BALLINA
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 20 nėntor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė


       

   Drejtimi:
   
Nė Anglisht
   
Nga Anglishtja


Ne kemi 3 musafirė online
SHENJAT E BESIMIT TĖ DOBĖT DHE SI TA FORCOJMĖ ATĖ? Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga I panjohur (Pėrktheu: Osman D. Gashi)   
e hėnė , 08 tetor 2007
Shenjat e besimit të dobët:
- Bërja e gjynaheve dhe mosndjenja e keqardhjes për to.
- Forcimi i zemrës dhe mosndjenja dëshirës për të lexuar Kur’an.
- Mosvullneti dhe dembelia për punë të mira, p.sh. vonesa në namaz.
- Lënia pas dore e suneteve.
- Gjendja e mërzisë, për shembull të qenit zemërngushtë, i shqetësuar dhe i irrituar në shumicën e kohës.

- Mosndjenja dhe mosprekja kur i dëgjojmë ajetet e Kur’anit, për shembull kur Allahu i Lartmadhëruar na paralajmëron neve për dënimet dhe premtimet e Tij.
- Vështirësia në përmendjen e Allahut të Lartmadhëruar dhe bërjen e dhikrit.
- Nuk ndihemi keq kur gjëra të këqija ndodhin kundër Sheriatit.
- Pasja dëshirë për kënaqësi dhe pasuri.
- Të qenit dorështrënguar dhe koprrac, që do të thotë se nuk keni dëshirë të jepni pasuri.
- Urdhërimi i të tjerëve për të bërë punë të mira në atë kohë kur vet nuk i praktikon ato.
- Ndihet i kënaqur kur gjërat nuk përparojnë për të tjerët.
- Preokupimi vetëm me gjërat se a janë haram apo hallall, e nuk u kushton rëndësi mekruheve (gjërave jo të rekomanduara).
- Përqeshja e atyre që bëjnë punë të mira të thjeshta, fjala bie p.sh. për pastrimin e xhamisë.
- Nuk është i preokupuar me gjendjen e muslimanëve.
- Nuk e ndien përgjegjësinë që të bëjë diçka për të përkrahur dhe promovuar Islamin.
- Dëshira për të debatuar vetëm për hatër të debatit pa pasur ndonjë argument.
- Bëhet “gëlltitës” dhe shumë i nxënë me dynjanë, me gjëra të kësaj bote, e që do të thotë se ndihet keq kur humb diçka në pasurinë e tij materiale.
- Bëhet “gëlltitës” dhe i mbyllur vetëm në veten e tij.

Shtrohet pyetja, pra si ta rrisim dhe forcojmë besimin tonë?
- Lexoni dhe meditoni fjalën e Allahut të Lartmadhëruar, Kur’anin. Pas kësaj qetësia zbret në zemrat tona kështu që ne bëhemi të butë. Për të marrë fitimin optimal, përkujtojani vetvetes se Allahu i Lartmadhëruar po ju flet juve. Njerëzit janë të përshkruar në kategori të ndryshme në Kur’an; mendoni se në cilën jeni ju.
- Merreni me mend madhështinë e Allahut të Lartmadhëruar. Çdo gjë është nën kontrollin e Tij. Ka shenja të madhështisë së Tij në çdo gjë që shohim përreth nesh. Çdo gjë ndodh me lejen e Tij. Allahu i Lartmadhëruar, ndjek dhe shikon çdo gjë, madje edhe mizën e zezë në gurin e zi në një natë të errët pa hënë.
- Përpiqu të fitosh dituri, së paku për gjërat themelore të jetës së përditshme, p.sh. si ta marrim abdesin në mënyrë të rregullt. Mësoji kuptimet e Emrave dhe Cilësive të Allahut të Lartmadhëruar. Njerëzit që kanë takva (devotshmëri) janë ata që kanë dituri.
- Shko në ato tubime ku Allahu i Lartmadhëruar përkujtohet. Në këto tubime jemi të rrethuar nga engjëjt (melekët).
- Ne duhet të shtojmë punët tona të mira. Një punë e mirë e sjell punën tjetër të mirë. Allahu i Lartmadhëruar do ta bëjë të lehtë rrugën për dikë që jep lëmoshë dhe gjithashtu për të bërë punë tjera të mira. Punët e mira duhet të jenë të vazhdueshme, jo të vrullshme (e pastaj të ndërprehen).
- Ne duhet t’i frikësohemi fundit të keq të jetëve tona; përkujtimi i vdekjes është shkatërruesi i kënaqësive.
- Përkujtimi i niveleve të ndryshme të Ahiretit (Botës së Përtejme), për shembull kur ne vendosemi në varreza, kur gjykohemi, kur do të jemi në Xhenet (Parajsë) ose Xhehenem (Ferr).
- Bëni dua (lutje), merreni me mend që ne kemi nevojë për Allahun e Lartmadhëruar. Ji i përulur (modest) dhe i thjeshtë. Mos lakmo gjërat materiale në këtë jetë.
- Dashuria jonë për Allahun e Lartmadhëruar duhet të tregohet me veprime (punë të jashtme). Duhet që të shpresojmë se Allahu i Lartmadhëruar na i pranon namazet (faljet) tona, dhe duhet të jemi në frikë të vazhdueshme mos po e bëjmë gabim. Natën, para se të shkojmë të flemë, duhet të mendojmë se çka kemi bërë mirë gjatë ditës.
- Merrini me mend efektet e gjynaheve dhe të mosbindjes - besimi rritet (zmadhohet) me punë të mira dhe ulet (zvogëlohet) me punë të këqija. Çdo gjë që ngjan është, sepse Allahu i Lartmadhëruar do ashtu. Kur na ndodh ndonjë fatkeqësi - gjithashtu është prej Allahut të Lartmadhëruar. Është një rezultat i drejtpërdrejtë prej mosbindjes sonë ndaj Allahut të Lartmadhëruar.

Marrë nga:
www.islamway.com


 
< Prapa   Para >

     

    3. Nata e Kadrit - 563KB
    2. Leximi i Kur'anit - 491KB
    1. Përfitimet nga Agjërimi - 1067KB

    !!! Shkarkoni duke i klikuar !!!

   
Google

Kliko!
Advertisement

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!