BALLINA
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 20 nėntor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė


       

   Drejtimi:
   
Nė Anglisht
   
Nga Anglishtja


Ne kemi 1 musafir online
PANORAMA E RAMAZANIT Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Ulvi Fejzullahu   
e enjte , 27 shtator 2007
PARATHËNIE
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar lexues!
Është gjë e natyrshme që njeriu të shprehë gëzim në momente të veçanta; disa gëzohen për çështjet e kësaj bote të përkohshme dhe disa gëzohen kur u jepet rasti për të manifestuar adhurimin ndaj Allahut me atë që Ai ka urdhëruar. Pa dyshim, besimtari i përkushtuar gëzohet kur mysafiri thërret dhe troket në derë dhe ia uron mirëseardhjen me nderimet më të larta, me shprehjet më të bukura, me zemërgjerësinë më të madhe dhe me respektin më të sinqertë.
Gëzohet shpirti i muslimanit sepse aktiviteti i tij do të jetë përpjekja dhe gara për të fituar një mbiemër cilësor, një fjalë të bukur me karakteristika lavdërimi, pra epitetin “i devotshëm”.
Pse të mos gëzohet besimtari nga muaji i bereqetit, i dhuratave, i namazit, i durimit, i faljes, i pendimit, i devotshmërisë, i mëshirës, i pastërtisë, i bamirësisë, i fitores, i ngadhënjimit...?
“Thuaj: Vetëm Mirësisë së Allahut dhe Mëshirës së Tij le t’i gëzohen. Kjo është më e mirë se ajo (pasuri) që ata grumbullojnë.” (Junus, 58).
Të nderuar lexues!
“Panorama e Ramazanit” është një përmbledhje dhe paraqitje e përgjithshme e mësimeve, udhëzimeve, porosive, këshillave. Kjo është një përzgjedhje nga fjalët e Allahut të Lartësuar dhe nga trashëgimia e Sunetit të Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). Kjo është vetëm një përmbledhje e nxjerrë nga shfletimi dhe shëtitja nëpër libra, punime, artikuj, përkthime etj.. Qëllimi i kësaj panorame është vetëm një përkujtim së pari për vetveten dhe pastaj për agjëruesit dhe agjërueset.
E lus Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta që ta pastrojë nijetin!
Allahu im! Më bëj të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër!
Allahu im! Më regjistro në rangun e të shpëtuarve në dynja dhe në ahiret!
Allahu im! Ma zbardh fytyrën në atë ditë kur zbardhen fytyrat e miqve të Tu!
Allahu im! Pranojua veprat besimtarëve dhe besimtarëve në këtë muaj të bekuar!
Allahu im! Më fal mua dhe prindërit e mi!

JU KA ARDHUR RAMAZANI
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Mirë se erdhe muaj i bekuar! Mirë se erdhe muaj i faljes dhe i mëshirës!
I nderuar mik, pas një pritjeje të gjatë dhe pas një viti të plotë, prapë po na viziton. Gjatë kësaj kohe shumë njerëz vdiqën dhe shumë të tjerë lindën, shumë njerëz përjetuan lumturinë dhe shumë të tjerë shijuan hidhërimin.
Të nderuar muslimanë!
Me mall dhe dëshirë, me gëzim dhe hare ua shprehim këto ndjenja edhe të tjerëve.
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) i përgëzonte besimtarët me ardhjen e muajit të bekuar, në të cilin hapen portat e faljes dhe njëkohësisht mbyllen dyert dhe hyrjet e së keqes. Pa dyshim që urimi i Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) na përgëzon:
“Ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu ua ka obliguar agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen në pranga shejtanët. Allahu në këtë muaj ka (veçuar) një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë.” (Shënon Nesaiu).
Pse të mos gëzohet besimtari nga muaji i bereqetit, i dhuratave, i namazit, i durimit, i faljes, i pendimit, i devotshmërisë, i mëshirës, i pastërtisë, bamirësisë, i fitores, i ngadhënjimit...?
Mirë se vjen mysafir i nderuar, dhe ne gëzohemi me Ramazanin, muajin më të nderuar ndër muajt dhe ditët më të ëmbla ndër ditët.Mirë se vjen pas një pritjeje të gjatë e të përmallueshme!
Mirë se vjen i nderuari mik, me erën tënde të këndshme do të kënaqen zemrat tona, me vizitën tënde do të na pastrosh nga gjynahet dhe do të na mbulosh të metat.Allahu i Lartësuar thotë:
“Thuaj: Vetëm Mirësisë së Allahut dhe Mëshirës së Tij le t’i gëzohen. Kjo është më e mirë se ajo (pasuri) që ata grumbullojnë.” (Junus, 58).
Dymbëdhjetë muajt janë si shembulli i bijve të Jakubit alejhi selam; muaji i Ramazanit në mesin e muajve është si Jusufi alejhi selam në mesin e vëllezërve. Ashtu siç ishte Jusufi alejhi selam më i dashur për Jakubin alejhi selam, edhe muaji Ramazan është ndër muajt më të zgjedhur të Krijuesit. Jusufi alejhi selam ishte i sjellshëm dhe i mëshirshëm ndaj vëllezërve, me gjithë sjelljen e tyre të egër. Ai me butësi dhe falje i amnistoi duke u thënë:
“Asnjë qortim për ju këtë ditë, Allahu ju fali dhe Ai është më Mëshirëploti se çdo mëshirues!” (Jusuf, 92).
Po kështu, ky muaj do të jetë falje dhe mëshirë për besimtarët, prangosje e shejtanëve.Gëzohu me faljen e Allahut të Lartësuar. Gëzohu që Ai të dha mundësinë e përmirësimit dhe të pendimit. Gëzohu me hapjen e dyerve të xhenetit dhe mbylljen e dyerve të xhehenemit.
Në fund, e lus Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të Larta të na ndihmojë në përmendjen dhe falënderimin e Tij të sinqertë.
Allahu im! Na mundëso që në këtë muaj ta shijojmë kënaqësinë e adhurimit Tënd!
Allahu im! Sundues i Arshit të madh, më ndihmo të të falënderoj!

