahrim el-ihtikar fil akvat” nga transmetimi i Ma’mer bin Abdullah el-Adevij: “Ai që e mbyll mallin nuk është tjetër veç se gabimtar”.
<!--[if !supportFootnotes]-->[15]<!--[endif]--> “Et-turuk el-hukmijje” – Ibnul Kajjim, fq.298, dhe “Arau Ibn Tejmijje fid-devleti” – profesor Muhammed el-Mubarek, fq.121.
<!--[if !supportFootnotes]-->[16]<!--[endif]--> “Et-turuk el-hukmijje” – Ibnul Kajjim, fq.303-304.
<!--[if !supportFootnotes]-->[17]<!--[endif]--> “Aridatu el-ahvedhi sherh Tirmidhi” – Ibën el-Arebij.
<!--[if !supportFootnotes]-->[18]<!--[endif]--> “El-muhal-la” – Ibën Hazm, 9/674.
<!--[if !supportFootnotes]-->[19]<!--[endif]--> “Sherh ez-Zerkani alel muveta”, 3/299.
<!--[if !supportFootnotes]-->[20]<!--[endif]--> Shiko: “El-hidajetu” dhe shuruhet (shpjegimet) e saj, 8/127. “Hashijetu Ibën Abidin”, 6/400-401.
<!--[if !supportFootnotes]-->[21]<!--[endif]--> “Et-turuk el-hukmijje” fq.307, “Arau Ibën Tejmije” fq.124. Teksti i haditheve nuk bën dallim mes ushqimit dhe gjërave tjera, ngase dëmi bëhet me ngritjen e vlerës (çmimit) dhe shtrenjtimit të ushqimit dhe gjërave tjera të nevojshme.
<!--[if !supportFootnotes]-->[22]<!--[endif]--> Shiko: “Et-turuk el-hukmijje”, fq. 285-287.
<!--[if !supportFootnotes]-->[23]<!--[endif]--> “El-islamu ve et-tenmijjetu el-iktisadijjetu”, e përktheu në arabisht Nebil Subhi, fq.44, si dhe shiko: “El-mebadiu el-iktisadijje vel binau el-iktisadijj li ed-devleti”, fq. 71-76, si dhe “El-hidajetu” me shuruhet e saj në fikhun hanefij 7/127.
<!--[if !supportFootnotes]-->[24]<!--[endif]--> Shiko: “El-munteka” – el-Baxhi, sherh Muveta Imam Malik, 5/19.


 
Para >

     
Google

Advertisement

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!