BALLINA arrow FAMILJE arrow PĖRSE U PRISH ĖNDRRA E FAMILJES?!
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 20 nėntor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
PĖRSE U PRISH ĖNDRRA E FAMILJES?! Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Bledar Haxhiu   
e enjte , 18 tetor 2007
Jo shumë larg nga koha që jetojmë, të rinjtë të cilët vinin nga familje të rregullta mendonin të martoheshin e më pas të ndërtonin një familje, të kishin fëmijë e të jetonin në ambientet e këndshme që ofronte kjo atmosferë.
Kur martohej ndonjë çift, të gjithë gëzoheshin e përcillnin urime të ndërsjella me njëri-tjetrin.
Gëzohej çifti, sepse erdhi për ta momenti që të ndërtonin çerdhen e tyre familjare dhe të bëheshin prindër.
Gëzoheshin, sepse nesër do të kishin fëmijë, të cilët do t’i thërrisnin: babi, mami, dhe sigurisht që besoj se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa një gjë e tillë!
Në këtë gëzim kishin vend edhe prindërit e çiftit, sepse ata tashmë kishin një nuse që do t’i nderonte e respektonte, e cila nesër kur të zgjoheshin do t’u bënte kafen dhe do t’ua shërbente atë me të gjithë respektin e duhur.
Për ata tashmë do të ndryshojë ambienti nga një rutinë e zakonshme, në një ambient ku ata do të bëhen gjyshër, të cilët do të kishin nipër e mbesa që do tua mbushnin shtëpinë me cicërima, si një çerdhe zogjsh, të cilët këndojnë nga gëzimi!
Mirëpo ai, i cili hedh vështrimin në shoqërinë shqiptare të sotme, vë re se një ëndërr e tillë tani është prishur, dhe kjo shoqëri pak nga pak po zhytet në errësirat e shthurjes dhe degjenerimit; megjithëse një shprehje e tillë nuk tingëllon bukur tek disa, sepse ata një degjenerim të tillë e konsiderojnë hap të domosdoshëm drejt demokracisë dhe emancipimit.
Shumë prej të rinjve sot nuk po mendojnë më për martesë, kush mjaftohet me lidhje jashtëmartesore, dhe të tillë janë shumë, ndërsa të tjerë e kanë zëvendësuar atë me bashkëjetesë, ku për fat të keq edhe këta janë shumë.
Po fillojnë të rriten me këtë frymë breza, aq sa është bërë e modës të shohësh në trotuaret pranë shkollave 8-të vjeçare, djemtë e trotuareve, apo të makinave luksoze, të cilët gjuajnë gjahun e tyre, për mos të folur më për gjimnazet dhe universitetet, ku në shumicën e tyre vajzat kanë turp dhe konsiderohen jonormale nëse nuk kanë të dashur!!
Tashmë tek shumë të rinj ka humbur ndjenja për ndërtimin e familjes dhe lindjen e fëmijëve, gjë e cila tek shumë prej çifteve po konsiderohet sot si një barrë.
Ai, i cili lexon statistikat sot ngelet i shokuar kur shikon e dëgjon se numri i aborteve ka arritur numrin e lindjeve, apo i ka kaluar ato, ku bëhet fjalë për rastet e regjistruara në spitalet shtetërore, po në privat sa raste të tilla ka vallë?!
Sa shumë njerëz nuk po mund të përjetojnë ëndrrën që kanë patur dikur që të ishin gjysh apo gjyshe.
Shumë prej tyre ëndërronin të kishin nipër e mbesa, të cilët do t’i uleshin në prehër e do t’i thonin: Gjysh a do të na tregosh një përrallë?
Ndaj s’është habi që sot këta gjyshër - të mbetur në ëndërr – t’ua tregojnë këto përralla qenve apo maceve, të cilët në bulevardet e qytetit gjithmonë i sheh se ecin përpara tyre.
Disa të tjerë kanë ngelur të vetmuar, shtëpitë e tyre duken si azil, sepse fëmijët e tyre kanë pëlqyer bashkëjetesën në vend të martesës dhe nuk jetojnë në një vend me prindërit.
Shumë nëna djemsh kishin dëshirë të ishin vjehrra, e të kishin në shtëpi një nuse, por për fat të keq, djemtë nuk u kanë sjellë nuse ende, ose u kanë sjellë në shtëpi nuse false, për të cilat as ata vetë nuk e dinë se sa herë shkojnë me ta, e sa me të tjerët!