AGJËRUESI LIDH KONTRATËN
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Vëllezër dhe motra!
Era e këndshme e Ramazanit arriti, prandaj lidheni kontratën për ripërtëritjen e imanit, duke pranuar edhe këto porosi e mesazhe:
Porosia e parë:
Largohuni nga bisedat dhe polemikat e panevojshme në shtëpi. Krijoni atmosferë qetësie në shtëpinë tuaj duke kryer veprime me të cilat Allahu i Lartësuar është i kënaqur. Ndër begatitë që Ai i ka dhuruar robit të Tij është edhe shtëpia ku banon dhe mbrohet me atë nga e cila ka dobi. Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Allahu ua ka bërë shtëpitë tuaja vendbanim.” (Nahl, 80).
Porosia e dytë:
Ringjalleni shpirtin, mendjen dhe trupin me agjërim. Agjëroni me të gjitha pjesët; shpirtin duke e këshilluar për jetën e shkurtër, mendjen duke e larguar nga epshet, dhe trupin duke e përmbajtur e kontrolluar nga ushqimet e pijet.
Porosia e tretë:
Mbylleni gojën dhe përmbajeni veten nga fjalët e tepërta, mendoni për atë që thoni. Allahu i Lartësuar thotë:“Nuk ka fjalë që ai (njeriu) të nxjerrë nga goja, veçse për të është një vëzhgues pranë tij i gatshëm (për ta shënuar atë).” (Kaf, 18).
Allahu i Lartësuar ju dhuroi dy sy dhe dy veshë dhe vetëm një gjuhë, prandaj është nevoja të flisni më pak.
Porosia e katërt:
Ripërtërini ndjenjën e kujdesit ndaj prindërve dhe farefisit. Tregoni respekt dhe mirësi ndaj prindërve, pasi e keni për obligim kujdesin ndaj tyre. Allahu i Lartësuar na porosit:
“Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve të vet.”  (Ahkaf, 15).
“Dhe druajuni Allahut, me emrin e të cilit, ju i kërkoni njëri-tjetrit diçka dhe i ruani lidhjet farefisnore.” (Nisaë, 1).
Porosia e pestë:
Largohuni nga gjynahet. Mos lejoni të bini pre e mëkateve, largohuni nga çdo rrugë e rrugicë që mund t’ju shpjerë në të keqe. Shpejtoni drejt pendimit të sinqertë duke mos i kundërshtuar dhe tejkaluar kufijtë e Allahut të Lartësuar:
“Këta janë kufijtë e urdhëruar nga Allahu, kështu që mos i kaloni ata. Dhe kushdo që i kalon kufijtë e urdhëruar nga Allahu, atëherë këta janë zullumqarë (keqbërës).” (Bekare, 229).
Pranojini këto porosi, që ta përjetoni Ramazanin me kënaqësi dhe me mirësitë e Allahut drejt xheneteve të larta.
“Ata nuk do ta dëgjojnë as zërin më të lehtë të tij (xhehenemit) dhe do të banojnë ku ata të dëshirojnë. As tmerri më i egër e më i madh (në Ditën e Kijametit) nuk do t’i shqetësojë ata dhe melekët do t’i takojnë ata (me përshëndetjen): Kjo është Dita juaj, e cila ju qe premtuar.” (Enbija, 102-103).
Allahu im! Më zgjo nga gjumi dhe plogështia, nga harresa dhe mërzia!
Allahu im! Më ndihmo që ta shfrytëzoj kohën në atmosferë qetësie, ringjalljeje shpirti, përmendje të Krijuesit, respekt ndaj prindërve dhe largim nga mëkatet!

AGJËRIMI ËSHTË OBLIGIM
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar besimtarë!
Së bashku le të lexojmë fjalët e Allahut të Lartësuar:
1-Allahu i Lartësuar i urdhëroi besimtarët për agjërim me qëllim të ngritjes së moralit, të devotshmërisë dhe të përkushtimit:
O ju që keni besuar! U është urdhëruar juve edhe es-savm (agjërimi) siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush me qëllim që të mund të bëheni el-muttekunë (të përkushtuar).” (Bekare, 183).
2-Allahu i Lartësuar urdhëroi agjërimin e ditëve të caktuara:
(Për t’u agjëruar janë) Një numër i përcaktuar ditësh, por nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose në udhëtim, atëherë (po aq ditë) duhet të plotësohen nga ditët e mëvonshme. Ndërsa, sa u përket atyre, të cilët e kanë të vështirë agjërimin (p.sh. të sëmurët, të moshuarit etj.), ata kanë të drejtë zgjedhje: ose të agjërojnë, ose të ushqejnë një të varfër për çdo ditë, por kushdo që i bën mirë vetes së vet me vullnetin e tij (jep më tepër), është akoma më mirë për të. Pra, nëse agjëroni, kjo është akoma më mirë për ju, veç sikur ta dinit.” (Bekare, 184).
3-Allahu i Lartësuar e lavdëron muajin Ramazan me mirësitë që ka; muaj në të cilin filloi të zbresë Kur’ani, muaj që dalloi udhëzimin prej humbjes; muaj që duhet të lartësohet dhe të madhërohet Allahu, Krijuesi i çdo gjëje:
“Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriter (dallues i qartë për të drejtën dhe të gabuarën). Kështu pra, kushdo prej jush që dallon (hënën e re të natës së parë) të muajit (të Ramazanit), ai duhet ta agjërojë këtë muaj; ndërsa kushdo që është i sëmurë ose në udhëtim, i njëjti numër (i ditëve, të cilat ai nuk i agjëroi në kohën e tyre, duhet të plotësohen) nga ditët e tjera (të pastajme). Allahu ju dëshiron juve të lehtën dhe Ai nuk do që t’i vështirësojë gjërat për ju. (Ai do që ju) duhet të plotësoni të njëjtin numër (ditësh) dhe që ju duhet të lartësoni Allahun për atë që Ai ju ka udhëzuar juve drejt, me qëllim që ju të jeni shumë mirënjohës e falënderues ndaj Tij.” (Bekare, 185)
.
4-Allahu i Lartësuar i bën të qartë kufijtë e Tij duke i treguar lejimet dhe ndalimet, me qëllim që ata të bëhen të devotshëm:
Ju është bërë e ligjshme që ju të keni marrëdhënie me gratë tuaja natën e agjërimit (gjatë Ramazanit nga koha e prishjes së agjërimit në mbrëmje deri në fillimin e agjërimit për ditën pasardhëse në agim). Ato janë libas (mbështjellje, mbështetje, vend prehje - sakan - d.m.th. ju ndjeni kënaqësi të jetoni bashkë, ndjeni qetësim e kënaqësi në bashkëjetesën tuaj) për ju, ashtu siç jeni edhe ju libas për ato. Allahu e di mirë se ju gënjenit vetveten, kështu që Ai u kthye drejt jush (e pranoi pendimin tuaj) dhe ju fali. Tash pra, afrojuni atyre dhe kërkoni atë që Allahu ka përcaktuar për ju (fëmijët, pasardhësit) dhe hani e pini derisa të dallohet peri i (drita e) bardhë në agim qartë nga peri i zi (errësira e natës), pastaj plotësoni agjërimin tuaj deri në rënien e natës (pasardhëse). Dhe mos iu afroni atyre, kur ju jeni në itikaf (qëndrimi në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit në xhami në lutje e përkushtim në adhurim ndaj Allahut në kërkim për të takuar natën e madhe të Kadrit) në xhami. Këta janë kufijtë e përcaktuar nga Allahu, kështu që mos iu afroni atyre. Kësisoj Allahu i bën të qarta ajetet (provat, treguesit, shpalljet, ligjet, lejimet dhe ndalimet, kufijtë e përcaktuar, urdhërimet) e tij për njerëzit. me qëllim që ata të mund të bëhen prej el-muttekunëve (të përkushtuarve në besimin e pastër islam).” (Bekare, 187).
Agjërues dhe agjëruese!
Katër ajetet e agjërimit lexoji edhe një herë dhe mendo për to. Shpreso në faljen dhe shpërblimin e madh, xhenetin. Dhe në fund lexo fjalët e Allahut të Lartësuar:
Me të vërtetë që muslimanët dhe muslimanet (që i nënshtrohen vullnetit të Allahut në Islam), besimtarët dhe besimtaret (që besojnë dhe që janë në besimin e pastër islam në Një Zot të Vetëm), të bindurit dhe të bindurat ndaj Allahut, të drejtit dhe të drejtat (me fjalë e me vepra), durimtarët dhe durimtaret, të nënshtruarit dhe të nënshtruarat, sadakadhënësit dhe sadakadhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, përkujtuesit dhe përkujtueset që e përkujtojnë shumë Allahun me zemër e me gojë, mu për këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh (xhenetin).” (Ahzabë, 35).

