|
Përkthim i hadithit nga arabishtja; “Tregohet se një njeri kishte ardhur te Pejgamberi a.s. dhe e kishte pyetur atë... Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i ditur! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Frikësoju Zotit, bëhesh njeriu më i ditur. Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i pasur! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Bëhu i kënaqur me atë që ke, do të jesh njeriu më i pasur.
Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i drejtë! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Dëshiro për njerëzit atë që dëshiron për vete, do të bëhesh njeriu më i drejtë. Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i mirë! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Bëhu i dobishëm për njerëzit do të jesh njeriu më i mirë. Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i veçantë! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Shpeshtoje të përmendurit e Zotit do të bëhesh njeriu më i veçantë. Ai tha: Dëshiroj që të më kompletohet imani (besimi)! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Përmirësoje moralin-sjelljen tënde, do të të plotësohet imani (besimi). Ai tha: Dëshiroj që të bëhem prej të mirëve (prej muhsininëve)! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Adhuroje Zoti sikur je duke e parë Atë, edhe nëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty, kështu bëhesh prej të mirëve. Ai tha: Dëshiroj që të bëhem prej atyre që i nënshtrohen Zotit! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Kryeji farzet e Zotit bëhesh i nënshtruar ndaj Tij. Ai tha: Dëshiroj që ta takoj Zotin duke qenë i pastër nga mëkatet! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Pastrohu nga papastërtia (xhynybllëku), do ta takosh Zotin i pastër nga mëkatet. Ai tha: Dëshiroj që të ringjallem Ditën e Kijametit në dritë! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mos i bë të padrejtë askujt do të ringjallësh Ditën e Kijametit në dritë. Ai tha: Dëshiroj që të më mëshirojë Zoti Ditën e Kijametit! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Bëhu i mëshirshëm ndaj vetes dhe ndaj robërve të Tij, Zoti do të të mëshirojë Ditën e Kijametit. Ai tha: Dëshiroj që të më pakësohen mëkatet! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Shpeshtoje fjalën “estagfirullah” - “kërkoj falje nga Zoti” do të të pakësohen mëkatet. Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më fisnik! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mos iu anko askujt për punët tua, do të jesh njeriu më fisnik. Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i fuqishëm! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mbështetu te Zotit, do të bëhesh njeriu më i fuqishëm. Ai tha: Dëshiroj që Zoti të m’i hap dyert e furnizimit! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Qëndro i pastër, do të të hapën dyert e furnizimit. Ai tha: Dëshiroj që të bëhem nga të dashurit e Zotit dhe të Dërguarit të Tij! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Duaje atë që Zoti dhe i Dërguari i Tij e duan, do të bëhesh njeriu më i dashur. Ai tha: Dëshiroj që të jem i sigurt nga hidhërimi i Zotit dhe i Dërguarit a.s. në Ditën e Kijametit! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mos u hidhëro ndaj askujt nga krijesat e Zotit, do të jesh i sigurt nga hidhërimi i Zotit. Ai tha: Kam dëshirë që të më përgjigjet ndaj lutjes! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Largohu nga ushqimi haram, të përgjigjet ndaj lutjes sate. Ai tha: Dëshiroj që t’m’i mbulojë Zoti (mëkatet) në Ditën e Kijametit! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mbuloji të metat e vëllezërve tu, edhe ty Zoti do t’i mbulojë të metat tua Ditën e Kijametit. Ai tha: Çfarë të shpëton nga mëkatet, ose nga gabimet?! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Lotët, nënshtrimi dhe sëmundjet. Ai tha: Cila vepër (e mirë) është më e madhe te Zoti? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Morali i mirë, modestia dhe durimi ndaj belave. Ai tha: Cila vepër (e keqe) është më e madhe te Zoti? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Morali i keq dhe koprracia e tejskajshme. Ai tha: Çfarë e qetëson hidhërimin e Zotit në këtë botë dhe në botën tjetër? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Lëmosha sekrete dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore. Ai tha: Çfarë e shuan zjarrin e xhehenemit në Ditën e Kijametit? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Durimi në këtë botë ndaj sprovave dhe belave të ndryshme.”
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|