BALLINA
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 20 nėntor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė


       

   Drejtimi:
   
Nė Anglisht
   
Nga Anglishtja


Ne kemi 1 musafir online
EDUKIMI I TĖ RINJVE Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Feim Xhafer Dragusha   
e hėnė , 03 dhjetor 2007
Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka Zot tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

Hyrje
Edukimi i të rinjve, dallon varësisht prej vendit dhe ambientit ku jetojnë. Në shumicën e vendeve perëndimore, edukimi ka për qëllim ngritjen dhe zhvillimin ekonomik të atij vendi, njëherazi ata luftojnë që të jenë sa më të edukuar në aspektin mësimor me synim të arritjes së famës, pasurisë dhe salltaneteve të tjera jetësore.
Përderisa në Islam, domethënia e nocionit “edukim”, ka për synim ngritjen e të rinjve moralisht, e me këtë kuptojmë ngritjen dhe zhvillimin e tij në të gjitha sferat e jetës, si rrjedhojë, domethënia e nocionit “edukim”, në fenë islame është shumë dimensionale. Tema në fjalë nuk ka për qellim që t’u mësojë edukimin dhe përgatitjen e të rinjve, pasi që secili nga ne posedon prirje dhe njohuri se si të edukojë fëmijën e tij, mirëpo përmes këtij shkrimi, kam për synim që prindërit me mangësi morale dhe shkencore, t’i dalin në ndihmë fëmijëve të tyre, të cilët u janë amanet nga Krijuesi Fuqiplotë. Duke parë se në Kosovën tonë edukimi dhe shkollimi i të rinjve po merr kahje të kundërta, ku veshja në këtë vend ka kaluar të gjithë kufijtë e njerëzimit, de facto aty nuk gjejmë nxënie te diturive, por nxënie të emancipimit, modës, shfrenimit dhe pasimit të rrugës së djallit. Këtu parashtrohet pyetja se si t’i edukojmë fëmijët tanë kur prindërit janë të paedukuar, apo si t’i mënjanojmë nga veset e këqija; duhani, alkooli, kafiteritë dhe lakuriqësia, përderisa vet prindërit janë konsumues dhe të involvuar në mëkate të ngjashme? Kjo është pyetja e parë që e parashtroj për lexuesin, kurse për sa i përket pyetjes tjetër, e cila vjen si rezultat i realitetit të hidhur në mbarë institucionet mësimore, qofshin ato të ulëta nga shkollat fillore, të mesme, apo edhe atë universitar, vijon: Kush do të jetë në gjendje t’i edukojë te rinjtë tanë kur institucionet përkatëse nuk tregojnë interesim ashtu siç tregojnë ndaj pagave te tyre?
Fatkeqësisht, duke u nisur nga ky fenomen, para te cilit nuk duhet mbyllur sytë, vërejmë se nuk ka aplikim të edukimit të mirëfilltë. E them këtë duke u bazuar në moralin e nxënësve dhe studentëve kudo në Kosovë, por që në këtë rast nuk do t’i fajësoja mësimmarrësit, por do t’i fajësoja mësimdhënësit e të dy gjinive, të cilët urdhërojnë për të keq dhe ndalojnë nga e mira. Urdhërojnë në lakuriqësi dhe ndalojnë nga mbulesa e vajzës. E kemi prej profesoreshave që vishen dhe garojnë të duken më tërheqëse se sa studentet, ndërsa gjinia e kundërt shtiret aq e moralshme, kurse në mënyrë te tërthortë pëlqejnë prishjen e moralit të të rinjve, emancipimin e vajzave dhe qëndrojnë larg çdo edukimi. Prandaj, në qofte se pyetja e parë gjen shpëtim duke u arsyetuar se prindërit nuk kanë se çfarë të bëjnë, pasi që të gjitha përpjekjet janë të pasuksesshme dhe si të tilla nuk ndikojnë në ndryshimin dhe përmirësimin e rinisë, atëherë si do të përgjigjej grupi i dytë, respektivisht mësimdhënësit dhe ligjëruesit e të gjitha niveleve?