FALËNDERO ALLAHUN E LARTËSUAR
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Ramazani është një mundësi ekskluzive për besimtarin e mirë që ai të jetë falënderues dhe mirënjohës ndaj Allahut të Lartësuar. Le të kujtojmë së bashku se jemi të obliguar ta falënderojmë Krijuesin Fuqiplotë për të mirat dhe dhuntitë e pakufishme të Tij. Veçojmë tri mënyra falënderimi:
1-Falënderimi me zemër. Falënderim me zemër do të thotë bindje e fuqishme se Allahu është Zot, Krijues, Sundues, Furnizues, i Pastër, Mbikëqyrës, Mbizotërues, dhe kështu bëhet konfirmimi i brendshëm për të mirat e pakufishme.
2-
Falënderimi me gjuhë. Mirënjohja që duhet të bëhet me anë të gjuhës është shprehje dhe shfaqje e asaj që është në brendësi.
3-
Falënderimi me vepër. Falënderimi me vepër arrihet duke i përdorur dhuntitë e Allahut në formën më të mirë.
Falënderimi ka një pozitë të rëndësishme në fe. Allahu i Madhëruar ka thënë:
“Allahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.” (Nahl, 78).
Njeriu është i pajisur me shqisat e të dëgjuarit, me të parët dhe me zemër. Këto janë dhunti të dhuruara që e vërteta të dëgjohet, të studiohet dhe në fund të shprehet falënderimi. S’ka dyshim se falënderimi është i lidhur ngushtë me imanin (besimin) dhe se njeriu do të jetë mirënjohës ose përbuzës. Allahu i Lartësuar ka thënë:
“E falënderuat dhe i besuat. Allahu është mirënjohës i dijshëm.” (Nisaë, 147).
“Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.” (Insan, 3).
Allahu i Lartësuar njeriun e porositi që të jetë mirënjohës ndaj Krijuesit si dhe ndaj prindërve:
“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (e porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.” (Llukman, 14).
Tradita e Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) na motivon për mirënjohje dhe falënderim. Nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet:
“Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ngrihej natën për namaz aq gjatë, saqë këmbët iu patën ënjtur nga dhembja, atëherë unë i thashë: Përse po vepron kështu, o i Dërguari i Allahut, kur t’i ka falur ty Allahu mëkatet e mëparshme dhe të pastajmet? Ai tha: “A nuk duhet të jem rob falënderues?” (Shënon Muslimi).
Sipas një transmetimi tjetër të Aishes thuhet:
“I Dërguari i Allahut shpeshherë thoshte në ruku dhe në sexhdet e tij: “Subhaneke Allahumme rabbena ve bihamdike, Allahummagfir li. - (Falënderimi të qoftë Ty, Krijuesi ynë dhe qofsh i falënderuar, o Allahu im, më fal!)” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Të nderuar agjërues! Lutuni Krijuesit Allah në muajin e falënderimit dhe të faljes:
Allahu im! Të falënderoj për faljen, mëshirën, udhëzimin, shëndetin dhe furnizimin!
Allahu im! Të falënderoj për mbrojtjen që ma ofrove nga presionet e sprovave dhe nga thellësitë e fatkeqësisë!
Allahu im! Të falënderoj për udhëzimin tim në dritën e imanit!

