BALLINA arrow HUTBE arrow NĖ FILLIM TĖ HIXHRETIT
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 20 nėntor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
NĖ FILLIM TĖ HIXHRETIT Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Ulvi Fejzullahu   
e hėnė , 14 janar 2008
Falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhammedin, për familjen dhe për shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit. Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr.

Të nderuar besimtarë!

Ditët po shkojnë, vitet po ecin, jeta po pakësohet, vdekja po afrohet. Njeriut nuk i mbetet asgjë vetëm se të ndalet dhe të mendojë për aktivitetin e kaluar. Ai duhet të ndalet dhe të mendojë për veprimet.
-Vallë, a më shumë ka kontribuar për të mirën apo për të keqen?!
-Cilat janë arritjet e tij gjatë vitit që lamë prapa?

-Libri i tij çfarë shënimesh përmban?

I mençur është ai që bën llogari para se t’i nënshtrohet llogarisë së Allahut të Lartësuar.


Të nderuar muslimanë!

Përfundoi viti hënor 1428 dhe filloi viti i ri islam sipas hixhretit, viti 1429. Muajt e këtij viti janë hënorë e të përmendur në Kur’an: “Tek Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas Hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë…” (Tevbe, 36).

Viti i ri islam fillon me një ngjarje të rëndësishme historike, që është hixhreti, emigrimi i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem prej Mekës për në Medinë. Kjo ngjarje historike ndërroi rrjedhat e historisë së njerëzimit në përgjithësi.
Ngjarjet madhore në jetën e popujve, kombeve, grupeve dhe individëve kanë vend dhe hapësirë për të marrë mësime dhe përvoja.
Hixhreti pejgamberik i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem hapi rrugën e fitores dhe epërsinë e së vërtetës islame.


Të nderuar muslimanë!

Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem qëndroi në Mekë dhe ftoi në tevhid (njehsimin e Allahut) trembëdhjetë vjet rresht, natën dhe ditën, por vetëm një pjesë iu përgjigjën thirrjes. Ai pati vështirësi në thirrjen dhe komunikimin e Islamit për shkak të trysnive të idhujtarëve. Ai përjetoi vuajtje prej më të ndryshmeve, së bashku me muslimanët.

Një ditë, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem doli nga Meka dhe u nis për në Taif, i ftoi banorët e saj, por ata iu përgjigjën me gjuajtje gurësh dhe përgjakje të këmbëve të Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Ai u kthye prapë në Mekë, i lodhur dhe i mërzitur e i preokupuar, po në këtë gjendje erdhi urdhri i Allahut për hixhret, emigrim. Së bashku me Ebu Bekrin u larguan nga Meka në drejtim të Medinës. I Dërguari i Allahut me rastin e largimit nga vendi më i dashur, Meka, u shpreh duke thënë: “Pasha Allahun, ti je njëra ndër vendet më të mira dhe më të dashura tek Allahu. Po mos të më largonin, nuk do të kisha ikur.” (Shënon Ahmedi).

Pa dyshim që edhe gjatë shpërnguljes pati vështirësi, por Allahu i Lartësuar deshi që Fjala e Tij të jetë më e larta: “Në qoftë se ju nuk e ndihmoni atë (Muhammedin alejhi selam), (është njëlloj) pasi është Allahu që vërtet e ndihmoi atë, kur e dëbuan mohuesit vet të dytin dhe kur ata (Muhammedi dhe Ebu Bekri) të dy ishin në shpellë dhe ai (Muhammedi alejhi selam) i tha shokut të tij (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit. Sigurisht që Allahu është me ne.” Pastaj Allahu dërgoi Sekinah (paqen dhe qetësinë) e Tij mbi të dhe i dha forcë atij (me melekë) të cilët ju nuk i patë, dhe e bëri fjalën e mosbesimtarëve më të poshtëruarën, ndërsa ishte Fjala e Allahut që është më e lartësuara dhe Allahu është i Gjithëfuqishëm, më i Urti Gjithëgjykues.” (Tevbe, 40).

Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u largu nga Meka vetëm për ta ngritur fjalën e vërtetë në një hapësirë me të favorshme dhe më me klimë veprimi. Ai e bëri hixhretin që t’i largonte pengesat e komunikimit të mesazhit.

Përsëri njerëzit kanë lirinë e zgjedhjes dhe të vendosjes.

“Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj.” Atëherë, kushdo që dëshiron, le të besojë dhe ai që nuk dëshiron, le të mos besojë. Sigurisht që Ne kemi përgatitur për dhalimunët
(zullumqarët, keqbërësit, mosbesimtarët) një Zjarr, muret e të cilit do t’i mbështjellin ata (mosbesimtarët e Njësisë së Allahut) dhe nëse kërkojnë ndihmë (lehtësim, ujë), atyre do t’u jepet ujë si vaji që vlon, i cili do t’ua përvëlojë fytyrat. Pije e tmerrshme për t’u pirë dhe vend i poshtër për të banuar!” (Kehf, 29).

Të nderuar muslimanë!

Hixhreti ka vlerë dhe rëndësi të madhe dhe për këtë flasin edhe faktet nga fjalët e Allahut të Lartësuar. Në vazhdim po kujtojmë disa prej tyre:

“Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e Allahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. Allahu fal shumë dhe është mëshirues.”
(Bekare, 218).
“Ata, të cilët besuan, migruan dhe luftuan me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e Allahut, ata kanë pozitë më të lartë tek Allahu dhe vetëm ata janë fatlumë. Zoti i tyre i përgëzon ata me mëshirë nga Ai, me disponim ndaj tyre, me xhenete ku ata do të kenë nimet
(hirësi-mirësi) të pandërprerë. Ata aty do të jenë përjetë të pasosur e te Allahu është shpërblimi i madh.” (Tevbe, 20-22).
“Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve
(migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhenete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.” (Tevbe, 100).

Të nderuar muslimanë!

Deshi Allahu i Lartësuar që hixhreti i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem të jetë një ngjarje e rëndësishme. Po të bëhet një analizë e kësaj ngjarjeje shihet se kjo nuk ka qenë e rastësishme apo thjesht një emigrim. Hixhreti ofron një strategji të re të përhapjes të da’vetit. Kjo ndodhi shkëput dy periudha të thirrjes islame, atë mekase dhe medinase. Mos të harrojmë se hixhreti si ngjarje nuk përkufizohet vetëm në një vend dhe kohë, por gjurmët e saj u vërejtën në mbarë rruzullin tokësor dhe gjurmët e saj do reflektojnë gjatë gjithë kohërave.

Këto ishin disa kujtime nga hixhreti dhe në hutbet e ardhme do të kujtojmë dhe do të marrim edhe mësime të tjera.

 
Para >

     
Advertisement

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!