Si te heshtet pranë këtij fenomeni të prishur ku profesorët apo mësimdhënësit nuk aplikojnë asnjë metodë drejt edukimit të të rinjve. Përse askush nuk pyet se çfarë do t’i pret fëmijët, kur të rinjtë që sot po diplomojnë, nesër do të jenë edukues dhe ligjërues të fëmijëve tanë? Unë do të shtroja këtë pyetje për mbarë lexuesit: A kemi më shumë nevojë për edukatorë dhe ligjërues të moralshëm, apo ligjërues sikur këta që kemi tani, që si pikësynim kanë arritjen e famës, pasurisë, titujve të ndryshëm shkencorë, mirëpo që fatkeqësisht qëndrojnë larg çdo norme morale?


Këshillë drejtuar prindërve

Të nderuar lexues, është koha që të gjithë prindërit të ulen dhe të mendojnë rreth mënyrës se si t’i edukojnë fëmijët. Sot jetojmë në kohen e pornografisë, në kohën e kurvërisë. Të rinjtë i ka vërshuar uji i imoralitetit, drogës, kurvërisë, santes, qafës, kurrizit, si dhe plazhet nudiste. Vërtetë se kjo kohë nuk ka mbretëruar me parë. Vetëm në dekadën e fundit filluan që me të madhe të zhvishen dhe të dalin nga skutat me lloj-lloj stili e demode, që as vet nuk posedojnë  njohuri se prej kur datojnë. Këto vërshime që sa vijnë e shtohen, pasojat do t’i pësojnë fëmijët tanë. Duke parë se gjendja në vendin tonë po ndryshon brenda ditës, është bërë tejet vështirë të jemi moralisht të pastër, por nuk duhet mohuar edhe faktin se në të njëjtën kohë është nderë për një musliman, i cili arrin t’u shpëtojë këtyre sprovave. Andaj i këshilloj të gjithë prindërit që fëmijët e tyre, të cilët janë ardhmëria e këtij vendi, t’i edukojnë duke u bazua në mësimet kur’anore, pra, duke edukuar fëmijët tanë sipas mësimeve kur’anore, edhe rezultatet do jenë të shkëlqyeshme. Rruga e shpëtimit për fëmijët tanë vjen nga Besimi në Allahun dhe zbatimi i urdhrave të Tij. Herët apo vonë, si qenie humane që jemi, ndjejmë nevojën për formim të familjes. Pa mëdyshje se edhe shpresat tona do të shoqërohen me ndihmën e Allahut, i Cili do të shtojë lumturi dhe fëmijë të mirë, të edukuar. Fëmijë, të cilët do jenë në gjendje të ruajnë trashëgiminë dhe lidhjet familjare. Fëmijë, të cilët do jenë gjenerata e ardhshme për ndërtimin e ardhmërisë se vendit tonë, Kosovës.

Është e ditur se fëmijët gjithmonë sjellin gëzim dhe hare tek çifti bashkëshortor. Me lindjen e fëmijës, lidhjet martesore forcohen edhe me shumë; shtohet dashuria ndaj njëri tjetrit dhe përgjegjësitë kryhen më me kujdes. Çdo prind në mendjen dhe zemrën e tij lutet që fëmijët e tij të jenë të devotshëm, të sjellshëm dhe të ndërgjegjshëm, ku një ditë, pasi që të shtyhen në moshë, dhe kur çdo gjë fillon të zbardhet; mjekra, flokët, mustaqet dhe kur dhëmbët fillojnë të rrallohen, mu në këtë kohë, vërehen edhe rezultatet e fëmijëve të mirë, te cilët, në qoftë se u kemi dhuruar edukatë të mirëfilltë, do të jenë të gatshëm për ta prezantuar pranë prindërve të tyre. Mirëpo, vaj halli për ata, te cilët nuk punuan fare me fëmijët e tyre, duke u dhënë pas bizneseve të kësaj bote, e kur të plaken do të hasin në shumë vështirësi, të cilat vështirë është te kapërdihen.