Por, vallë kush është shkaku që një pjesë e shoqërisë shqiptare kanë arritur në këtë gjendje?
Përse pikërisht këto lloj kulturash, sot shikohen nga një pjesë e mirë e shoqërisë - sidomos shtresat e larta - si emancipim dhe gjëra që i kërkon koha?
I dashur lexues!
Nuk ka dyshim se kohën e bën njeriu, dhe ai është faktor kryesor në ndryshimin e saj, në lidhje me këtë Allahu xh.sh. ka thënë: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata nuk ndryshojnë vetveten.”
Nga shkaqet kryesore për mendimin tim është dhënia në mënyrë të verbër pas traditave, moraleve dhe normave jetësore që kanë vendet më të zhvilluara se ne, normalisht të servirura edhe nga shumë shoqata joqeveritare që gjenden në vend.
Nuk ka dyshim se të gjithë ne duam të hymë në gjirin e BE-së (Bashkimit Evropian), si pjesë e këtij kontinenti, porse kjo nuk do të thotë që ne të lëmë dhe të shkatërrojmë traditat e larta e të vlefshme që ka trashëguar ky popull.
Është shumë e drejtë se ne jemi shumë mbrapa këtyre vendeve në zhvillim, porse kjo nuk do të thotë se zhvillimi arrihet duke përdhosur këtë kulturë dhe këto tradita, të cilat shërbejnë që një shoqëri të jetë aktive dhe e shëndoshë!
Është vërtet për të të ardhur keq që sot gjen shumë njerëz, të cilët bëhen shkak që shoqëria jonë të marrë sëmundjet morale të shoqërive të këtij kontinenti plak, në vend që të marrë zhvillimin e saj, duke e ditur se vetë këto shoqëri vuajnë si pasojë e këtyre sëmundjeve morale.
Faktor tjetër që luan rol negativ në këtë fushë është edhe media, e cila në shumë raste të bardhën e bën të zezë, ndërsa të zezën të bardhë, moralet dhe kulturën e vërtetë prapambetje, ndërsa shthurjen dhe degjenerimin, liri dhe emancipim, qoftë kjo direkt apo indirekt.
Ndaj mendoj se del detyrë për ne dhe të gjithë ata që janë krenarë me moralet dhe traditat, të cilat ndihmojnë që një shoqëri të jetë e shëndetshme nga sëmundje të tilla, që të japim kontributin e duhur në ndërgjegjësimin e shoqërisë rreth këtij fenomeni, i cili ka hyrë në shumë shtëpi dhe ka prekur shumë familje.
Po ashtu është detyrë për ne si muslimanë që të luajmë rol pozitiv në shpalosjen e këtyre moraleve në mënyrë që ato të rikthehen edhe njëherë fuqishëm në ato familje, të cilat i kanë humbur, si dhe të hedhim dritë qoftë me anën e shkrimeve apo dhe të emisioneve televizive, mbi dëmet dhe pasojat që sjell dhënia pas të tilla moraleve.
Sepse, nëse nuk e ndërmarrim një nismë të tillë, atëherë nuk është e largët që sëmundje të tilla të gjenden edhe në mesin tonë!
"Dhe kini frikë sprovën (çrregullimin, sjelljen e fatkeqësive e mundimeve) e cila nuk dëmton vetëm ata që bëjnë keq (por ndikon mbi të gjithë, të mirë e të këqij) dhe dijeni se Allahu është i Ashpër në ndëshkim." (Enfalë, 25).
"Dhe kur Ne vendosim për të shkatërruar ndonjë vendbanim, Ne dërgojmë urdhër të prerë (për t’iu bindur Allahut e për të punuar drejt) atyre njerëzve nga mesi i tyre që bëjnë jetë luksoze. Kështu pra ata i tejkalojnë kufijtë në të dhe kësisoj përligjet Fjala (e ndëshkimit kundër tij e kundër tyre). Pastaj Ne e shkatërrojmë atë nga rrënjët." (Israë, 16).
Së fundi e lusim Allahun të na ruaj nga një përfundim i tillë!

Marrë nga:
Revista periodike fetare kulturore shkencore “Drita e besimit” nr.8, mars 2007
Organ i Unionit të Studentëve Shqiptar në Medinë

 
< Prapa   Para >

     
Advertisement

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!