BALLINA arrow FAMILJE arrow PSE FEMRAT QAJNĖ?
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 20 nėntor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
PSE FEMRAT QAJNĖ? Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga I panjohur (Pėrktheu: B. Dauti)   
e hėnė , 06 gusht 2007
Një djalosh i vogël e pyeti nënën e tij:
- “Pse qanë?”
- “Sepse kam nevojë” - tha ajo.
- “Nuk po të kuptoj” - tha ai.
Nëna e tij vetëm e përqafoi atë, dhe i tha:
- “Edhe kurrë nuk do ta kuptosh!”
Më vonë djaloshi i vogël e pyeti babanë e tij:
- “Pse nëna qanë pa arsye?”
- “Të gjitha femrat qajnë pa arsye” - babai i tij u përgjigj pa kujdes.
Djaloshi i vogël, ende duke e pyetur veten pse gratë qajnë, më në fund e pyeti shejhun (një dijetar).
- “Ai me siguri e din përgjigjen” - mendoi ai.
- “O shejh! Pse gratë qajnë aq lehtë?”
Shejhu iu përgjigj:
- “Kur Allahu krijoi gruan e bëri atë shumë të veçantë. I bëri supet e saj aq të fuqishme që të mbajnë peshën e botës.
I dha asaj fuqi të brendshme që të durojë lindjen e fëmijës, edhe refuzimin që vjen prej fëmijës së saj.
I dha asaj fuqi që e mban atë të vazhdojë më tutje kur të tjerët dorëzohen, dhe të kujdeset për familjen e saj përgjatë sëmundjeve dhe lodhjeve pa u ankuar.
I dha asaj ndjeshmëri që t'i dojë fëmijët e saj në të gjitha rrethanat, bile edhe kur fëmija i saj e lëndon atë shumë rëndë.
I dha asaj fuqi ta durojë burrin e saj për gabimet që bën ai dhe i dha formë asaj prej brinjës së tij që ta mbrojë zemrën e tij.
I dha asaj mençuri të kuptojë se burri i mirë asnjëherë nuk e lëndon gruan e tij, por ndonjëherë e vë në provë fuqinë e saj dhe vendosmërinë e saj që të qëndrojë prapa tij e vendosur.
Dhe së fundi, Ai i dha asaj një lot. Këta lot janë të saj dhe ajo mund t'i përdorë kurdo qoftë që ka nevojë ajo për ata (lot).
I nevojiten pa arsye, pa sqarime, ata janë të saj (lotët)”.
- “E sheh biri im, bukuria e gruas nuk është ne veshjen e saj që ajo e vesh, apo bukuria e fytyrës së saj, ose mënyra se si ajo krehë flokët e saj. Bukuria e gruas duhet të shikohet në sytë e saj, sepse ajo është rruga drejt zemrës së saj-vendi ku dashuria jeton.”
Djaloshi i vogël e mori përgjigjen e tij dhe kurrë nuk e bëri atë pyetje përsëri.

 
< Prapa   Para >

     
Advertisement

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!