|
173. VIZITA E VARREZAVE PĖR FEMRAT |
|
|
|
|
Pyetja: Selam alejkum, unë desha t’ju pyes për femrat nëse i vizitojnë varrezat çka duhet së pari të bëjnë. A është e lejuar që t’i vizitojnë, apo jo, të afërmit e tyre, për shembull familjarët?
Përgjigjja: Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit. Bazuar në faktet që vijnë nga hadithet e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), të cilat i transmetojnë Ibën Abbasi, Ebu Hurejre dhe Hasan bin Thabit del se është haram (e ndaluar) për femrat të vizitojnë varrezat, ku në këto hadithe ceket se Pejgamberi alejhi selam i ka mallkuar ato femra që i vizitojnë varrezat. Allahu e di më së miri! Bahri Curri, 03.12.2007
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|