|
160. KAM QEJF TĖ BĖHEM HOXHĖ! |
|
|
|
|
Pyetja: I drejtohem hoxhës, dhe i them se kam qejf të shkoj në Medrese e t’i përkushtohem shumë fesë. Jam nxënës i shkëlqyeshëm, babagjyshin e kam haxhi, rrjedh nga një familje ta quajmë fetare. A mund të bëhem edhe unë një hoxhë i mirë si ju? Ju faleminderit dhe selam alejkum.
Përgjigjja: Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit. Vëlla i dashur! Falënderojmë Zotin për përkushtimin e madh që keni. Në radhë të parë, kërkohet prej secilit prej nesh që të jemi besimtarë të sinqertë e të mirë, e pastaj gjithsecili e zgjedh nga një profesion në jetë. Më vjen mirë që jeni një familje e mirë dhe fetare. Sa i përket dëshirës sate që të bëhesh hoxhë, mund të regjistrohesh në Medrese dhe si nxënës i shkëlqyeshëm që je mund të arrish suksese në mësime dhe në jetë. Për të pasur sukses lypset të kesh vullnet të madh, vetëmohim, vendosmëri e punë të vazhdueshme, por mbi të gjitha duhet të kesh bindje dhe sinqeritet të plotë ndaj Allahut, si dhe Atij t’i mbështetesh çdoherë. Puna është nga ne me ndihmën e Allahut, dhe suksesi është vetëm nga Allahu. Ju përshëndes dhe ju uroj fat e suksese! Allahu e di më së miri! Bahri Curri, 10.08.2007
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|