BALLINA arrow PYETJE E PĖRGJIGJE arrow Kategoritė arrow Namazi arrow 155. SI T’IA BĖJ PĖR DREKĖN QĖ MĖ KA MBETUR PA FALĖ?
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 20 nėntor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė
155. SI T’IA BĖJ PĖR DREKĖN QĖ MĖ KA MBETUR PA FALĖ? Bėje PDF Shtyp E-mail
Pyetja:
Selam alejkum, desha të pyes se si t’ia bëj për namazin? Unë jetoj në Zvicër, kam një zanat dhe kam gjetur punë, por koha e namazit të drekës dhe të ikindisë po më vonohen, e s’po mundem m’i fal me kohë, madje dreka po më mbetet gjithmonë kaza, ndërsa ikindinë po e fali një orë para akshamit. A më pranohet vonimi i këtyre dy namazeve, por unë s’po e bëj këtë me qëllim? Selam alejkum dhe Zoti të shpërbleftë!

Përgjigjja:
Falënderimi dhe mirënjohja i takojnë Allahut të Plotfuqishëm, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në Ditën e Kijametit.
Vëlla i dashur! E kemi përmendur edhe në përgjigjet e mëhershme, se besimtari duhet të bëjë përpjekje dhe të sigurojë kohë të mjaftueshme në orarin e tij të punës për faljen e namazeve. Ngase vonimi i namazit, apo mosfalja e tij, pa arsye është e papranuar. Por nëse nga arsye të justifikueshme, apo nga pamundësia, të kalon koha e drekës pa e falur drekën, atëherë pasi që përmendet se një orë para kohës së akshamit jeni të lirë dhe mund ta falni ikindinë, ju duhet të veproni si në vijim: Së pari e falë drekën kaza vetëm farzin, e pastaj e falë ikindinë, ngase ikindia është në kohën e vet, edhe pse pak e vonuar, por kur është me arsye ajo është e pranuar inshallah. Duhet vepruar në këtë mënyrë për të mos e prishur renditjen e namazeve.
Për të ditur më tepër rreth natyrës së këtij problemi mund të lexoni edhe në përgjigjet tjera që janë dhënë në webfaqen tonë, që kanë ngjashmëri, në adresat në vijim, që të gjitha në kategorinë NAMAZI:Pyetja nr. 43. NAMAZI KAZA, në linkun:
http://fjalaebukur.com/sq/content/view/258/68/
Pyetja nr. 46. DREKA DHE IKINDIA MË MBESIN PA FALË, NGASE JAM NË SHKOLLË, SI T’IA BËJ?, në linkun:
http://fjalaebukur.com/sq/content/view/261/68/
Pyetja nr. 110. A ËSHTË HARAM VONIMI I NAMAZIT?, në linkun:
http://fjalaebukur.com/sq/content/view/386/68/
Pyetja nr. 153. FALJA E NAMAZIT, TË CILIN S’KAM MUNDUR TA FALË, APO E KAM HARRUAR?, në linkun:
http://fjalaebukur.com/sq/content/view/651/68/
Allahu e di më së miri!
Bahri Curri, 29.07.2007

 
< Prapa   Para >

     

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!