|
172. A MUND TĖ KEM MARRĖDHĖNIE SEKSUALE ME FEMRĖN TIME PA U FEJUAR, POR QĖ DUA TA FEJOJ? |
|
|
|
|
Pyetja: Esselamu alejkum. Vëllezër të dashur Allahu ju shpërbleftë për mundin që po e bëni, kam një pyetje, inshallah do Allahu e më përgjigjeni mundësisht: Jam në lidhje me një femër, familja e saj dhe familja e ime e dinë që ne jemi bashkë, por ajo jeton jashtë dhe me pëlqimin e prindërve ne kemi dalë për herë të parë me mësit, njihemi afër 8 vite familjarisht dhe nuk jam i fejuar, por shpresoj në Allahun se do të fejohemi me emër të Allahut.
Kur dalim në pushime, kur vjen ajo, prindërit e dinë që po dalim bashkë. A më lejohet që të kem marrëdhënie intime me atë pa vurë kurorë, pa u fejuar, meqenëse prindërit e dinë që ne kemi vendosur për martesë me pëlqim të tyre, të dy palëve. Për disa shkaqe e kemi shtyrë fejesën për pak kohë, deshta me dit për këtë? Esselam alejkum, Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigjja: Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit. Jo, nuk lejohet marrëdhënia intime me atë vajzë pa bërë kurorën, pavarësisht që njiheni qe një kohë të gjatë, ngase takimi, njohja dhe marrëdhënia duhet të bëhen në bazë të rregullave islame e jo sipas adeteve e tekeve të njerëzve. Allahu e di më së miri! Bahri Curri, 15.11.2007
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|