|
157. GRIMOSJA E VAJZAVE TĖ PAMARTUARA DHE KUFIZIMI I SYVE? |
|
|
|
|
Pyetja: Desha të di se a u lejohet vajzave të pamartuara grimosja, apo vetëm kufizimi i syve me laps të zi?
Përgjigjja: Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit. Motër e nderuar! Fillimisht duhet ditur se zbukurimi i femrave në esencë është i lejuar vetëm për burrat e tyre, ngase ka shumë argumente (ajete e hadithe) që ndalojnë shfaqjen e bukurive dhe të stolive të tyre, përveç se para burrave të tyre. Andaj çdo femër, e martuar apo e pamartuar, e ka të ndaluar të zbukurohet (qoftë me grimosje, apo kufizim të syve, apo diçka tjetër) e të dalë para meshkujve të tjerë. Madje, jo vetëm zbukurimi, por edhe çdo gjë që është ekstravagante, apo e dallueshme, që shkakton tërheqjen e vëmendjes së të tjerëve, qoftë veshje (apo edhe ngjyra e veshjes), apo sjellje, apo grimosje, është e ndaluar. Në këtë ndalesë hyn edhe dalja e shpeshtë dhe e panevojshme e femrës në rrugë, në vende publike dhe në udhëtim. Madhështia dhe bukuria e femrës qëndron në besimin, moralin, edukatën dhe karakterin e saj. Allahu e di më së miri! Bahri Curri, 07.08.2007
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|