Të nderuar lexues, nëse dëshirojmë të hasim në shembuj të tillë, atëherë të dalim dhe të komunikojmë me bashkëfshata apo qytetarë. Disa do të ankohen se fëmijët janë të padëgjueshëm, kurse grupi i dytë flet fjalë miradije. Më të vërtetë kjo botë i ngjason një libri të hapur, ku njeriu për çdo ditë arrin të lexojë ngjarje të ndryshme, e disa prej tyre i përjeton brenda ditës. Prandaj, ta lusim Allahun që të na dhurojë fëmijë të dëgjueshëm, prej të cilëve do të kenë dobi të gjithë. Pas gjithë kësaj, përse nuk ulemi dhe të punojmë me fëmijët tanë, t’u shpjegojmë atyre normat islame, dispozitat dhe obligimet që ata duhet t’i kryejnë gjate jetës së tyre. Më në fund shpërblimi për prindërit do të jetë i dyfishuar; prindi me këtë do të ndërtojë fëmijën ashtu siç kërkon Islami, do ta përgatis atë për sprovat dhe vështirësitë që do ta presin në të ardhmen.


Si t’i edukojmë fëmijët që nesër të jenë një rini e shëndoshë?

Është e vërtetë se në Kosove fëmijët nuk mësojnë lëndën fetare nëpër shkolla publike apo private, këtë shërbim e kryen vetëm Medreseja Alauddin me dy paralelet e saj, mirëpo edhe për këtë ka zgjidhje, pasi që të fitojmë Pavarësi, me ndihmën e Allahut do të futet edhe lënda e mësimbesimit, mirëpo ajo do të jetë një lëndë sipërfaqësore, ku ligjëruesi (hoxha) do të qëndrojë aty vetëm si statujë dhe nuk do t’i lejohet që ta ushtrojë detyrën ashtu si duhet. (hulumto rreth mësimbesimit në Bosnjë), andaj ne nuk duhet të humbim kohë, ngase jeta është përplot sprova dhe edukimi i fëmijëve është parësor, prandaj, nga metodat që sot aplikohen në vende të ndryshme të botes, është mësimi i lëndëve fetare nëpër shtëpi. Ky është edukimi dhe metoda më efikase që t’i edukojmë fëmijët në frymën fetare. Në Kosovë kemi mjaft hoxhallarë që mbajnë kurse të mësimbesimit si në xhami, po ashtu edhe në shtëpi, kështu që duke parë një interesim të madh të prindërve që kanë treguar për fëmijët e tyre në lëmin e mësimit të gjuhës angleze, atëherë për ta mbetet që t’i kushtojnë rëndësi edhe kësaj problematike, e cila në shikim të parë duket si prapambeturi për mendimin e tyre, mirëpo nëse nuk kemi edukim moral, edukim të shëndoshë fetar, atëherë neve nuk na duhen profesorët e matematikës apo të lëmive tjera, të cilëve nga larg u vjen era alkool, e as njohës të gjuhëve, të cilët shtiren edhe më njohës se sa vet folësit e tyre. Neve na duhen studentë të edukuar moralisht, të cilët i kanë friken vetëm Krijuesit, dhe pas arritjes së sukseseve të larta, nuk do të harrojnë identitetin e tyre, e as nuk do të turpërohen që vetes t’i thonë musliman. Studentë, të cilët i kanë dronë Allahut dhe nuk do ta marrin popullin në qafë duke vjedhur dhe robëruar shtëpinë e tyre, kur them shtëpinë, kam për qëllim shtetin, për arsye se ai që vjedh shtetin veç ka vjedhur shtëpinë e tij.


Çfarë kuptojmë me termin “fëmijë të mirë”?

Të shohim se çfarë ishte lutja e njërit prej Pejgambereve drejtuar Allahut:

