|
169. SI TĖ MARR ABDES ME DORĖN NĖ GJIPS? |
|
|
|
|
Pyetja: Selam alejkum. Desha ta di qysh me marr abdes kur e kam dorën në gjips?
Përgjigjja: Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit. Abdesi merret në formën e rregullt përderisa gjymtyrët e trupit janë të shëndosha. Ndërsa, kur ndonjë gjymtyrë është e lënduar dhe e mbështjellë me fasha apo gjips, si rasti i dorës tuaj, atëherë vetëm i jepet me’s (fërkim lehtas) me dorë të lagur mbi gjips pa e dëmtuar gjipsin. Allahu e di më së miri! Bahri Curri, 28.08.2007
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|