|
166. AGJĖRIMI ME DY NIJETE |
|
|
|
|
Pyetja: Kam një pyetje për ju redaksi e nderuar! Kam agjëruar ditët e shevalit, por kam agjëruar me dy nijete, edhe për sheval e edhe për kohën gjatë menstruacioneve. A më pranohet agjërimi? Allahu ju shpërbleftë me xhenet!
Përgjigjja: Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit. Motër e nderuar, inshallah Allahu ua pranon të gjitha adhurimet, e edhe këtë agjërim! Sa i përket agjërimit në fjalë, nuk lejohet të bëhet agjërimi me dy nijete, e sidomos kur ka të bëjë me agjërimet farze. Pra në rastin tuaj, agjërimi farz (kompensimi i ditëve të ramazanit, ngase keni qenë me të përmuajshmet) është më i rëndësishëm dhe ka përparësi, andaj dhe ky agjërim llogaritet vetëm si kompensim (farz) dhe jo edhe (sunet) për ditët e shevalit. Nëse njeriu ka borxh ndonjë ditë agjërimi, duhet të shpejtojë ta kompensojë atë, e më pastaj të agjërojë agjërime vullnetare sa të dojë, por jo të përzihen, një veprim me dy nijete. Allahu e di më së miri! Bahri Curri, 14.08.2007
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|