MENDO DHE FALËNDERO
Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët e tij dhe mbi ata që e pasojnë Sunetin e tij.
Të nderuar agjërues!
Fjalët e Allahut të Lartësuar dhe mësimet e Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) na tërheqin vëmendjen për të kujtuarit e të mirave të Allahut të Lartësuar që na rrethojnë. Kujtoji mirësitë e Allahut të Lartësuar, të cilat po të vijnë nga të gjitha anët; shëndeti, ushqimi, veshmbathja, ajri, uji e gjithë dynjaja në shërbim, por përsëri nuk e di, dy sy për të parë, gjuha, buzët, duart, këmbët...
Mendon se është e lehtë të ecësh me këmbë? Pyete ata që nuk i ka.
Ke nevojë për mbështetje apo për të mbajtur me dorë? Pyete atë që nuk ka dorë.
Gjumin nuk e llogarit fare dhe nuk ia di rëndësinë? Pyete atë që nuk mund të flejë për shkak të dhimbjeve apo sëmundjes.
Ushqimin e merr dhe e fut në stomak, mendoje këtë dhe falëndero.
Mendo për sytë, e ti nuk je i verbër.
Mendo për lëkurën që ke në trup, e ti nuk ke sëmundje lëkure.
Mendo për mendjen. A pranon të jesh i çmendur?
Agjërues dhe agjëruese po të pyes: A e ndërron të shikuarit me një kodër ari?
A e shet të dëgjuarit për një kilogram ar?
A e shet gjuhën ose dorën për një pallat të mirë?
O njeri, mendo për të gjitha këto!
Mendo për veten tënde, për familjen, për shtëpinë, për punën, për shëndetin, për shokët dhe dynjanë!Kur të zgjohesh, mos e prit mbrëmjen, mendo se do të jetosh vetëm sot, prandaj përpiqu dhe puno për ditën që jeton, mos mendo për ditën e djeshme e as për të nesërmen.
Ditën e sotme ndaje në orë dhe puno, minutat llogariti vite, sekondat muaj, mbille të mirën, kërko falje nga Allahu i Lartësuar. Përmende Allahun dhe përgatitu për botën e ardhshme. Jeto i gëzuar dhe i qetë, kënaqu me rizkun që të ka ndarë Allahu i Lartësuar.
Merr atë që të dhashë dhe bëhu mirënjohës!” (A’rafë, 144).
Falëndero, lavdëro dhe madhëro Allahun, Krijuesin e gjithësisë!
Allahu im! Të falënderoj për udhëzimin tim në dritën e imanit!
Allahu im! Të falënderoj për përkryerjen e fesë sime, për mbrojtjen e jetës sime!
Allahu im! Sundues i Arshit të madh, më ndihmo të të falënderoj!

PASTRO SHPIRTIN
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Pastrimi i shpirtit është nevojë e patjetërsueshme. Allahu i Lartësuar e kërkon një gjë të tillë. Ai dërgoi Pejgamberët dhe zbriti librat, me të vetmin qëllim që të ofrojë lehtësi në edukimin, korrigjimin dhe pastrimin e shpirtrave, e cila arrihet vetëm duke kuptuar obligueshmërinë e adhurimit ndaj Allahut të Lartësuar.
Me pastrim shpirtëror kuptohet dëlirësia e vetes nga çdo gjë e prishur, duke kultivuar të mirën, e cila realizohet duke besuar dhe vepruar. Vetja e pastruar me recetën islame meriton të cilësohet me cilësitë më të larta në këtë botë dhe në botën tjetër të shpërblehet me çdo të mirë.
Shpëtimi është i varur nga pastrimi shpirtëror, ndërsa humbja dhe dështimi vjen me përdhosjen dhe njollosjen e shpirtit me sëmundjet e dyshimeve, epsheve, dëshirave, të cilat çorientojnë jetën dhe aktivitetin e besimtarit. Për t’u rezistuar atyre, ai duhet t’i kthehet shpirtit- Kur’anit, që është fjalë e Allahut të Lartësuar, duke mësuar dhe kuptuar këshillat e Tij.
Agjëruesi posedon dy fuqi, të cilat ia ka dhuruar Allahu i Lartësuar, e me to mund të rezistojë:
E para është forca e të kuptuarit dhe e vizionit.
Besimtari me anë të kësaj fuqie të dhuruar nga Allahu i Lartësuar mund të formojë një vizion të qartë mbi mësimet e Allahut të Lartësuar dhe të të Dërguarit të Tij. Kështu, ai mund t’i pengojë apo t’i largojë sëmundjet e dyshimit dhe dëshirave me diturinë hyjnore.
E dyta është forca e vullnetit.
Qëllimi, vendosmëria dhe veprimi duke u ushqyer me vullnetin e mirë e ndihmojnë besimtarin që të gjallërohet nga udhëzimet islame dhe të forcojë lidhjet me Allahun e Lartësuar.
Kur forca e të kuptuarit dhe e vullnetit harmonizohen, atëherë besimtari i përgjigjet Allahut të Lartësuar me bindje të plotë:
O ju që besuat! Përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të Dërguarit (Muhammedit) kur Ai ju fton për atë që ju jep juve jetë (ju ngjall) dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij. Tek Ai do të tuboheni! (Enfalë, 24).
I nderuari agjërues!
se dëshiron ta përjetosh lumturinë e devotshmërisë në këtë muaj të bekuar, mos harro se Kur’ani dhe Suneti janë ofruesit më të mirë të lumturisë. Kur besimtari sigurinë, qetësinë, rehatinë e kërkon në Kur’an dhe Sunet, atëherë ka shijuar ëmbëlsinë e lumturisë. Vetëm Allahu i Lartësuar na ka ofruar formulën e saktë të fatbardhësisë, falë së cilës besimtari shijon lumturinë në dynja dhe ahiret.
“Ndërsa ata që janë të lumtur do të jenë në xhenet përgjithmonë sa të jenë qiejt dhe toka, vetëm si të dëshirojë Zoti yt, dhuratë pa përfundim.” (Hudë, 108).
Duke kërkuar falje nga Allahu i Lartësuar dhe duke e dëshiruar nënshtrimin e Tij jemi duke ecur rrugës së pastrimit shpirtëror.
Allahu im! Ushqeji zemrat e besimtarëve me udhëzim të drejtë në Kur’an dhe Sunet, që ta gëzojnë lumturinë në dy botët!
Allahu im! Na mundëso orientimin e drejtë dhe na ruaj nga çdo e keqe pëshpëritëse!

