BALLINA
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 20 nėntor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė


       

   Drejtimi:
   
Nė Anglisht
   
Nga Anglishtja


TĖ DĖRGUARIT DHE LAJMĖTARĖT Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Ali Hasen Abdul Hamid (Nga arabishtja: Enis Rama)   
e hėnė , 27 gusht 2007
Pasi që Allahu i Lartësuar krijoi krijesat e Tij, zgjodhi prej njerëzve disa burra që t’ua dorëzojë atyre amanetin e kumtimit të urdhëresave të Tij dhe t’i informojnë njerëzit me atë që e kërkon Zoti prej tyre dhe me atë që i obligon dhe i ndalon nga ajo.
Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerë (të asaj kohe).” (Ali Imran, 33)...

“Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!” (Enbija, 25).
Qëllimi esencial për shkak të të cilit Allahu dërgoi pejgamberët dhe i autorizoi lajmëtarët, është të ftuarit e njerëzve në adhurimin ndaj Allahut dhe të përqendruarit në ligjin dhe programin e Tij. Allahu i Lartësuar thotë:
“Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: Adhuroni vetëm Allahun e largonu djajve (adhurimit të tyre).” (Nahl, 36).
E të përqendruarit në fenë e tij nuk është vetëm me namaz e agjërim, mirëpo me çdo gjë, me të cilën Allahu i urdhëroi robërit e Tij, që zemrat e tyre të besojnë në Të, apo t’i kryejnë urdhrat e Tij në veprat dhe punët e tyre. Prandaj, të përqendruarit në fe kërkon të besuarit në Allahun, në engjëjt e Tij, librat, të dërguarit e Tij, ditën e fundit, e gjithashtu kërkon edhe punët e mira, obligimet e kërkuara, si namazin, agjërimin e të ngjashme me të cilat Allahu i obligoi robërit e Tij.
Te këto obligime, urdhra e mësime krijesat nuk kanë mundësi që të arrijnë vetëm me mendjet e tyre, pa ndërhyrjen e fjalëve të Allahut të Lartësuar atyre për ato. Por, i mësuan ato me shpalljen e Allahut të Lartësuar të dërguarve të Tij me kumtimin e pejgamberëve të Allahut urdhrat e Tij drejtuar atyre.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’iu lexojë ajetet e Tij t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të qartë.” (Xhumua, 2).
E kush i përgjigjet pejgamberëve të Allahut dhe lajmëtarëve të Tij, ai është prej të shpëtuarve, e kush refuzon fjalët e tyre dhe nuk pranon thirrjet e tyre, ai është prej të dështuarve.
Allahu i Lartësuar e ka obliguar muslimanin që të besojë në të gjithë pejgamberët e Allahut dhe lajmëtarët e Tij, duke mos bërë dallim midis njëri tjetrit, ngase të gjithë janë të dërguar nga Allahu te krijesat e Tij. Allahu i Lartësuar:
“Ju (besimtarë) thuani: Ne i besuam Allahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre Pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm Atij i jemi bindur.” (Bekare, 136).
Gjithashtu thotë:
“I Dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij...” (Bekare, 285).
Mirëpo, nëse beson ndonjëri prej njerëzve në disa pejgamberë, por nuk beson në të tjerët, ai është i gjymtë në imanin (besimin) e tij ndaj tyre, i tilli është jobesimtar, Allahu atë nuk e fut në xhenet, por e dënon me zjarrin e xhehenemit, Allahu na mbrojt prej tij. Allahu i Lartësuar thotë:
”S’ka dyshim se ata që nuk besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dëshirojnë të bëjnë dallim mes Allahut dhe të dërguarve të Tij, thonë: “Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë”, e mes këtij duan të marrim një rrugë. Të tillët janë jobesimtarët e vërtetë...” (Nisaë, 150-151).
Ky besim në të dërguarit është obligim për besimtarët, i cili i bënë që të dinë numrin e pejgamberëve dhe lajmëtarëve, shpalljet dhe mesazhet e të cilëve parakaluan pejgamberinë e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e të besojnë në ta në përgjithësi dhe ta njohin mesazhin dhe pejgamberinë përfundimtare, vulën e mesazheve dhe shpalljeve, e kjo është pa mëdyshje, shpallja dhe mesazhi i të dërguarit Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Disa prej këtyre pejgamberëve dhe lajmëtarëve, Allahu i Lartësuar i ka përmendur në Kur’anin Fisnik, kurse disa prej tyre nuk i ka përmendur. Allahu i Lartësuar thotë:
“Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë, për të cilët nuk të rrëfyem...” (Nisaë, 164).
E ata, për të cilët na ka rrëfyer Allahu në Kur’an janë: Ibrahimi, Is’haku, Jakubi, Nuhu, Davudi, Sulejmani, Ejubi, Jusufi, Musau, Haruni, Zekerijau, Jahjau, Isau, Iljasi, Ismaili, Eljesau, Junusi, Luti, Hudi, Salihu, Shuajbi, Idrisi, Dhulkifli dhe Ademi.
