|
SHENJAT E BESIMIT TĖ DOBĖT DHE SI TA FORCOJMĖ ATĖ? |
|
|
|
|
Shkruar nga I panjohur (Pėrktheu: Osman D. Gashi)
|
|
e hėnė , 08 tetor 2007 |
|
Shenjat e besimit të dobët: - Bërja e gjynaheve dhe mosndjenja e keqardhjes për to. - Forcimi i zemrës dhe mosndjenja dëshirës për të lexuar Kur’an. - Mosvullneti dhe dembelia për punë të mira, p.sh. vonesa në namaz. - Lënia pas dore e suneteve. - Gjendja e mërzisë, për shembull të qenit zemërngushtë, i shqetësuar dhe i irrituar në shumicën e kohës.
- Mosndjenja dhe mosprekja kur i dëgjojmë ajetet e Kur’anit, për shembull kur Allahu i Lartmadhëruar na paralajmëron neve për dënimet dhe premtimet e Tij. - Vështirësia në përmendjen e Allahut të Lartmadhëruar dhe bërjen e dhikrit. - Nuk ndihemi keq kur gjëra të këqija ndodhin kundër Sheriatit. - Pasja dëshirë për kënaqësi dhe pasuri. - Të qenit dorështrënguar dhe koprrac, që do të thotë se nuk keni dëshirë të jepni pasuri. - Urdhërimi i të tjerëve për të bërë punë të mira në atë kohë kur vet nuk i praktikon ato. - Ndihet i kënaqur kur gjërat nuk përparojnë për të tjerët. - Preokupimi vetëm me gjërat se a janë haram apo hallall, e nuk u kushton rëndësi mekruheve (gjërave jo të rekomanduara). - Përqeshja e atyre që bëjnë punë të mira të thjeshta, fjala bie p.sh. për pastrimin e xhamisë. - Nuk është i preokupuar me gjendjen e muslimanëve. - Nuk e ndien përgjegjësinë që të bëjë diçka për të përkrahur dhe promovuar Islamin. - Dëshira për të debatuar vetëm për hatër të debatit pa pasur ndonjë argument. - Bëhet “gëlltitës” dhe shumë i nxënë me dynjanë, me gjëra të kësaj bote, e që do të thotë se ndihet keq kur humb diçka në pasurinë e tij materiale. - Bëhet “gëlltitës” dhe i mbyllur vetëm në veten e tij.
Shtrohet pyetja, pra si ta rrisim dhe forcojmë besimin tonë? - Lexoni dhe meditoni fjalën e Allahut të Lartmadhëruar, Kur’anin. Pas kësaj qetësia zbret në zemrat tona kështu që ne bëhemi të butë. Për të marrë fitimin optimal, përkujtojani vetvetes se Allahu i Lartmadhëruar po ju flet juve. Njerëzit janë të përshkruar në kategori të ndryshme në Kur’an; mendoni se në cilën jeni ju. - Merreni me mend madhështinë e Allahut të Lartmadhëruar. Çdo gjë është nën kontrollin e Tij. Ka shenja të madhështisë së Tij në çdo gjë që shohim përreth nesh. Çdo gjë ndodh me lejen e Tij. Allahu i Lartmadhëruar, ndjek dhe shikon çdo gjë, madje edhe mizën e zezë në gurin e zi në një natë të errët pa hënë. - Përpiqu të fitosh dituri, së paku për gjërat themelore të jetës së përditshme, p.sh. si ta marrim abdesin në mënyrë të rregullt. Mësoji kuptimet e Emrave dhe Cilësive të Allahut të Lartmadhëruar. Njerëzit që kanë takva (devotshmëri) janë ata që kanë dituri. - Shko në ato tubime ku Allahu i Lartmadhëruar përkujtohet. Në këto tubime jemi të rrethuar nga engjëjt (melekët). - Ne duhet të shtojmë punët tona të mira. Një punë e mirë e sjell punën tjetër të mirë. Allahu i Lartmadhëruar do ta bëjë të lehtë rrugën për dikë që jep lëmoshë dhe gjithashtu për të bërë punë tjera të mira. Punët e mira duhet të jenë të vazhdueshme, jo të vrullshme (e pastaj të ndërprehen). - Ne duhet t’i frikësohemi fundit të keq të jetëve tona; përkujtimi i vdekjes është shkatërruesi i kënaqësive. - Përkujtimi i niveleve të ndryshme të Ahiretit (Botës së Përtejme), për shembull kur ne vendosemi në varreza, kur gjykohemi, kur do të jemi në Xhenet (Parajsë) ose Xhehenem (Ferr). - Bëni dua (lutje), merreni me mend që ne kemi nevojë për Allahun e Lartmadhëruar. Ji i përulur (modest) dhe i thjeshtë. Mos lakmo gjërat materiale në këtë jetë. - Dashuria jonë për Allahun e Lartmadhëruar duhet të tregohet me veprime (punë të jashtme). Duhet që të shpresojmë se Allahu i Lartmadhëruar na i pranon namazet (faljet) tona, dhe duhet të jemi në frikë të vazhdueshme mos po e bëjmë gabim. Natën, para se të shkojmë të flemë, duhet të mendojmë se çka kemi bërë mirë gjatë ditës. - Merrini me mend efektet e gjynaheve dhe të mosbindjes - besimi rritet (zmadhohet) me punë të mira dhe ulet (zvogëlohet) me punë të këqija. Çdo gjë që ngjan është, sepse Allahu i Lartmadhëruar do ashtu. Kur na ndodh ndonjë fatkeqësi - gjithashtu është prej Allahut të Lartmadhëruar. Është një rezultat i drejtpërdrejtë prej mosbindjes sonë ndaj Allahut të Lartmadhëruar.
Marrë nga: www.islamway.com
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|