TË BËHEMI MUTTEKUNË
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Qëllimi i agjërimit është që besimtari të ngjitet në shkallën e takvallëkut (devotshmërisë, përkushtimit). Dijetarët dhanë disa përkufizimi mbi takvallëkun, si:
- Muttekunë janë ata që ruhen nga dënimi i Allahut, duke u larguar prej asaj që e ka ndaluar Allahu dhe njëherazi zbatojnë urdhrat dhe obligimet e Allahut;
- Muttekunë janë ata që largohen prej gjynaheve;
- Muttekunë janë ata që ruhen nga shirku (idhujtaria), ndërsa adhurimin e kanë të sinqertë ndaj Allahut të Lartësuar.
Të devotshëm janë ata që e kanë frikë më së tepërmi Allahun dhe zbatojnë urdhrat e Tij. Të devotshmit janë shëmbëlltyrë e vlerave të larta, janë miq të Allahut që kanë frikë të vërtetë dhe nuk vdesin ndryshe vetëm se besimtarë besnikë. Nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, nuk janë shpikës në fenë e Allahut, por janë zbatues të Sunetit të Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Le të kujtojmë së bashku fjalët e Allahut të Lartësuar:
“O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).” (Bekare, 21).
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare, 183).
Dhe se kjo është rruga
(feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” (En’amë, 153).
“…e kush iu përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare…” (Talakë, 2-3).
“E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson punën.” (Talakë, 4).
“Ky është vendim i Allahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë Allahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.” (Talakë, 5).
“Kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ia ka frikën Allahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do të arrijnë atë që dëshirojnë.” (Nurë, 52).
“…që të shpëtoni, ruajuni dënimit të Allahut.” (Ali Imran, 200).
“…ruajuni ashtu që të mëshiroheni.” (En’amë, 155).
Sa përparësi të mira: shlyerje mëkatesh, shpërblim të madh tek Allahu, hapje e dyerve të bereqetit nga qiejt dhe toka, furnizim nga nuk e pret, lehtësim të punëve, zmadhim të shpërblimit, shpëtim në dynja dhe ahiret, mëshirë e madhe dhe sukses i sigurt.
Pra, devotshmëri është ibadeti (adhurimi) i drejtë, organizimi i jetës sipas mësimeve të fesë, përqendrimi serioz në fenë e Allahut të Lartësuar, largimi nga rrugët dhe rrugicat e shejtanit.
E lusim Allahu e Lartësuar të na lehtësojë shtimin e ibadeteve në këtë muaj të bekuar!
Allahu im! Na udhëzo në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre që i begatove me shumë të mira!
Kërkoj faljen nga Allahu i Lartësuar për veten time dhe për ju muslimanë të nderuar!
Allahu im! Na bëj prej muttekunëve, të devotshmëve, të përkushtuarve në rrugën Tënde!

PENDIMI DHE RAMAZANI
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Besimtari synon udhëtimin deri tek Allahu i Lartësuar, por duhet të ketë kujdes që mëkatet të mos jenë pengesë gjatë këtij rrugëtimi. Edhe pse njeriu ndonjëherë do të jetë pre dhe viktimë e gjynahut, ai duhet ta kujtojë pendimin. Njeriu bën mëkat, Allahu e thërret në pendim, ai prapë bën mëkat, prapë Ai e thërret në pendim.
“Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Zumer, 53).
“E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te Allahu falje, kur Allahu dihet se falë shumë, është mëshirues?” (Maide, 74).
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Natën e parë të muajit Ramazan prangosen shejtanët dhe xhinët, mbyllen dyert e xhehenemit dhe nuk hapet asnjë derë. Hapen dyert e xhenetit dhe nuk mbyllet asnjë derë. Thërret një thirrës: O kërkues i së mirës, urdhëro, kurse ti o kërkues i së keqes ngurro. Allahu në çdo natë liron njerëz nga zjarri i xhehenemit.” (Shënon Tirmidhiu).
Urdhëroni besimtarë dhe besimtare, drejtohuni kah Krijuesi juaj të penduar dhe të përulur!
Po nëse edhe në këtë muaj nuk mendon për pendimin, nuk e di kur do të pendohesh!
Po nëse edhe në këtë muaj nuk e ndien mëkatin, nuk e di kur do ta ndiesh!
Le të jetë ky muaj fillimi i pendimit të sinqertë dhe të vërtetë para Allahut.
Vëlla, mos shiko madhësinë e mëkatit, por shiko kujt po i bën mëkat!
Vëlla, mendo për mbikëqyrjen e Allahut ndaj teje!
Vëlla, kujto se si mëkatet të shndërrohen në të mira: Allahu do t’ua shndërrojë gjynahet në vepra të mira dhe Allahu është vazhdimisht Falës i Madh, kurdoherë Mëshirëplotë.” (Furkan, 70).
Allahu t’i zëvendëson të këqijat me të mira, sa dhunti dhe fitim i madh!
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
“Allahu gëzohet më shumë me pendimin e robit të Tij sesa njeriu që gjendet në shkretëtirë, të cilit i ka humbur deveja, në të cilën ka pasur ushqimin e tij, dhe e gjen.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Allahu i Lartësuar gëzohet për pendimin e robit të Vet, prandaj shpejto të pendohesh dhe të kërkosh falje.
Allahu im! Nuk kam Zot tjetër, të cilin do ta lus dhe prej të cilit do të shpresoj!
Allahu im! Nëse nuk më fal Ti, kush do t’i falë mëkatet?!
Allahu im! Nëse nuk më mëshiron, kush do të më mëshirojë?!
Allahu im! Po kthehem dhe pendohem te Ti, me mëshirën e faljen Tënde mos më refuzo!
Allahu im! Më prano, o Ti që e pranon pendimin nga robërit dhe i fal gabimet!

Allahu im! I kam bërë padrejtësi të madhe vetvetes, kurse askush përveç Teje nuk i fal mëkatet, më fal, më mëshiro! Ti je Falësi dhe i Mëshirshmi!


