|
Shkruar nga I panjohur (Nga anglishtja: Osman D. Gashi)
|
|
e enjte , 20 shtator 2007 |
|
Ramazani është “muaj i Kur’anit” sikur thotë Allahu i Gjithëfuqishëm: “Muaji i Ramazanit është ai në të cilin zbriti Kur’ani.” (Bekare, 185). Ky ajet i shpallur nga Allahu i Gjithëfuqishëm në Kur’an ka shumë kuptime, prej të cilave do t’i përmendim në vijim:
1. Të jetë zbritur Kur’ani (prej Levhi Mahfudhit në qiellin e shtatë), në qiellin më të ulët siç mendon Ibën Abbasi radijallahu anhu.2. Ajeti i parë i Kur’anit i është zbritur Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) në muajin e Ramazanit në natën e madhe të Kadrit. (Kjo natë është quajtur kështu për shkak të vlerës dhe pozitës së lartë që ka, e që ua kalon netëve të tjera të vitit).Ramazani është muaj i durimit, i manifestuar me agjërim dhe me adhurim më të madh se sa muajt tjerë. Muslimani që agjëron, abstenon prej ushqimit, pirjes, marrëdhënieve seksuale dhe kështu me radhë përgjatë tërë muajit. Për arsyen që agjërimi konsiderohet si gjysma e durimit (siç transmetohet në hadith), shpërblimi për durim është xheneti, siç thotë Allahu i Gjithëfuqishëm:“Vërtet atyre, të cilët kanë duruar (sabërlinjve) u jepet shpërblim pa masë.” (Zumer, 10).3. Në Ramazan dyert e xhehenemit janë të mbyllura, e dyert e xhenetit janë të hapura dhe shejtanët janë të lidhur. Transmetohet në hadith se Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:“Kur fillon Ramazani, dyert e xhenetit janë të hapura e dyert e xhehenemit janë të mbyllura dhe shejtanët lidhen.” (“të lidhur me zinxhirë” - transmetohet në një hadith tjetër).Në muajin e Ramazanit shejtanët nuk mund të qasen në gjërat dhe dëshirat e njerëzve siç janë qasur normalisht gjatë muajve tjerë, pra kanë kufizime. Si rezultat, cytjet dhe mashtrimet e shejtanit në njerëz zvogëlohen në Ramazan më shumë se herëve tjera.Shejtani madje ka frikë edhe prej ezanit dhe ikametit, duke u larguar kur i dëgjon.Gjithashtu, vetëm para se të fillon Ramazani tek njerëzit paraqitet dukuria e tendencës për pendim për mëkatet që kanë bërë. Shumë prej njerëzve bile tentojnë që të përgatiten për pendim. Për shembull, ndonjë do të pranonte: “Unë i kam bërë dikujt padrejtësi, si mund ta fshij këtë?” Ndonjë tjetër do të thoshte: “E kam bërë një mëkat, si mund të pendohem?” Një i tretë do të thoshte: “Nuk po i vërej disa punë të mosbindjes, si mund të jem më konsekuent?” dhe kështu me radhë.Të gjithë janë të etur për t’u penduar kur të fillon Ramazani. Këto janë shenja që edhe shejtani frikësohet me ardhjen e Ramazanit.Por ka edhe prej atyre që shpirtrat e tyre janë të sëmurë me të këqijat që i kanë bërë, e në Ramazan dihet se zvogëlohet influenca e shejtanit, por prapë në zemrat e këtyre njerëzve mbetet e keqja dhe e liga. Nuk duhet të befasohemi nëse këtyre njerëzve u rritet ligësia gjatë Ramazanit.4. Në Ramazan është nata e madhe e Kadrit, që është më e mirë se njëmijë muaj, siç thotë Allahu i Gjithëfuqishëm:“Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Me lejen e Zotit të tyre zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje (porosi). Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” (Kadr, 3-5).“Njëmijë muaj” janë të barabartë me më tepër se 83 vjet. Duke komentuar mençurinë e këtij ajeti, imam Maliku (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë në veprën e tij Muveta:“Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), e ka treguar moshën e njerëzve që kanë jetuar përpara nesh, kështu që mesatarja e moshës së popullit të tij është më e shkurtër, kështu që populli i tij nuk do të arrijë të njëjtën sasi të veprave të mira si paraardhësit me jetë më të gjatë. Allahu i Gjithëfuqishëm e ka garantuar atë me natën e Kadrit që është më e mirë se njëmijë muaj.”Është fitim vërtetë i madh për atë që e zë këtë natë, e cila është e barabartë me arritjen e fitimit të 83 e më shumë vjetëve të punëve të mira.5. Në Ramazan Allahu i Gjithëfuqishëm iu përgjigjet lutjeve të robërve të Tij. Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:“Çdo muslimani i pranohet lutja (duaja) në Ramazan.”Gjithashtu është transmetuar në shumë hadithe se muslimanët duhet të bëjnë lutje më shumë në kohën e iftarit. Robi duhet t’i bëj lutje Allahut të Gjithëfuqishëm në kohën e iftarit në Ramazan.Marrë nga:www.islamweb.net
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|