BALLINA arrow SUNNET arrow DĖSHIROJ TĖ BĖHEM...!
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 20 nėntor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
DĖSHIROJ TĖ BĖHEM...! Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Vedat Shabani   
e enjte , 06 dhjetor 2007
Përkthim i hadithit nga arabishtja;
“Tregohet se një njeri kishte ardhur te Pejgamberi a.s. dhe e kishte pyetur atë...
Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i ditur! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Frikësoju Zotit, bëhesh njeriu më i ditur.
Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i pasur! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Bëhu i kënaqur me atë që ke, do të jesh njeriu më i pasur.
Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i drejtë! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Dëshiro për njerëzit atë që dëshiron për vete, do të bëhesh njeriu më i drejtë.
Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i mirë! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Bëhu i dobishëm për njerëzit do të jesh njeriu më i mirë.

Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i veçantë! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Shpeshtoje të përmendurit e Zotit do të bëhesh njeriu më i veçantë.

Ai tha: Dëshiroj që të më kompletohet imani (besimi)! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Përmirësoje moralin-sjelljen tënde, do të të plotësohet imani (besimi).

Ai tha: Dëshiroj që të bëhem prej të mirëve (prej muhsininëve)! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Adhuroje Zoti sikur je duke e parë Atë, edhe nëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty, kështu bëhesh prej të mirëve.

Ai tha: Dëshiroj që të bëhem prej atyre që i nënshtrohen Zotit! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Kryeji farzet e Zotit bëhesh i nënshtruar ndaj Tij.

Ai tha: Dëshiroj që ta takoj Zotin duke qenë i pastër nga mëkatet! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Pastrohu nga papastërtia (xhynybllëku), do ta takosh Zotin i pastër nga mëkatet.

Ai tha: Dëshiroj që të ringjallem Ditën e Kijametit në dritë! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mos i bë të padrejtë askujt do të ringjallësh Ditën e Kijametit në dritë.

Ai tha: Dëshiroj që të më mëshirojë Zoti Ditën e Kijametit! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Bëhu i mëshirshëm ndaj vetes dhe ndaj robërve të Tij, Zoti do të të mëshirojë Ditën e Kijametit.

Ai tha: Dëshiroj që të më pakësohen mëkatet! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Shpeshtoje fjalën “estagfirullah” - “kërkoj falje nga Zoti” do të të pakësohen mëkatet.

Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më fisnik! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mos iu anko askujt për punët tua, do të jesh njeriu më fisnik.

Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i fuqishëm! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mbështetu te Zotit, do të bëhesh njeriu më i fuqishëm.

Ai tha: Dëshiroj që Zoti të m’i hap dyert e furnizimit! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Qëndro i pastër, do të të hapën dyert e furnizimit.

Ai tha: Dëshiroj që të bëhem nga të dashurit e Zotit dhe të Dërguarit të Tij! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Duaje atë që Zoti dhe i Dërguari i Tij e duan, do të bëhesh njeriu më i dashur.

Ai tha: Dëshiroj që të jem i sigurt nga hidhërimi i Zotit dhe i Dërguarit a.s. në Ditën e Kijametit! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mos u hidhëro ndaj askujt nga krijesat e Zotit, do të jesh i sigurt nga hidhërimi i Zotit.

Ai tha: Kam dëshirë që të më përgjigjet ndaj lutjes! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Largohu nga ushqimi haram, të përgjigjet ndaj lutjes sate.

Ai tha: Dëshiroj që t’m’i mbulojë Zoti (mëkatet) në Ditën e Kijametit! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mbuloji të metat e vëllezërve tu, edhe ty Zoti do t’i mbulojë të metat tua Ditën e Kijametit.

Ai tha: Çfarë të shpëton nga mëkatet, ose nga gabimet?! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Lotët, nënshtrimi dhe sëmundjet.

Ai tha: Cila vepër (e mirë) është më e madhe te Zoti? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Morali i mirë, modestia dhe durimi ndaj belave.

Ai tha: Cila vepër (e keqe) është më e madhe te Zoti? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Morali i keq dhe koprracia e tejskajshme.

Ai tha: Çfarë e qetëson hidhërimin e Zotit në këtë botë dhe në botën tjetër? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Lëmosha sekrete dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore.

Ai tha: Çfarë e shuan zjarrin e xhehenemit në Ditën e Kijametit? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Durimi në këtë botë ndaj sprovave dhe belave të ndryshme.

 
     
Minberi i fjalės sė lirė! Anėtarėsohu nė Forumin Fjala e Bukur - Grup
Udhėzim:1. Shkruaj emailin 2. Kliko Anėtarėsohem 3. Konfirmo
Shkruaj Email-in kėtu:
Shfleto Arkivinforumin tonė nė google.

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!