E që të gjithë këta janë 24 pejgamberë, për të cilët na rrëfeu neve Allahu i Lartësuar në Kur’anin e shenjtë.
Kurse i njëzetë e pesti prej tyre është vula e të gjithë atyre, i fundit prej tyre dhe zotëria i tyre, e ai është i dërguari i Islamit, mbi të qoftë paqja dhe shpëtimi, i dërguar mëshirë për botët, për të cilin Allahu i Lartësuar thotë:
“Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj, por ai ishte i dërguar i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve...” (Ahzabë, 40).
E ky i dërguar i Allahut ka thënë për veten e tij: “Unë jam zotëria i bijve të Ademit, e nuk është kjo lavdërim”.
Gjithashtu obligohet për muslimanin që ta dijë se nuk ka pasur popull prej popujve të kaluar në të gjithë shekujt e mëparshëm, e që të mos ketë dërguar Allahu i Lartësuar të dërguar, i cili e ka thirr popullin e tij tek Allahu dhe e ka drejtuar atë kah e vërteta.
Allahu i Lartësuar thotë:
“E nuk pati asnjë nga popujt që nuk pati të dërguar.” (Fatir, 24).
“Secili popull kishte të dërguar...” (Junus, 47).
Gjithashtu thotë:
“Pasha Allahun! Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj...” (Nahl, 63).
Obligohet besimi në të gjithë këta të dërguar, edhe pse nuk iu janë përmendur emrat në Kur’an të gjithëve.
I Dërguari, të cilin e dërgon Allahu i Lartësuar te populli i tij, është njeri i zgjedhur nga mesi i popullit të tij, mirëpo ai posedon cilësi të larta dhe veçori fisnike, të cilat nuk gjendeshin te askush përveç se tek ai prej popullit të tij. Allahu i Lartësuar thotë:
“Allahu zgjedh të dërguar prej engjëjve dhe njerëzve. Allahu dëgjon dhe sheh.” (Haxhxh, 75).
Gjithashtu thotë:
“Më së miri Allahu e di ku ta vërë dërgesën (risalen) e vet.” (En’amë, 124).
Pejgamberllëku apo shpallja është dhuratë e shtrenjtë nga Allahu i Lartësuar, i veçon me të disa prej robërve, e ata, siç u përmend, janë posedues të cilësive me vlera të larta e të plota, që të mund të qëndrojnë përballë obligimeve të shpalljes dhe të jenë shembuj fisnikë që pasohen në çështjet e kësaj bote.
I Dërguari në të vërtetë është njeri i krijuar nga Allahu, e godet ajo çka i godet të tjerët: shëndet dhe sëmundje, fuqi e dobësi, jetë dhe vdekje. Allahu i Lartësuar thotë:
“Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i Dërguar. Edhe para tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose nga lufta)? E kushdo që të kthehet prapa nuk i bën dëm Allahut aspak, kurse Allahu do t’i shpërblejë mirënjohësit.” (Ali Imran, 144).
Çdo i dërguar prej të dërguarve që kanë kaluar, si njeri i krijuar nga Allahu, nuk disponon gjithësinë, e as që ka në dorë dobinë apo dëmin e ndokujt, e as që ndikon në dëshirën dhe vullnetin e Allahut, e as që din diç nga sekreti, përveç atë që ia ka mësuar Allahu atij, siç thotë Allahu i Lartësuar:
“Thuaj unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do Allahu. Sikur ta dija të fshehtën, do të shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë.” (A’rafë, 188).
Që të gjithë këta të dërguar, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ta, kanë qenë të një qëllimi e synimi, e ai ka qenë t’i largojnë njerëzit nga humbja, t’i nxjerrin ata nga errësira në dritë dhe kanë qenë thirrës në të mirë, drejtues dhe imamë të përmirësimit, ashtu siç i cilësoi Zoti ynë në Kur’anin e Lartë:
“Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë që udhëzonin sipas urdhrit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zekatit dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë.” (Enbija, 73).
Çdonjëri prej tyre vinte pas tjetrit që ta plotësojë thirrjen e tij dhe ta përsosë rrugën e tij, derisa Allahu plotësoi fenë e tij, përfundoi pejgamberët dhe lajmëtarët e Tij me vulën dhe zotërinë e tyre, të dërguarin e Allahut Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e feja e tij ishte ajkë e feve të mëparshme, dhe thirrja e tij ishte thirrje e plotë dhe e përhershme deri në çastin e fundit (ditën e kijametit), siç thotë Allahu i Lartësuar:
“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, dhe jam i kënaqur që fe e juaj të jetë Islami...” (Maide, 3).

Marrë nga:
Libri “Islami i lehtësuar” - Ali Hasen Abdul Hamid


 
Para >

     

    3. Nata e Kadrit - 563KB
    2. Leximi i Kur'anit - 491KB
    1. Përfitimet nga Agjërimi - 1067KB

    !!! Shkarkoni duke i klikuar !!!

   
Google

Kliko!
Advertisement

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!