Allahu xh.sh. e informon Zekerijan alejhi selam, se do t’i dhurojë fëmijë, edhe pse ai ishte i moshuar, dhe Zekerija alejhi selam, i drejtohet Krijuesit duke e lutur që t’i falë fëmijë
të mirë:
"Aty në atë moment Zekerijaja e lut Zotin e tij e thotë: "Zoti im, më fal edhe mua nga ana juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je Dëgjues i lutjes". (Ali Imran, 38).
F
jala e përmendur në lutjen e Zekerijas alejhi selam, ka domethënie shumëdimensionale. Kur ceket në ajetin e sipërshënuar “më falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë”, kuptojmë se fjala është për fëmijë të shëndosh fizikisht, i pastër shpirtërisht, fëmijë me plot besim në Allahun njëkohësisht i devotshëm; aktiv, inteligjent, shembull për nga morali i tij dhe i virtytshëm. A thua a kemi nevojë t’i ushqejmë fëmijët tanë me dije islame, apo t’i lëmë anash siç thërrasin ca zëra për t’u integruar. Sa bukur, integrim donë të thotë t’i lejojmë fëmijët të dalin nëpër kafe bare, të konsumojnë alkool, drogë, të bien në prostitucion, edhe pse kjo e fundit tashmë për kosovarët ka marrë një kuptim tjetër, pasi që dhënia e kondomave falas, ka bërë që në një formë apo tjetër, t’u lejojë vëllezërve tanë bashkëjetesën. T’u lejojë atyre të ushtrojnë seksin e lirë duke e licencuar atë për hir të adoleshencës. A mos na qenka ky integritet, i cili me vete sjell homoseksualitet, prostitucion, ndarje, divorce, krime, varfëri?
Të nderuar dhe te respektuar lexues, prindër, edukatorë, mësues dhe ligjërues, kudo që jeni, Allahu xh.sh. na ka porositur që ta ruajmë veten dhe familjen nga çdo e keqe:

“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë
(zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Tahrimë, 6).
Të mos habitemi pas votave, pas standardeve e shumë e shumë gënjeshtrave, por të shikojmë se çfarë kemi përgatitur në shtëpinë tonë. Çfarë edukate i kemi ofruar fëmijës, ngase për këtë do të na pyet Allahu xh.sh, se si e kemi ruajtur atë? Si i kemi edukuar? Kjo është jashtëzakonisht me rëndësi për të gjithë ata që veç kanë formuar familje, apo janë në proces të formimit të saj. Të martohesh dhe të lindësh fëmijë, padyshim se është ligj prej ligjeve të Allahut dhe traditë e Pejgamberit alejhi selam, por assesi nuk bënë të nëpërkëmbet domethënia e edukimit të fëmijëve. Mos të harrojmë se të posedosh fëmijë të mirë, është dhunti dhe begati që Allahu nuk i dhuron çdokujt. Andaj si rezultat i mosinteresimit të prindërve ndaj fëmijëve, ka bërë që të gjitha të këqijat të ndodhin në shoqërinë tonë. Fëmija nuk ka mundësi që të edukohet para se të kalojë në një faze, në të cilën të dy prindërit luajnë rolin e një shkolle, kolegji apo çfarëdo t’i themi. Kjo është faza kur fëmija pajiset me edukatën e parë. Po që se prindërit tregohen të sjellshëm dhe të vetëdijshëm, padyshim se do të korrin sukses në edukimin e fëmijës, por nëse ndodh e kundërta, atëherë do të shohim se fëmija veç është infektuar me virusin e arrogancës, virus që do ta përcjell gjatë tërë jetës së tij, më pas vjen periudha kur ai nuk do të dëgjojë urdhrat e prindërve, e kur urdhrat ndaj prindërve nuk aplikohen, atëherë çfarë të presim nga një fëmijë i tillë? Të nesërmen ai do të shkollohet, po, do të shkollohet sikur të gjithë kosovarët e tjerë që në mësonjëtore mësojnë çdo gjë, me përjashtim të diturisë së dobishme. Aty mësojnë se si jemi krijuar nga majmuni. Pra, si çdoherë njeriu fillimisht mëson të këqijat, e kur të arrijnë te porti i të mirave, nuk mbetet vend dhe zbrazëtirë për këtë gjeneratë që zemrat dhe mendjet e tyre të pranojnë të mirën. T’i hedhim një shikim shkollave, kolegjeve private, fakulteteve në mbarë Kosovën dhe gjetiu, do të shohim se këto institucione kanë marrë formën e vendtakimeve, dhe janë bërë tregje biznesi. Në këto tregje fatkeqësisht nuk shohim asgjë tjetër, përveç se prishjes së moralit, duke filluar nga kulti i lakuriqësisë, konsumimi i cigares, përzierja me meshkuj, përqafimi, e më në fund edhe përfundimi i tyre nëpër podrume dhe konvikte. A mos janë të informuar prindërit e këtyre studentëve, të cilët kafshatën e fundit e ndajnë për t’u mundësuar fëmijëve të tyre edukatë dhe shkollim të lartë e të mirëfilltë. Ata kane harruar që personeli mësimor në shumë shkolla dhe fakultete dikur ishin ngelaqët, të cilët mezi kalonin provimet në Angli, e vende tjera të Evropës përfshirë këtu edhe vendin tonë, i cili bukur mirë po fiton nga kjo industri.


