BALLINA
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 20 nėntor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė


       

   Drejtimi:
   
Nė Anglisht
   
Nga Anglishtja


UDHĖTIMI IM NĖ ISLAM Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Hannah (Nga italishtja: Rexhije Ahmeti)   
e enjte , 16 gusht 2007
Es-selamu alejkum!
Udhëtimi im në Islam filloi rastësisht. Kisha shokë të huaj muslimanë dhe mahnitesha me ta se si përballonin jetën. Në të vërtetë, edhe pse, si të gjithë imigrantët çdo ditë duhej të përballonin probleme dhe vështirësi, asnjëherë nuk i shihja se kishin humbur guximin; kishin një forcë të brendshme shumë të madhe dhe gjithmonë buzëqeshnin. Kuptova që ishte feja e tyre që ua dhuronte këtë paqe. Ky të mbështetur Zotit dhe vullnetit të Tij.
Kështu fillova të informohem mbi Islamin, të bëj pyetje. Mjerisht, bota në të cilën isha edukuar më vështirësonte kuptimin e disa aspekteve të Islamit, si për shembull, shamia dhe poligamia. Duhet të them që unë gjithmonë kam besuar Zotin edhe pse nuk isha praktikante, nga njëra anë, sepse prindërit e mi, si shumica e italianëve, nuk praktikonin fenë, veçse në raste të veçanta, nga ana tjetër sepse nuk pajtohesha me disa aspekte të fesë katolike (fakti që gjithmonë të ketë një ndërmjetës për të mundur të kontaktosh me Zotin, si t’u lutesh Shenjtëve, apo obligimi për t'i rrëfyer mëkatet një prifti për të mundur që ta fitosh faljen), ndërsa në tjera aspekte e kisha shumë vështirë t'i kuptoj (si për shembull trinitetin).
Sidoqoftë për shumë vite vazhdova të jem agnostike. Kisha shumë paragjykime rreth Islamit, besoja se ishte një fe që nënshtron gratë, që nxit dhunën, siç na e bëjnë të besueshme masmediat.Pastaj, para tre vjetëve shkova në Angli për punë, dhe atje u njoftova me disa muslimanë që punonin me mua, në mes të tyre edhe disa vajza. Asnjëherë nuk kisha pasur kontakte me gra muslimane më parë, sepse shokët imigrantë, për të cilët fola më parë, ishin vetëm djem, edhe pse disa prej tyre ishin të martuar, gratë e tyre gjendeshin në vendlindjet e tyre.
Këto vajza mbanin shami, por nuk merakoseshin për këtë, nuk kishin asnjë shenjë vuajtjeje, përkundrazi, gjithmonë buzëqeshnin, ishin shumë të sjellshme dhe simpatike. E vërejta se çdo ditë, në të njëjtën orë, bënin pauzë në punë dhe një ditë pyeta njërën prej tyre ku shkonin. Në mënyrë shumë natyrale më tha: Është ora e faljes (namazit), do të shkoj te Zoti im.
Një ditë i thashë njërit prej tyre: “Dua të di më shumë për fenë tënde”, dhe ai më dha disa libra, dhe ma dha adresën e një motre që mësonte leximin e Kur’anit. El-hamdulilah, kjo motër më ka ndihmuar shumë, sepse më ka ndihmuar ta njoh Kur’anin. Absolutisht gjëja që dua më shumë është leximi dhe recitimi i Kur’anit, sepse ka një bukuri të pafund. Sa më shumë që e studioj aq më shumë e kuptoj. Sa e zbrazët ka qenë jeta ime më parë, dhe sa gabime kam bërë në të kaluarën, por Allahu është i Mëshirshëm, Ai është që pranon pendimin. Çdo ditë falënderoj Allahun (subhanehu ve teala) që e hapi zemrën time ndaj Islamit, el-hamdulilah!

Marrë nga:
http://ummusamaracconta.iobloggo.com/archive.php?eid=165

 
< Prapa   Para >

     

    3. Nata e Kadrit - 563KB
    2. Leximi i Kur'anit - 491KB
    1. Përfitimet nga Agjërimi - 1067KB

    !!! Shkarkoni duke i klikuar !!!

   
Google

Kliko!
Minberi i fjalės sė lirė! Anėtarėsohu nė Forumin Fjala e Bukur - Grup
Udhėzim:1. Shkruaj emailin 2. Kliko Anėtarėsohem 3. Konfirmo
Shkruaj Email-in kėtu:
Shfleto Arkivinforumin tonė nė google.

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!