|
163. PASOJAT E MASTURBIMIT |
|
|
|
|
Pyetja: Esselamu alejkum. Hoxhë, jam i martuar dhe praktikoj Islamin, i fali pesë vaktet dhe mundohem t’i përmbahem Sunetit. Tash jam 28 vjeç, kur kam qenë fare i ri kam pas epsh të fortë dhe shpesh kam praktikuar masturbimin, sepse ndryshe nuk qetësohesha. Tani kam vënë re se më ka rënë potenca seksuale dhe çdo ditë po keqësohem. Ju lutem më këshilloni se çfarë duhet të bëj pa marrë mjekime te mjeku, sepse te mjekët nuk shkoj pasi më vjen turp, dhe po t’u them atyre, do të mendojnë keq për ne. Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigjja: Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit. Vëlla i dashur! Lusim Allahun të ju ndihmojë dhe t’ju shërojë. Kjo është një prej arsyeve pse ndalohet masturbimi. Pasi që kjo ka ndodhur, atëherë ju duhet të pendoheni te Allahu dhe ta luteni Atë për shërim e tejkalim të situatës. Duaja mund të bëjë gjithçka. Në këtë gjendje ju duhet të konsultoheni edhe me mjekun, para se të bëhet përkeqësimi i mëtejshëm i gjendjes. E di se ngurroni të shkoni te mjeku, por ju që në fillim po mendoni keq për mjekët se ata do t’ju keqkuptojnë. Duhet të përballeni me këtë dhe t’i merrni hapat e nevojshëm: Edhe lutjen (duanë), por edhe konsultimin e mjekut. Allahu e di më së miri! Bahri Curri, 12.08.2007
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|