Pasojat e fëmijëve të paedukuar

Për ata që dëshirojnë të dinë se çfarë janë pasojat e fëmijëve të paedukuar, do cekim disa nga ato që tashmë kanë kapluar mbarë botën, përfshirë këtu dhe Kosovën tonë, ku brenda një kohe shumë të shkurtër janë regjistruar raste të shumta, të shohim se cilat na qenkan ato:

-Krimi

-Mbajtja e armëve

-Dhunimet

-Imoraliteti

-Homoseksualiteti

-Droga

-Varfëria

-Divorci

-Traumatizimi i tyre emocional dhe psikologjik

-Abuzimet prind fëmijë

-Jorehatia në familje

-Sëmundjet depresive

-Vetëvrasjet; varjet, hedhja nga banesa, pirja e helmeve, etj..

Të nderuar lexues, të gjitha këto pika të sipërshënuara, janë vetëm disa prej atyre që ne po i shohim sot nëpër gazeta dhe medie, e disa të tjera ndoshta edhe po i vuajmë në familje tona.

Dua të them se për të edukuar fëmijën, kërkohet angazhim, durim, seriozitet dhe metodologji. Njëra nga pikat më kryesore që prindi duhet ushtruar me fëmijën është që të kalojnë kohën e tyre me fëmijët, së paku një orë në ditë. Në Islam, duke falënderuar Allahun xh.sh., i Cili na ka bërë obligim namazin, është kënaqësi t’i sjellësh fëmijët ne xhami për të falur një namaz,  apo për t’i mësuar se si duhet të kryhet ky obligim. Pra, ta kemi në dijeni se në momentin kur Allahu xh.sh. të dhuron fëmijë, dije se veç je obliguar me një amanet të madh, e ai është përkujdesja e juaj gjatë rritjes dhe zhvillimit të fëmijës. Për t’i dal ballë këtij amaneti, duhet filluar me veten tonë, me fjalë të tjera, duhet të jemi shembull për fëmijët, pasi që në të shumtën e rasteve kur prindi tregon virtyte të larta tek fëmija i tij, padyshim se aty do të ketë edhe rezultate të mira, mirëpo çfarë ndodh me prindërit, të cilët urdhërojnë, mirëpo fare nuk punojnë. Kërkojnë nga fëmijët e tyre që t’i kryejnë obligimet, ndërsa harrojnë veten dhe raportet e tyre me Krijuesin.

Allahu i Madhërishëm, në lidhje me këtë citon:

“Allahun e madhëroi çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është mbizotëruesi, i urti. O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni?”
(Saff, 2-3).
Nëse dëshirojmë që të kemi fëmijë të vyeshëm, fëmijë me virtyte të larta dhe te devotshëm, atëherë nga ne kërkohet që të pasojmë rrugën e drejtë, rrugën, të cilën e pasoi Pejgamberi ynë Muhammedi alejhi selam. Nëse dëshirojmë që fëmijët tanë të jenë të dijshëm dhe ta bëjnë shprehi leximin e librave, atëherë edhe ne gjithashtu duhet filluar me një zakon të tillë, në mënyrë që të kërkojmë dituri paralel me fëmijën.

