|
Prej karakteristikave të muajit të shenjtë Ramazan është: - Zbritja e Kur’anit në këtë muaj. Allahu i Lartësuar thotë:" Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriteri (dalluesi) i qartë për të drejtën dhe të gabuarën)…." (Bekare, 185).
Pra Kur’ani është ligji këtij Umeti, është Libër i qartë, në të është premtimi, dënimi dhe shpërblimi, Ai është udhëzues për të devotshmit, është dritë për atë që punon sipas Tij, për atë që urdhëron në hallall dhe ndalon nga harami, është dallues i vërtetës dhe të kotës, është fjalë e sigurt, e nuk është lojë për t’u argëtuar, pra duhet ta kemi parasysh dhe t’i kushtojmë një përkushtim të veçantë, duke e lexuar Atë, duke mësuar përmendësh, duke medituar, duke punuar e vepruar me Të në jetën tonë të përditshme. - Hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen (mbyllen djajtë) shejtanët. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kur fillon Ramazani hapen dyert e qiellit, e mbyllen dyert e xhehenemit (zjarrit) dhe lidhen shejtanët". Në një transmetim tjetër thuhet: "Kur te vjen Ramazani hapen dyert e xhenetit." - Shumëfishohen të mirat.- Arrihet shpërblimi i agjëruesit dhe atij që jep iftar. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush i jep iftar një agjëruesit, fiton të mira sa ai, pa iu pakësuar (agjëruesit) shpërblimi." - Në këtë muaj është një natë, e cila është më e mirë se sa 1000 (njëmijë) muaj. Është një natë e bereqetshme ku Allahu i shkruan gjërat që do të ndodhin gjatë një viti, e kujt i humb kjo natë, ai ka humbur shumë, ndërsa ai, i cili e mbërrin këtë natë dhe e kalon në ibadet, adhurim ndaj Allahut i përkushtuar dhe më sinqeritet, Allahu do t’ia fal mëkatet e tij, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush ngritet natën e Kadrit, duke e madhëruar Allahun do t’i falen mëkatet e tij." Çfarë pune e vogël, e shpërblim të madh prej Allahut, si mos të jetë kështu kur dihet se Allahu posedon të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër. - Zbritja e shumtë e melekëve. Allahu i Lartësuar thotë: "Zbresin melekët dhe (Xhibrili) me lejen e Allahut...” - Ngrënia e syfyrit. E cila është një veçori e agjërimit tonë nga agjërimet e popujve të mëparshëm, në të ka shumë të mira, sikurse na ka treguar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Dallimi mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ehlu kitabit është ngrënia e syfyrit." Gjithashtu ka thënë sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Hani syfyr se me të vërtetë në të ka bereqet." - Në këtë muaj ka ndodhur lufta e Bedrit. Pra, është lufta në të cilën kanë zbrit melekët për të luftuar në anën e besimtarëve, ishte fitore e qartë e besimtarëve, e humbje e zhgënjyer e mushrikëve. I pajisur me fuqi dhe shkallë të lartë është Allahu. - Në këtë muaj, kryerja e umres është e barabartë me kryerjen e obligimit të haxhit me Pejgamberin. Për këtë e shohim në dy koleksionet e vërteta (Buhariu dhe Muslimi) ku Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kryerja e umres në Ramazan është e barabartë sikurse haxhi." Ndërsa, në transmetimin tjetër thuhet: "Sikurse haxhi me mua." - Është shkak i shlyerjeve të mëkateve dhe gjynaheve. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Pesë kohët e namazit, xhumaja deri në xhumanë tjetër, Ramazani deri në Ramazanin tjetër, janë fshirje e mëkateve nëse largohesh nga mëkatet e mëdha." - Në këtë muaj është namazi i teravisë. Ku shkojnë burra, gra, fëmijë për të kryer këtë namaz së bashku, d.m.th. mblidhen vetëm në këtë muaj, e jo në muajt e tjerë për të falë namazin e teravisë. - Prej karakteristikave të muajit Ramazan është se Ramazani është një prej kushteve të Islamit. Nuk pranohet Islami i një njeriut nëse e mohon Ramazanin, pra ai, i cili e refuzon, nuk e beson obligueshmërinë e tij është jobesimtar (kafir). Allahu i Lartësuar thotë: "O ju që keni besuar! Ju është urdhëruar juve (agjërimi) siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush me qëllim që të mund të bëheni (të përkushtuar në besimin e pastër islam)." Dhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Është ngritë Islami mbi pesë shtylla, ndër to: …agjerimi i muajit të Ramazanit…” - Në këtë muaj njerëzit janë më bujar. Këtë e vërejmë edhe në vendin tonë, ku shohim se besimtarët japin lëmoshë më shumë se sa herave tjera. Tregohet nga Abdullah bin Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me ta, të kish thënë: "Pejgamberi ishte njeriu më bujar, e më bujar ishte gjatë muajit të Ramazanit." - Në këtë muaj shtohen të mirat dhe ata që bëjnë mirë. Mbushen xhamitë, shumëfishohen të mirat, po a thua vallë nuk mbushemi mend e pendohemi që këtë rrugë ta vazhdojmë edhe gjatë muajve tjerë e jo vetëm në Ramazan. Oh sa popull i ligë është ai që e njeh Allahun vetëm gjatë muajit të Ramazanit. - Në këtë muaj ka ndodhur çlirimi i Mekës. Ku pas këtij çlirimi Islami mori hov në Lindje e Perëndim, e ndihmoi Allahu të Dërguarin e Tij, ku njerëzit hynin në fe tufë tufë, ku Pejgamberi arriti ta eliminojë shirkun dhe idhujt që gjendeshin në Mekë. Pra Meka u shndërrua në qytet islam. Dhe kështu vazhdoi çlirimi i vendeve tjera në çdo kënd të botës. V a z h d o n ...
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|