BALLINA
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 20 nėntor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė


       

   Drejtimi:
   
Nė Anglisht
   
Nga Anglishtja


Ne kemi 1 musafir online
A ĖSHTĖ SHAMIA FEREXHE?! Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Qemajl Morina   
e hėnė , 15 tetor 2007
Reagim në artikullin “Një shtet pa ferexhe”, të botuar në të përditshmen e “Express”, të datës 24 shtator 2007, të autorit, Nebi Qena.
Për çështjen e shamisë në shkollat e Kosovës është debatuar disa herë. Janë të njohura se si janë zhvilluar debatet dhe rezultatet e tyre. Kësaj radhe kishim të bënin më tri nxënëse në dy shkolla në Skenderaj. Ajo që tërhoqi vëmendjen time ishte titulli i shkrimit dhe fotoja.
Kjo më bëri që të hulumtoj rastin dhe të pyes se a është fjala për shami apo për ferexhe. Sepse, dallimi në mes të dyjave është shumë i madh. Për çka redaksia, e cila pranon autorësinë e titullit, duhet të ketë pasur kujdes. Unë nuk besoj se redaksia nuk e ka ditur dallimin në mes shamisë dhe ferexhesë, por qëllimi është keqkuptimi, keqinterpretimi dhe keqinformimi me dashje për të nxitur reagime dhe tensione të panevojshme dhe të kota.
Në një shoqëri demokratike, që mëton të jetë edhe shoqëria jonë kosovare, nuk ka asgjë të keqe që të ketë mendime të ndryshme rreth shumë çështjeve me të cilat ballafaqohet shoqëria e jonë. Por, janë të pavend dhe jo bindëse konstatimet, se “kjo (lexo shamia) e dëmton kërkesën tonë për pavarësi, dëmton tërë konceptin tonë”, qoftë ai edhe kryetari i Akademisë së Shkencave edhe Arteve të Kosovës, Rexhep Ismaili.
Për një qytezë të vogël dhe të pazhvilluar siç është Skenderaj, preokupim i përgjegjësve të arsimit atje duhet të jenë problemet esenciale të arsimit, siç është infrastruktura shkollore, e jo shamitë e tri nxënësve. Ajo që dëmton çështjen e Kosovës në sy të ndërkombëtarëve, por edhe të vendorëve, nuk janë shamitë mbi kokat e tri vajzave në Skenderaj, por është mos zbatimi i ligjit, dhe padrejtësia që po u bëhet atyre nxënëseve, duke i suspenduar nga shkolla. Këtë më së miri e vërteton shkresa që ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit i ka dërguar kryeministrit të Kosovës dhe ministrit të arsimit, për kthimin e tri nxënëseve në procesin arsimor, duke gjykuar veprimin e instancave arsimore të Skenderajt si të paligjshëm.
Ajo që të habit edhe më tepër është se në momentin kur strukturat politike më të larta të Kosovës, në vend se ato ta ngrinin zërin kundër këtyre padrejtësive, të cilat në kontinuitet po u bëhen vajzave tona, aty shohim se z. Ylber Hysa, historian dhe politikan kosovar, e ne do të shtonim edhe kandidat i ORA-së për kryetar të Prishtinës, “i ka duartrokitur vendimit të bordit shkollor, duke thënë që edukimi jofetar është themeluar fuqishëm në Kosovë”. Për të shtuar se “heqja e ferexheve, para një shekulli e gjysmë ishte mundim emancipues për shqiptarët. Ndërsa (heqja e ferexheve) sot ka fituar karakter social dhe kulturor”.
Nëse z. Hysa, si historian është cituar saktë nga autori i shkrimit, nuk ma merr mendja se kjo ka ndodhur para një shekulli e gjysmë, por nëse ai e ka fjalën për aksionin kundër shamive të grave muslimane të regjimit sllavokomunist pas Luftës së Dytë Botërore gjatë okupimit jugosllav të Kosovës, e ai ka nostalgji për atë regjim kjo është çështje private dhe le të mbetet në ndërgjegjen e tij. Ajo çka më intereson mua si qytetar i thjeshtë është se derisa ne kemi politikanë dhe deputetë të tillë, të cilët nuk qajnë kokën për interesin e popullit të tyre dhe zbatimin e ligjit, nuk ka shpresë që ne të dalim nga kjo gjendje në të cilën gjendemi sot. Këtë më së miri e ilustron Kur’ani, Libri i Shenjtë i muslimanëve , i cili thotë: “Zoti nuk do ta ndryshojë gjendjen e një populli derisa ai të mos e ndryshoj vetveten”.
Andaj leksioni që do të mësojnë ndërkombëtarët nga rasti i tri nxënëseve të Skenderajt është se ku përfaqësuesit e këtij populli janë në gjendje të shkelin të drejtat e popullit të vet, në prezencën tonë në Kosovë, si do të sillen ata me pakicat tjera pas pavarësimit të Kosovës?!

Burimi:
http://www.gazetaexpress.com/pdf/888.pdf
Gazeta Express, fq. 5, e premte, 28 shtator, 2007

 
< Prapa   Para >

     

    3. Nata e Kadrit - 563KB
    2. Leximi i Kur'anit - 491KB
    1. Përfitimet nga Agjërimi - 1067KB

    !!! Shkarkoni duke i klikuar !!!

   
Google

Kliko!
Minberi i fjalės sė lirė! Anėtarėsohu nė Forumin Fjala e Bukur - Grup
Udhėzim:1. Shkruaj emailin 2. Kliko Anėtarėsohem 3. Konfirmo
Shkruaj Email-in kėtu:
Shfleto Arkivinforumin tonė nė google.

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!