|
170. SUNETET RRETH FOSHNJĖS |
|
|
|
|
Pyetja: Selam alejkum. Jam shtatzëne tash kismet lind, kam lexuar për sunetet që duhet bërë për foshnjën, njëra prej tyre është sadakaja, edhe pas 7 dite m’i mbledh të afërmit e me iu dhënë drekë.
Problemi qëndron se ne kemi para borxh, me sa di unë nuk bën të jepet sadakaja për peshën e flokëve, dhe këtu ku jetojmë në Perëndim s’ka shqiptarë muslimanë d.m.th. s’kemi askënd, as familje, as shoqëri muslimane, atëherë kujt duhet m’i dhënë drekë ne pas 7 dite. Me shpjegoni ju lutem, çka duhet bërë për këtë rast? ALLAHU JU SHPËRBLEFTË!
Përgjigjja: Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit. Motër e nderuar, Allahu ju dhuroftë e ju gëzoftë me fëmijë të hajrit dhe e bëftë prej besimtarëve të devotshëm. Sa i përket suneteve rreth foshnjës është folur edhe më herët në kategorinë Fëmijët në pyetjen nr. 79. OBLIGIMET NDAJ FËMIJËS SË POSALINDUR dhe mund ta lexoni në linkun: http://fjalaebukur.com/sq/content/view/337/68/ Sa i përket sadakasë flitet se hadithi është i dobët, andaj dhe disa dijetarë nuk e preferojnë. Ndërsa, për drekën që e përmendët, ajo është akika, të prehen dy desh për djalin, ndërsa për vajzën një në ditën e shtatë dhe të ftohen vëllezërit muslimanë qofshin farefis apo më larg. E nëse nuk i ka mundësitë ekonomike, ai nuk është i obliguar. Nëse nuk gjeni shoqëri muslimane për akika në ditën e 7, atë mund ta bëni edhe më vonë, në ditën e 14 apo 21, apo kur të mundeni. Të paktën edhe kur të vini në atdhe. Allahu e di më së miri! Bahri Curri, 13.11.2007
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|