|
159. A LEJOHET EMRI MERDIJAN PĖR DJALĖ? |
|
|
|
|
Pyetja: Selamun alejkum ve rahmetullah! Emrin e djalit tim Merdijan e kemi lexuar me gruan time në librin “EMRA PËR FËMIJË MUSLIMAN”, aty shkruante se “Merdijan” do të thotë: “I pëlqyer, i këndshëm”. Por, shumë njerëz po na pyesin përherë se ku e keni gjetur këtë emër?! Mua po më vjen rëndë kur po më thonë kështu. Unë kam menduar se është emër musliman, andaj dhe po ju pyes juve? Ju faleminderit për përgjigjen! Selam alejkum.
Përgjigjja: Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit. Vëlla i dashur, pikësëpari lusim Allahun që t’i jap fëmijës tuaj fat, të mira dhe jetë të mbarë, e inshallah bëhet prej muslimanëve të mirë! Sa i përket emrit Merdijan, nuk ka kurrfarë pengese t’i vihet fëmijës, ngase ka kuptimin “I kënaqshëm, i pranueshëm”, si dhe ato që i përmendet ju në pyetje. Bën pjesë në grupin e emrave muslimanë, por mospraktikimi i tij te njerëzit tanë më herët, tanimë iu duket i çuditshëm. Është për t’u habitur nga fakti se si njerëzit çuditen nga emrat e rrallë islamë, e nuk çuditen nga emrat e përçudshëm joislam që s’kanë të bëjnë aspak me ne, ku edhe fëmijët i çorodisin me lloj lloj emrash. Dihet fare mirë se i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) na ka urdhëruar që t’u ngjesim fëmijëve emra të mirë, ngase po me këta emra do të thirren edhe në xhenet. Sa i përket fjalës “merdija”, përmendet në Kur’an, në suren Merjem, ajeti 55. Allahu e di më së miri! Bahri Curri, 10.08.2007
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|