BALLINA arrow PYETJE E PĖRGJIGJE arrow Kategoritė arrow Namazi arrow 167. KUR I BIE NJĖ E TRETA E NATĖS?
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 28 gusht 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
167. KUR I BIE NJĖ E TRETA E NATĖS? Bėje PDF Shtyp E-mail
Pyetja:
Es-selamu alejkum! Prej kur mund të llogaritet pjesa 1/3 e natës, gjegjësisht në sa ora bëhet fjalë? Unë jam në punë dhe punoj, elamdulilah. Allahu ma ka mundësuar të bëjë namaz edhe në punë, aty ku punoj. A bën me e falë vetëm farzin, për shkak që të mos vonohem, si dhe t’i lë kohë edhe një kolegu tim që pas meje edhe ai ta falë namazin, po ashtu edhe për të mos menduar shefi që po iki nga puna?
A bën m’i ngrit duart për të bërë dua pas farzit, kur falem vetëm, jo me xhemat? Kur e fali çfarëdo namazi vetëm, a bën me lexue me zë, ngase kështu e ndiej veten më të koncentruar në namaz, ndërsa kur falem pa zë më shkojnë mendtë gjithkah? Selam alejkum.

Përgjigjja:
Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit.
- Një e treta e natës nuk është e caktuar me orë të fiksuar, sikur që mendojnë shumëkush. P.sh. si rasti i mesnatës që njerëzit mendojnë se është ora 12 e natës. Por, realiteti është se gjysma e natës caktohet duke bërë llogarinë kohore mes perëndimit të diellit dhe fundit të natës, ndahet kjo kohë në dysh të barabartë dhe te ai kufi, i bie gjysma e natës. Por, meqë perëndimi i diellit dhe fillimi i ditës ndryshon prej vendit në vend, atëherë edhe gjysma e natës ndryshon, pra ajo mund të jetë e ndryshme, në ora 1:00, apo në 1:30, etj..
Ndërsa, kështu llogaritet edhe një e treta e natës. Matet koha prej perëndimit të diellit, i cili ndryshon varësisht prej vendit, deri në fundin e natës, ndahet në tre pjesë të barabarta kohore, dhe pjesa e tretë është një e treta e natës. E nuk ka orë të caktuar, por caktohet sipas natës së çdo vendi.
- Lidhur me faljen e vetëm të farzit të namazit kur njeriu nuk ka kohë apo mundësi, kjo është e lejuar. Farzi është i kërkuar në rend të parë, ndërsa sunetet kryhen nëse ke mundësi, e meqë në rastin tuaj s’keni kohë, atëherë mund t’i lini ato, por sa herë që t’ju jepet mundësia duhet t’i falni edhe ato, e jo t’i lini edhe kur të jeni të lirë.
- Ngritja e duarve gjatë duasë pas namazit me imam apo pa imam, për këtë është folur edhe më parë, andaj mund ta lexoni përgjigjen e kësaj në kategorinë: NAMAZI, pyetja nr.143.Duaja publikisht me imam pas çdo namazi, të cilin e gjeni në linkun:
http://fjalaebukur.com/sq/content/view/589/68/
- Ndërsa kur të falet namazi (vetëm pa imam), a bën të lexohet me zë. Në namazet farze që janë me zë (sabahu, akshami e jacija në dy reqatet e para), bën të lexohet me zë të vogël sa e dëgjon veten (por mundet edhe pa zë siç është parimi bazë), ndërkaq në ato pa zë (dreka e ikindia) jo.
Ndërsa, në ato vullnetare (nafile-jashtë farzit), nëse i falë ditën, i falë pa zë, kurse natën ai i ka dy mundësi: ose t’i falë me zë sa e dëgjon veten, ose pa zë.
Kjo lejohet nëse i ndihmon falësit (që falet vetëm) në sigurinë e leximit, përndryshe më mirë është t’i përmbahet rregullit bazë. Ngase dijetarët kanë diskutime rreth lejimit të leximit me zë nëse ai është i sigurtë në qartësinë dhe drejtëleximin e fatihasë dhe sures. Allahu e di më së miri!

Bahri Curri, 18.08.2007


 
< Prapa   Para >

     
Minberi i fjalės sė lirė! Anėtarėsohu nė Forumin Fjala e Bukur - Grup
Udhėzim:1. Shkruaj emailin 2. Kliko Anėtarėsohem 3. Konfirmo
Shkruaj Email-in kėtu:
Shfleto Arkivinforumin tonė nė google.

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!