Ajetin që cekëm më lart, na tërheq vëmendjen se nuk duhet të jemi nga mesi i atyre që urdhërojnë për të mirë, mirëpo veprojnë të kundërtën, si f.v. urdhërojmë fëmijët që të shkojnë në dhomën e tyre për t’i kryer detyrat, apo për t’i përsëritur mësimet, kurse ne ulemi pranë televizionit dhe shikojmë filma të ndryshëm serial. Filma, të cilët janë bërë pjesë e pandashme e shoqërisë kosovare. Kjo i ngjason kohës kur në vendin tonë sundonte regjimi serb, qoftë ai ushtarak apo mediatik, dhe te gjitha emisionet përcilleshin me vëmendje, gati sa nuk u asimiluam. E tash, emisionet tona janë mbushur me lloj-lloj serialesh, sa që emisione të tilla kanë ndikuar negativisht, jo vetëm tek te rinjtë, por edhe tek të moshuarit, të cilët po thonë: “këto vjet i bona e nuk dita m’u puth”. Subhanallah, edhe kjo ka arrit në shtëpitë shqiptare.

Të nderuar lexues, të gjithë e dimë se ç’është e mirë dhe ç’është e keqe. Kjo shumë rrallë mungon nga instinkti i njeriut, mirëpo se si të veprojmë me fëmijët që të jenë nga të moralshmit, që të jenë të suksesshëm në mësimet e tyre. Ky është edhe roli primar që çdo prind duhet ta luajë. Kemi prindër, të cilët në vend që të kalojnë kohën me fëmijët e tyre, zgjedhin programe të padobishme e të parëndësishme dhe kalojnë me orë të tëra. Ndërsa, për ata që kanë futur internetin në shtëpitë e tyre dhe nuk dinë se si ta përdorin për të mirë, kjo është edhe me e rrezikshme. Ndoshta kanë harruar se çfarë janë obligimet e tij rreth familjes dhe në veçanti rreth fëmijëve. Të dashur lexues, qoftë interneti, apo televizioni, duhet t’i shfrytëzojmë me maturi. Të dyja janë sikur një shpatë me dy teha, andaj duhet ta shfrytëzojmë tehun e mirë të saj, ngase vetëm duke menaxhuar kohën, jemi në gjendje të arrijmë sukses dhe të ndajmë kohë për secilën gjë.

Sa prej prindërve sot punojnë në sektorin publik, apo atë privat, dhe më të kthyer në shtëpi, ankohen se janë lodhur. Është më se e vërtetë se puna e lodh njeriun, mirëpo, a ka me kënaqësi se sa të dish vlerën e fëmijëve. Është shumë me rëndësi që pasi të jemi kthyer nga puna, të komunikojmë me fëmijët duke i pyetur ata rreth mësimeve, shkollës, mësuesve, kjo tregon interesimin tënd rreth tyre.

Te kemi kujdes, se kriteri dhe vlera e urdhrit të parë hyjnor është leximi, studimi. Allahu xh.sh. thotë:

“Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi
(çdo gjë)”. (Alek, 1).
Pra, të lexojmë, të kërkojmë dituri se vetëm përmes njohjes do të jemi të aftë për të njohur edhe Krijuesin tonë. Kështu që nëse fëmijët nuk tregojnë interesim për lexim, atëherë duhet të ushtrojmë edhe metoda të tjera, f.v; ditëve të premte t’i ftosh fëmijët pas namazit të xhumasë dhe t’u lexosh kaptinën Kehf, apo ndonjë libër fetar në gjuhën shqipe, por që kjo të jetë me zë, apo ndonjë gazetë të dobishme, në mënyrë që të krijojmë një ambient për të lexuar dhe kërkuar dituri. E mbi të gjitha, nga ne dhe mbarë prindërit lypset që fëmijëve t’u përgatisim një librari modeste në shtëpi, duke shpenzuar së paku dy euro në javë në blerjen e ndonjë libri.