ALLAHU E FAL MËKATIN
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Le të lexojmë dhe të meditojmë së bashku për thëniet pejgamberike. Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) na përgëzon me fjalët e Allahut:
- “O biri i Ademit! Nëse më lutesh dhe më shpreson, t’i fal mëkatet që ke bërë dhe nuk më intereson asgjë më tepër. Biri i Ademit, nëse mëkatet e tua arrijnë kupën e qiellit, e pastaj kërkon falje, t’i fal mëkatet dhe nuk më intereson asgjë.”
- “O robërit e Mi! Ju bëni mëkate gjatë natës dhe gjatë ditës, kurse unë ua fal të gjitha mëkatet, andaj kërkoni falje, që t’ua fal.”
I Dërguari i Allahut, Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
- “Allahu e shtrin Dorën gjatë natës që të pendohet ai që ka bërë gabime gjatë ditës, dhe e shtrin Dorën gjatë ditës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë natës. Kështu vazhdon derisa të dalë dielli nga perëndimi i tij.”
- “Allahu i Lartësuar pranon pendimin e robit derisa ai nuk gargarit (para vdekjes).”
- “Çdo robi (të Zotit) që bën mëkat, pastaj merr abdes mirë dhe i fal dy rekate namaz e në fund kërkon falje prej Allahut për këtë mëkat, Allahu ia fal mëkatin e bërë.”
- “Kur ta bëjë robi ndonjë mëkat, në zemër i bëhet një pikë e zezë, nëse ai largohet (nga mëkati), pendohet dhe kërkon falje, pastrohet zemra e tij...”
- “Atij që më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah, atij që më afrohet një krah, i afrohem një pash dhe atij që më afrohet me ecje, i afrohem me shpejtësi.”
- “Ai që pendohet nga mëkati është sikurse ai që nuk ka mëkate.”
Të nderuar agjërues!
Pendimi sjell shumë të mira, ndër të cilat:
-  pendimi fshin gjynahet,
-  pendimi kthen mëkatet në punë të mira,
-  pendimi pastron zemrën atij që pendohet,
-  pendimi ofron jetë të qetë dhe të sigurt,
-  pendimi shton rizkun,
- pendimi ofron shpëtim në dynja dhe ahiret.
Nëse dëshirojmë të pendohemi para Allahut të Lartësuar, patjetër duhet të bëjmë llogari. Kur njeri fillon ta llogaritë vetveten, ka filluar të trokasë në derën e pendimit.
Allahu i fal mëkatet që ke bërë. Ai shtrin dorën e pendimit gjatë ditës dhe natës dhe e pastron zemrën e besimtarit nga njollat e mëkatit.
Vëlla, shpejto dhe afrohu afër Allahut të Lartësuar me pendim!
Pra, kontrollo vetveten, kontrollo punët e tua. Umeri thotë: “Llogariteni vetveten para se të llogariteni, peshoni punët tuaja para se t’ju peshohen.”
Besimtari e kontrollon dhe e llogarit vetveten për hir të Allahut.
E lusim Allahun të na dhurojë pendim të sinqertë!

KUR’ANI DHE RAMAZANI
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Kur’ani dhe Ramazani janë miq dhe dashamirë të pandarë:
“Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriter (dallues i qartë për të drejtën dhe të gabuarën).” (Bekare, 185).
I gjithë Kur’ani zbriti në Levhi Mahfudh në muajin Ramazan dhe pikërisht për këtë Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) së bashku me Xhibrilin bënin përsëritjen e Kur’anit në këtë muaj.
Duke lexuar Kur’anin, Fjalën e Allahut të Lartësuar, agjëruesi përjeton bereqetin dhe mirësitë e këtij Libri madhështor:
(Ky është) një Libër (Kur’an) gjithë bekime e mirësi, të cilin Ne ta kemi zbritur ty me qëllim që ata të mendojnë e të thellohen në vargjet (ajetet) e tij dhe që njerëzit e brumosur me mendje të shëndoshë të mund të përkujtojnë.” (Sad, 29).
“A nuk mendojnë thellë ata në Kur’an, apo zemrat e tyre janë të kyçura (për ta kuptuar atë)?” (Muhammed, 24).
“A nuk mendojnë thellë për Kur’anin? Po të kishte qenë ai prej dikujt tjetër e jo prej Allahut, sigurisht që do të kishin gjetur në të mjaft kundërthënie e mospërputhje.” (Nisaë, 82).
“Është Ai, i Cili të ka zbritur ty (o Muhammed) Librin (Kur’anin). Në të ka vargje (ajete) plotësisht të qarta, të cilat janë themelet e Librit (këto janë vargjet (ajetet) e ahkamit-urdhrat, etj.; të feraidit-detyrat e detyrimet; hududet-ligjet për ndëshkimet e vjedhësve, imoralëve, etj.); dhe të tjera jo krejt të qarta (për t’u kuptuar nga njerëzit). Kështu, sa për ata, në zemrat e të cilëve ka largim nga e vërteta, ata ndjekin atë që nuk është plotësisht e qartë, në këtë mënyrë duke kërkuar fitne (mosbesim, sprovime, trazira, fatkeqësi etj.) dhe duke kërkuar për kuptimet e fshehta, por askush nuk i di kuptimet e fshehta përveç Allahut. Dhe ata që janë plotësisht të vendosur në dije, thonë: “Ne besojmë në të, i tëri (ajete të qarta e të paqarta) është nga Zoti ynë.” Dhe nuk marrin mësim, veçse ata që janë të brumosur me mendje të shëndoshë.” (Ali Imran, 7).
“Elif, Lam, Ra. Ky është një Libër, vargjet (ajetet) e të cilit janë përsosur (në çdo fushë të dijes) dhe pastaj janë shpjeguar në imtësi nga (Allahu) Një, i Cili është më i Urti Gjithëgjykues, i Mirënjohur (deri në imtësi për çdo gjë).” (Hudë, 1).
“Ky është Libri (Kur’ani) mbi të cilin nuk ka asnjë dyshim, udhëheqje për el-muttekunët (që janë njerëz të përkushtuar dhe besimtarë të drejtë, të cilët i frikësohen shumë Allahut; të cilët përmbahen nga të gjitha llojet e gjynaheve dhe veprave të ulëta, të cilat Ai i ka ndaluar dhe të cilët e duan shumë Allahun; të cilët veprojnë dhe zbatojnë të gjitha llojet e punëve të mira që Ai i ka urdhëruar; të përkushtuarit në besimin e pastër islam në Një Zot të Vetëm).” (Bekare, 2).
“Është Ai, i Cili ta ka zbritur ty (o Muhammed) Librin (Kur’anin) me të vërtetën, duke vërtetuar çfarë ka zbritur para tij. Dhe Ai ka zbritur edhe Tevratin dhe Inxhilin, kohë më parë, si udhëheqje për njerëzimin. Dhe Ai zbriti edhe Kriterin (e gjykimit mes të mirës dhe të keqes - Kur’anin). Vërtet, ata që mohojnë ajetet e Allahut, për ta ka ndëshkim të ashpër. Dhe Allahu është i Gjithëfuqishëm, Gjithëzotërues për shpagim.” (Ali Imran, 3-4).
“Edhe ky (Kur’ani) është Libër i bekuar, të cilin Ne e kemi zbritur, kështu që ndiqeni atë dhe kini frikë Allahun, me qëllim që të mëshiroheni (të shpëtoni nga dënimi i xhehenemit).” (En’amë, 155).
“Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, i Cili i ka dërguar robit të Tij (Muhammedit alejhi selam) Librin (Kur’anin) dhe nuk ka sjellë e nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim.” (Kehf, 1).
Të nderuar agjërues!
Ejani të jetoni me Kur’anin në muajin e Kur’anit!
Allahu im! Bëje Kur’anin të dashur në zemrat tona!

