|
Falje për vitin e kaluar Nga Ebu Katade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është transmetuar se është pyetur Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) për agjërimin e Ditës së Ashures, dhe ka thënë: “Unë, me të vërtetë, e llogaris falje nga Allahu për vitin e kaluar.”
Gradat e agjërimit të Ditës së Ashures janë: -Më e larta është agjërimi një ditë para saj dhe një ditë pas saj; -Pastaj vijon agjërimi i ditës së nëntë dhe të dhjetë; -Pastaj vjen vetëm agjërimi i ditës së dhjetë.
Shkaku i agjërimit të ditës së Ashures Është falënderim për Zotin e Madhëruar që e shpëtoi Musain (alejhi selam) dhe popullin e tij nga faraoni dhe ithtarët e tij, e kjo ka ndodhur në ditën e dhjetë të muajit Muharrem.
Dobitë e agjërimit të kësaj dite 1. Agjërimi i ditës së Ashures është sunet dhe i preferuar, meqë është praktikuar, gjithashtu edhe nga Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!). 2. Këtë ditë e kanë agjëruar edhe shokët e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) si dhe Musai (alejhi selam) para tyre, në shenjë falënderimi ndaj madhërisë së Zotit. 3. Edhe historikisht kjo ditë ka vlerë madhështore. 4. Preferohet agjërimi i një dite para ose pas saj; d.m.th. 9-10 ose 10-11 muharrem, për t’u dalluar nga hebrenjtë, sepse këtë e ka urdhëruar Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!). 5. Në të shihet qartë se llogaritja e kohës tek popujt e kaluar, ishte me anë të hënës, e jo me muaj gregorian, sepse Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) na ka lajmëruar që dita e dhjetë e muajit muharrem është e njëjta ditë që Allahu i Lartësuar e shkatërroi popullin e faraonit dhe e shpëtoi Musain me ithtarët e tij. 6. Kjo është çka u përmend në Sunet, sa i përket kësaj dite, e çdo gjë tjetër që bëhet në të, është risi (bid’at) dhe në kundërshtim me udhëzimin e Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!). Kjo është prej mirësisë së Allahut të Lartësuar ndaj nesh, sepse na e mundësoi që nëpërmjet agjërimit të një dite, të na falen mëkatet e një viti të plotë, e Allahu është pronar i mirësisë së madhe. Kështu që shpejto, o vëlla, dhe shfrytëzoje këtë mirësi! Filloje vitin tënd të ri me adhurim dhe punë të mbara, sepse punët e mira i shlyejnë ato të ligat (të këqijat).
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|