|
168. SA REKATE SUNET I KA XHUMAJA? |
|
|
|
Pyetja: Esselamu alejkum. Vëllezër të dashur Allahu ju shpërbleftë për mundin që po e bëni! Kam një pyetje, inshallah do Allahu e më përgjigjeni mundësisht rreth namazit të xhumasë. Sa rekate sunet i ka namazi i xhumasë, para dhe pas farzit? Esselamu alejkum dhe Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigjja: Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit. Sa i përket namazit sunet të xhumasë. Para farzit të xhumasë nuk ka ndonjë argument që ka ndonjë sunet të caktuar me kohë e rekate të caktuara. Por, nga porositë e Pejgamberit përfundojmë se preferohet që të falet diçka para xhumasë, dhe për këtë gjejmë sahabët e nderuar se kanë falur numër të pacaktuar rekatesh para farzit të xhumasë. Disa i kanë falur 12 rekate, disa 10 rekate, disa 8 rekate, e disa edhe më pak, 4 apo 2. Por, edhe nëse nuk fal asgjë, nuk qortohet. Mirëpo, kushdo që vjen më herët në xhami më mirë është të falë diçka, e të angazhohet me namaz. Tek populli ynë e praktikojnë faljen e 4 rekateve. Gjë që është e mirë, por disa dijetarë thonë jo me bindje se është pjesë e domosdoshme e xhumasë. Ndërsa pas farzit të xhumasë, në transmetimin e Muslimit thuhet në hadithin e Pejgamberit alejhi selam: “Kur ndonjëri prej jush e falë xhumanë, le t’i falë pas saj edhe katër rekate”. Që do të thotë se pas farzit janë dhe katër rekate sunet i rregullt i xhumasë. Në një transmetim tjetër të Buhariut dhe Muslimit thuhet se: “Pejgamberi alejhi selam i falte dy rekate pas farzit të xhumasë”. Bashkimi i këtyre haditheve është se kur Pejgamberi alejhi selam i falte në xhami, i falte katër rekate, ndërsa kur i falte në shtëpi i falte dy rekate. Por, këto mund të falen edhe gjashtë rekate sipas mendimit të Abdullah bin Umerit radijallahu anhu. Allahu e di më së miri! Bahri Curri, 25.08.2007
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|