SHTËPIA E MUSLIMANIT NË RAMAZAN
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Ndër begatitë që Allahu i Lartësuar i ka dhuruar njeriut është edhe shtëpia, e cila është vendi ku banojmë, mbrohemi dhe nga e cila kemi shumë dobi. Nëse do të shikosh gjendjen e njerëzve që nuk kanë shtëpi, të cilët jetojnë rrugëve e parqeve, nëse do të shikosh gjendjen e refugjatëve, të cilët jetojnë nëpër kampe të ndryshme, do ta kuptosh begatinë e shtëpisë dhe rëndësinë e saj dhe se çfarë çrregullimi buron nga mospasja e shtëpisë.
Allahu i Lartësuar hebrenjtë e fisit Benu Nadir i dënoi duke ua marrë këtë begati dhe duke i nxjerrë prej shtëpive të tyre. Ai e tregon këtë duke thënë:
”Ai është që në dëbimin e parë i nxori prej shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët nuk besuan. Ju nuk menduat se ata do të dalin, e ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të Allahut, po Allahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën ashtu që me duart e veta dhe me duart e besimtarëve rrëzonin shtëpitë e tyre; pra merrni mësim o ju të zotët e mendjes!” (Hashr, 2).
Shtëpia e muslimanit duhet të ndërtohet mbi bazat e kënaqësisë së Allahut të Lartësuar e të devotshmërisë ndaj Tij:
“A është atëherë më i mirë ai, i cili vuri themelin e ndërtesës së tij tek përkushtimi ndaj Allahut dhe të kënaqësisë së Tij të vyer, apo ai, i cili vuri themelin e ndërtesës së tij të paqëndrueshëm buzë greminës, saqë u thërrmua bashkë me të në zjarrin e xhehenemit? Dha Allahu nuk i udhëzon njerëzit dhalimunë (politeistë, keqbërës).”  (Tevbe, 109).
Muslimani duhet t’i kushtojë rëndësi përmirësimit të shtëpisë, familjes, sepse ai është bari që ka përgjegjësi. Allahu i Lartësuar thotë:
”O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër që nuk kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” (Tahrimë, 6).
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
”Allahu i Lartësuar do ta pyesë çdo bari (përgjegjës) për tufën që ka pasur nën përgjegjësinë e tij, a e ka ruajtur apo e ka humbur, derisa të pyetet njeriu për anëtarët e shtëpisë së vet.”
Shtëpia është faktor i rëndësishëm për ndërtimin e shoqërisë islame, ngase qeliza kryesore e shoqërisë është shtëpia. Çdo shtëpi është një tullë në shoqëri, nëse këto tulla janë të mira, kjo shoqëri do të bëhej aq e fortë, saqë do t’u bënte ballë armiqve të Allahut dhe në të do të përhapej e mira e do të ndalohej e keqja.
Kjo shtëpi mund të nxjerrë burra që do të përmirësojnë gjendjen e shoqërisë. Vetëm prej shtëpive të tilla mund të dalin thirrës shembullorë, kërkues të diturisë, muxhahidë të sinqertë, femra të ndershme, nëna edukatore... etj..
Shtëpia është vendi ku mbrojmë veten, ku jemi të qetë prej të këqijave dhe është vendi ku duhet të rrijë muslimani gjatë kohës së fitnes. Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
”Xheneti qoftë për atë që e mbisundon gjuhën, i mjafton shtëpia e vet dhe për atë që qan mëkatin e vet.”
Të nderuar agjërues!
Shtëpia e muslimanit në Ramazan jeton në devotshmëri dhe frikërespekt ndaj Allahut.
Shtëpia e muslimanit në Ramazan jeton duke praktikuar Sunetin e Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Shtëpia e muslimanit turpërohet prej Allahut të Lartësuar, aty nuk dëgjohet muzika, por dominon qetësia dhe përmendja e Allahut.
Allahu im! Mbushi shtëpitë tona me iman, urtësi dhe rehati!

