|
BREZI I SAHABĖVE TĖ PEJGAMBERIT |
|
|
|
|
Shkruar nga Sulejman Osmani
|
|
e enjte , 21 korrik 2005 |
|
Të flasim për sahabët e Pejgamberit alejhi selam, ku edhe vetë shekulli i parë (hixhrij) njihet si koha e sahabëve, është nder i madh. Pra të flasim për këtë brez të ndershëm, të cilin Allahu e ka lavdëruar në Kur'an, si dhe Pejgamberi alejhi selam në shumë hadithe ka lavdëruar punën e tyre, ndërsa besimi i tyre është shembull i vërtetë për çdo besimtar. Para se të bëjmë fjlaë për vlerën e tyre, të shohim seë pari se kush quhet sahabi.
Sahabi quhet muslimani, i cili është takuar me Muhammedin alejhi selam gjatë jetës së tij dhe ka vdekur musliman. Sipas mendimit të shumicës së dijetarëve nuk kushtëzohet që takimi me Pejgamberin të jetë i gjatë apo i shkurtër. Nëse është takuar me të, qoftë edhe një moment të shkurtër, ka pasur nderin të quhet sahabi edhe nëse nuk e ka parë për shkak të ndonjë të mete fizike-trupore si p.sh. Ibn Ummi Mektum ka qenë i verbër, por llogaritet nga sahabët pasi që ka ndejtur me Pejgamberin alejhi selam, bile edhe ka kryer detyrën e muezinit së bashku me Bilallin radijallahu anhu. Ai që ka pranuar Islamin gjatë jetës së Muhammedit alejhi selam, por nuk ka mundur të takohet me të quhet: “muhadrem”. I tillë është rasti i një njeriu që ishte bërë musliman dhe kishte dashur të vijë në Medinë për ta parë Pejgamberin alejhi selam. Me të arritur dëgjoi se kishte vdekur dhe e pa xhenazen e tij, por të tillë janë shumë pak. Gjithashtu nuk kushtëzohet që të ketë marrë pjesë në ndonjë luftë me Pejgamberin, ose të ketë transmetuar diçka nga ai. Islami është kushti i parë që dikush të marrë titullin e sahabiut, kurse jomuslimani nuk mund të jetë sahabij në asnjë mënyrë. Nëse dikush e ka lënë Islamin, ka dalur nga rrethi i sahabëve të Pejgamberit dhe më nuk është quajtur me këtë emër. Sipas mendimit të Ebu Hanifes nëse sahabiu kalon në anën e jobesimtarëve, por prapë kthehet në Islam, llogaritet se është sahabij rishtazi, ngase dalja nga feja ka zhvlerësuar veprat e tij të mëhershme.
Referencat: 1.”El hadithu vel muhadithun”, Ebu Zehv, f. 129-130. Marrë nga libri “Sunneti bazë e Sheriatit”
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|