Në këtë mënyrë do të arrijmë që brenda një kohe shumë të shkurtër ta pasurojmë librarinë dhe t’i shtojmë njohuritë tona në fusha të ndryshme. Prej metodave që sot mund t’i edukojmë fëmijët tanë është edhe falja e namazit në shtëpi së bashku (me xhemat), me fjalë të tjera, të orvatemi që shtëpisë t’i japim një imazh më të mirë, një kuptim domethënës, e mos ta shndërrojmë atë në varreza, por të lexojmë Kur’an para fëmijëve, t’u shpjegojmë gjëra elementare rreth Islamit, t’i mësojmë se si të marrin abdes, e më në fund të falim namaz së bashku. Pra, secili të luajë rolin e hoxhës në shtëpinë e vet, ku duke falur namaz së bashku me fëmijët, arrijmë që pak nga pak t’ua fusim në mendjet e tyre rëndësinë e namazit, prandaj të jemi sa më të vetëdijshëm rreth edukimit të fëmijëve tanë. Allahu xh.sh. kur flet rreth namazit, urdhëron që në namaz ta ftojmë edhe familjen, e nuk ka dyshim se familjen e përbejnë fëmijët, gruaja, etj.. Ja se çfarë na porosit Allahu xh.sh:

“Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim
(për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet”. (Ta Ha, 132).
Kjo është kënaqësia më e madhe kur një familje ngritet dhe falin namazin para Krijuesit të tyre, andaj, nëse vërtet i kushtojmë rëndësi edukimit të fëmijëve, duke i urdhëruar për të mirë, si në namaz, po ashtu edhe në obligimet tjera, Allahu do të na shtojë më shumë harmoni në jetë.

Nga ajo që u cek, mund të konkludojmë se fëmija ka nevojë për këto dy ushqime bazë: Ushqimin shpirtëror, që është namazi, dhe ushqimi mendor, në këtë rast leximi i librave dhe kërkimi i diturisë. Mirëpo gjithherë duhet të përpiqemi që çdo gjë që mësojmë në jetë, ta praktikojmë në mënyrë që ta ndiejmë aromën dhe kënaqësinë e saj. Pra, edukimi vërtetë qenka tejet dimensional, dhe si i tille duhet zbatuar, nuk mjafton që prindërit të urdhërojnë, mirëpo krahas urdhrave, të dëshmojnë edhe me punët dhe veprat e tyre praktike.


Metoda praktike për t’i stimuluar fëmijët të jenë sa më të suksesshëm në jetën e tyre përplot vuajtje e sfida

Duke u nisur nga fakti se fëmijët i urrejnë provimet, duhet t’u shpjegojmë atyre se ç’është me rëndësi për ta gjatë kësaj moshe, së paku, nëse nuk kemi mundësi të krijojmë një ambient të leximit, atëherë t’i largojmë nga të këqijat, siç janë shikimi i televizionit, apo humbja e kohës pas lojërave kompjuterike, mesingjerit, bisedave, etj.. Po ashtu, është me rëndësi që vazhdimisht t’i përkrahim dhe t’i inkurajojmë duke u premtuar se po që se arrijnë rezultate të mira në shkollë, do t’u blejmë ndonjë libër të mirë, apo do t’i dërgojmë në ndonjë kurs gjuhe. Ne këtë pikë duhet të kemi kujdes që mos të bëjmë presion mbi atë qe nuk mund të arrijnë, ngase kjo mund t’i shpie ata në sëmundje depresive në rast se nuk mund të realizojnë një synim apo aspiratë.

Së fundi, nga të gjithë ne kërkohet që lutjet dhe duatë për fëmijët tanë të jenë të vazhdueshme, të lutemi për ta çdo herë duke kryer namazin dhe obligimet tjera. Në këtë mënyrë zemrat tona do të qetësohen duke përmendur Allahun Fuqiplote, dhe vetëm në këtë mënyrë ato do të stabilizohen. Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Famëlartë, thotë:

“Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen”.
(Rra’d, 28).
Nga ky ajet kuptojmë se sa rëndësi të madhe ka të përmendurit e Allahut.

Gjithashtu edhe i tërë suksesi i arritur, është rezultat i ndihmës së Allahut të Madhërishëm, i Cili me ndihmën e Tij ndryshon gjendjet tona. Allahu i Plotfuqishëm në kaptinën Kehf, citon:

“Në atë vend ndihma është vetëm e Allahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dhe te Ai është përfundimi më i mirë”.
(Kehf, 44).

 
Para >

     

    3. Nata e Kadrit - 563KB
    2. Leximi i Kur'anit - 491KB
    1. Përfitimet nga Agjërimi - 1067KB

    !!! Shkarkoni duke i klikuar !!!

   
Google

Kliko!
Advertisement

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!