ZEMRA AGJËRON
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Allahu i Lartësuar thotë: Ai e udhëzon zemrën e tij (drejt besimit të vërtetë) dhe Allahu është i Gjithëditur për çdo gjë.” (Tegabun, 11).
Zemra është bazë e udhëzimit dhe kapital i çdo gjëje. Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
“Në trup ka një copë mishi, nëse ajo është e mirë, i tërë trupi është i mirë, e nëse ajo është e keqe, i tërë trupi është i keq. Ajo është zemra.” (Shënon Buhariu).
Kur zemra është e përmirësuar, njeriu përjeton lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër. Kjo është zemra e gjallë, e ndriçuar nga drita e besimit, e mbushur me përkushtim dhe devotshmëri.
“Vërtet që në të ka padyshim kujtim për atë që ka zemër, ose që vë veshin e dëgjon duke qenë i vëmendshëm e dëshmues.” (Kaf, 37).
Allahu na ruajt nga zemra e vdekur, e cila është e shkatërruar me mëkate, dyshime dhe epshe. Allahu i Lartësuar thotë:
“Në zemrat e tyre ka sëmundje (dyshimi dhe hipokrizie), ndërkohë që Allahu ua ka shtuar edhe më shumë sëmundjen. Për ta do të ketë ndëshkim të dhimbshëm për shkak të asaj që gjithnjë gënjenin.” (Bekare, 10).
“Dhe thonë: “Zemrat tona janë të mbështjella (nuk dëgjojnë as nuk kuptojnë Fjalën e Allahut)”. Jo, përkundrazi, Allahu i ka mallkuar ata për shkak të mohimit të tyre, kështu që fare pak është ajo që ata besojnë.” (Bekare, 88).
“A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ato janë zemra që kanë drynat e vet! (Muhammed, 24).
Të nderuar!
Zemra e besimtarit agjëron në Ramazan dhe jashtë Ramazanit. Agjërimi i zemrës arrihet kur njeriu largohet nga besimet e kota, idhujtaria shkatërruese, dyshimet dhe epshet e shfrenuara.
Zemra e besimtarit është e stolisur me dashurinë ndaj Allahut.
Zemra e besimtarit është e ndriçuar me dritën e mesazhit hyjnor.
“Dritë përmbi dritë! Allahu udhëzon drejt dritës së Tij atë që do Ai. Allahu sjell shembuj e përngjasime për njerëzimin dhe Allahu është për çdo gjë i Gjithëditur. (Nurë, 35).
Zemra e besimtarit agjëron kur ai largohet nga mendjemadhësia, urrejtja, egoizmi, mëkatet.
Zemra e besimtarit agjëron kur ai bie për të fjetur dhe nuk e urren, nuk ka xhelozi dhe nuk mendon të mashtrojë vëllanë e vet besimtar.
”Atij që Allahu ia ka zgjeruar kraharorin (zemrën) në Islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjerët janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin Allahun, të tillët janë në humbje të qartë.” (Zumer, 22).
Për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e zemrës duhet t’u referohemi këshillave dhe udhëzimeve të Allahut dhe të të Dërguarit të Tij. Në vazhdim po ofrojmë dy rekomandime bazë:
1. Besimi në Allahun e Lartësuar dhe lutja për stabilitet: “Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, sepse vetëm Ti je dhuruesi i madh”.
2. Largimi nga mëkatet: Mëkatet e përmbysin zemrën e njeriut dhe e fundosin në humnerat e errëta. Largimi nga të gjitha kategoritë dhe llojet e mëkateve është çështje parësore. Allahu i Lartësuar porosit të Dërguarin e Tij duke i thënë: “O ti (Muhammed) i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i këshilluar)! Dhe Zotin tënd (Allahun) madhëro! Dhe rrobat e tua pastroji (ndyrësitë)! Dhe të keqes së ndyrë (idhujt) largohu!” (Muddeththir, 1-5).
Te: “Dhe rrobat e tua pastroji (ndyrësitë)!”, fjala rrobat lidhet me zemrën, kurse fjala pastroji ka kuptimin përmirësim dhe korrigjim të veprave dhe të sjelljeve.
Allahu im! Çliroji zemrat tona nga prangat e ateizmit dhe të imoralitetit! Vendosi ato nën dritën e udhëzimit, të frikës dhe të respektit ndaj Teje!

GJUHA AGJËRON
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Gjuha ka një agjërim të veçantë. Këtë formë agjërimi e dinë ata, të cilët gjuhën e kanë të ruajtur. Ruajtja e saj nga përgojimi, shpifja, mashtrimet duhet të vazhdojë edhe jashtë Ramazanit. Ruajtësit e gjuhës hyjnë në radhët e të shpëtuarve.
“Vërtetë që tashmë kanë fituar besimtarët. Ata, të cilët janë të nënshtruar në faljen e namazit. Edhe ata, të cilët largohen nga lagvu (fjalët e kota, të rreme e të liga, mashtrimet, përgojimet dhe gjithë çfarë ka ndaluar Allahu).” (Mu’minunë, 1-3).
Dëmet e gjuhës janë të mëdha. Ebu Bekri e kapte gjuhën me dorë, e qante, dhe shprehej: “Kjo do të më humbë”. Ibën Abbasi i drejtohej gjuhës me fjalët: “Flit vetëm të mirën, do të përfitosh ose hesht, do të shpëtosh”.
“Dhe thuaju robërve të Mi se duhet të flasin vetëm fjalët më të mira, sepse vërtet shejtani mbjell mosmarrëveshje mes tyre. Me të vërtetë që shejtani është për njeriun armik i hapur.” (Israë, 53).
“O ju që keni besuar! Largohuni prej dyshimeve. Vërtet mjaft nga dyshimet përbëjnë gjynahe. Edhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave, as mos përgojoni njëri-tjetrin. A do të donte ndonjëri prej jush të hante mishin e vëllait të vet të vdekur? Vërtet që do ta urrenit një gjë të tillë. Dhe kini frikë Allahun. Vërtet që Ai fal dhe e pranon pendimin, është Mëshirëplotë.” (Huxhuratë, 12).
Të nderuar agjërues! Çdo fjalë është e ruajtur. Për çdo fjalë do të jepet llogari. “Nuk ka fjalë që ai (njeriu) të nxjerrë nga goja, veçse për të është një vëzhgues pranë tij i gatshëm (për ta shënuar atë).” (Kaf, 18).
Atëherë, si mund të agjërojë gjuha kur ajo përgojon dhe shpif?! Si mund të agjërojë kur ajo gënjen dhe mashtron?! Si mund të agjërojë kur fyen dhe dëshmon rrejshëm?!
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
Besimtar i mirë është ai prej gjuhës dhe dorës së të cilit muslimanët janë të ruajtur.” (Shënon Buhariu).
Të kujtojmë edhe këtë: I Dërguari i Allahut thotë:
Njerëzit më të urryer tek Allahu janë polemizuesit e ashpër dhe ata që nuk lëshojnë pe në hasmëri.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
”I garantoj shtëpi në qoshet e xhenetit atij që lë polemikën edhe nëse është në të drejtë, shtëpi në mes të xhenetit atij që le gënjeshtrën edhe në shaka, dhe shtëpi në lartësi të xhenetit për atë që ka moral të mirë.” (Shënon Ebu Davudi).
Atëherë, agjërim i vërtetë është kur gjuha është në përmendje të Allahut të Lartësuar. Dhikri më i mirë i këtij lloji është lavdërimi i Allahut me atë që e ka lavdëruar Allahu vetveten dhe me atë që e ka lavdëruar i Dërguari (Lavdërimi dhe paqja e