|
Pyetja: Selam alejkum. Kisha dashur të di përse në disa faqe tjera të internetit kam lexuar se masturbimi nuk është mëkat. Për shembull, unë jam një djalë i martuar, jetoj në Perëndim, ende s’kam mundur ta marrë gruan time këtu, dihet problemi me letra. A më lejohet mua të bëj masturbim për t’i ikur mëkateve që të mos shkoj me ndonjë femër tjetër? Unë nuk dua ta tradhtoj gruan time, por kuptohet se kam nevojë për të.
Unë kam lexuar se në këtë rast lejohet masturbimi, atëherë si u bë që disa dijetarë thonë se është mëkat, e disa të tjerë thonë se lejohet për t’i ikur mëkatit. I njëjti rast vlen edhe kur gruaja është me menstruacione, apo në kohën e lehonisë, në të cilat kohë është e ndaluar rreptësisht marrëdhënia seksuale. A lejohet në këtë rast masturbimi? Dua të di edhe një çështje tjetër, a është mëkat thithja e organit, apo marrja në gojë e të dy çifteve kur janë të pastër? Edhe për këtë kam lexuar se nuk është mëkat, dua sqarime, edhe pse po më vjen turp për këto pyetje? Allahu ju shpërbleftë dhe ma bëni hallall!
Përgjigjja: Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit. Çështja e masturbimit është bërë problem akut tek shumë të rinj e të reja (të martuar dhe të pamartuar), çështje, e cila sipas Islamit konsiderohet e ndaluar. Ngase kënaqja seksuale e organit dhe shfryrja e epshit bëhet vetëm në mënyrë të natyrshme: marrëdhëniet seksuale mes dy bashkëshortëve. Dhe nëse bëhet në ndonjë formë tjetër, si rasti i masturbimit, ai nuk ka ndonjë efekt pozitiv, por është shumë dëmtues për shëndetin e njeriut, sidomos në aspektin seksual e psikologjik. Duke qenë i tillë, ai s’mund të garantojë ndalimin nga zinaja, madje vetëm mund të shtojë edhe më shumë dëshirën për kontakt seksual. Të përdoret masturbimi si masë preventive për t’u mbrojtur nga zinaja nuk është e drejtë, ngase ne duhet të përfillim këshillat islame lidhur me këtë, veçanërisht hadithin e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), i cilit thotë: “O ju të rinj! Kush ka mundësi për martesë, le të martohet; ajo të ndal nga shikimi i ndaluar (haram) dhe siguron mbrojtje për organet gjinore. Ai që s’ka mundësi, le të agjërojë; agjërimi është frenuesi i epshit.” (Shënon El-xhema’ah). Ky hadith e përjashton masturbimin si mundësi, madje edhe për të martuarit që janë larg grave të tyre, apo gratë janë gjatë mujoreve të tyre. Andaj ruajtja më e mirë është respektimi i udhëzimeve islame, si: pajisja me iman të fortë, frika ndaj Allahut, martesa, largimi nga shoqëria e keqe, ruajtja e shikimit, agjërimi dhe ibadetet tjera. Ndërsa, lidhur me atë se ka disa dijetarë që e lejojnë një gjë të tillë në rastet që edhe ju i përmendet, ata nisen nga fakti se nëse njeriu patjetër duhet ta bëjë njërën prej dy mëkateve (të këqijave), ata zgjedhin të keqën më të vogël. Në rastin konkret, zinaja dhe masturbimi, dhe ata zgjedhin masturbimin si mëkat më i vogël. Por, kjo rregull vlen kur nuk kemi argumente lidhur me çështjen, ndërsa ne këtu kemi argumente që lidhen direkt me rastin dhe duhet t’u përmbahemi atyre, e të largohemi nga një arsyetim i tillë, ngase dhe mëkati nuk largohet me mëkat. Sa i përket seksit oral, ai konsiderohet i lejuar, përderisa nuk ka asnjë argument që e ndalon atë. Por, nisur nga natyra e sjelljes dhe veprimit, që nuk përshtatet me temperamentin e besimtarit musliman, një gjë e tillë nuk është e arsyeshme të praktikohet. Allahu e di më së miri! Bahri Curri, 12.08.2007
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|