BALLINA arrow PYETJE E PĖRGJIGJE arrow 168. SA REKATE SUNET I KA XHUMAJA?
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 20 nėntor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
168. SA REKATE SUNET I KA XHUMAJA? Bėje PDF Shtyp E-mail

Pyetja:
Esselamu alejkum. Vëllezër të dashur Allahu ju shpërbleftë për mundin që po e bëni! Kam një pyetje, inshallah do Allahu e më përgjigjeni mundësisht rreth namazit të xhumasë. Sa rekate sunet i ka namazi i xhumasë, para dhe pas farzit? Esselamu alejkum dhe Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigjja:
Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit.
Sa i përket namazit sunet të xhumasë. Para farzit të xhumasë nuk ka ndonjë argument që ka ndonjë sunet të caktuar me kohë e rekate të caktuara. Por, nga porositë e Pejgamberit përfundojmë se preferohet që të falet diçka para xhumasë, dhe për këtë gjejmë sahabët e nderuar se kanë falur numër të pacaktuar rekatesh para farzit të xhumasë. Disa i kanë falur 12 rekate, disa 10 rekate, disa 8 rekate, e disa edhe më pak, 4 apo 2. Por, edhe nëse nuk fal asgjë, nuk qortohet. Mirëpo, kushdo që vjen më herët në xhami më mirë është të falë diçka, e të angazhohet me namaz. Tek populli ynë e praktikojnë faljen e 4 rekateve. Gjë që është e mirë, por disa dijetarë thonë jo me bindje se është pjesë e domosdoshme e xhumasë.
Ndërsa pas farzit të xhumasë, në transmetimin e Muslimit thuhet në hadithin e Pejgamberit alejhi selam: “Kur ndonjëri prej jush e falë xhumanë, le t’i falë pas saj edhe katër rekate”. Që do të thotë se pas farzit janë dhe katër rekate sunet i rregullt i xhumasë.
Në një transmetim tjetër të Buhariut dhe Muslimit thuhet se: “Pejgamberi alejhi selam i falte dy rekate pas farzit të xhumasë”.
Bashkimi i këtyre haditheve është se kur Pejgamberi alejhi selam i falte në xhami, i falte katër rekate, ndërsa kur i falte në shtëpi i falte dy rekate.
Por, këto mund të falen edhe gjashtë rekate sipas mendimit të Abdullah bin Umerit radijallahu anhu. Allahu e di më së miri!

Bahri Curri, 25.08.2007


 
< Prapa   Para >

     
Advertisement

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!