|
Mbase ndonjëherë do mund të mendosh se ke bërë një gabim që më ke zgjedhur për bashkëshorte të jetës, dhe kjo mund të të pengojë në bashkëveprimet ditore që i kemi. Me kohë frikohem se dashuria jote do të shndërrohet në urrejtje, durimi yt do të kalojë në zemërim dhe situata e qetë mes nesh do zbehet.
Burri im i dashur! Ndoshta kur jeta kalon në fazën e ndezur me tensione dhe gjen veten i zënë me shumë punë, ndodh që nuk do kesh kohë për mua, dhe kohën që do duhej ta kaloje me mua do humbiste. Me një sinqeritet do jap aq sa mundem që të të bëj të lumtur në jetë. Por, a nuk është e drejtë që edhe unë të kem përkujdesjen tënde? Do të shikoj të jem e vëmendshme, por kam frikë se në sytë e tu mund të duket e padrejtë dhe e gabuar. Pra, më fal dhe më buzëqesh, ashtu siç e përshkruante të Dërguarin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nëna e besimtarëve, Aishja radijallahu anha. Dhe në këtë mënyrë, shpresoj se do të më vlerësosh për virtytet e tjera që i kam. A nuk ka thënë Allahu në Kur’an, Ai, i Cili na bashkoi në martesë dhe vendosi dashurinë në zemrat tona: “O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t'i shtrëngoni për t'u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.” (Nisaë, 19). Po ashtu i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Më i ploti besimtar me iman është ai që është më i miri në moral, kurse më të sjellshmit prej jush janë ata që janë më të sjellshmit ndaj grave të tyre.” (Shënon Tirmidhiu). Burri im i dashur! Duhet ta dish se nuk ka krijesë njerëzore që nuk gabon, vetëm Allahu i Përjetshëm është i Përkryer. Nuk është e drejtë për ty, apo për mua, që thjesht t’ia marrim gabimet dhe të metat njëri tjetrit në llogarinë tonë, derisa të metat tona t’i lëmë anash. Do mundohem të jem një bashkëshorte besnike ndaj teje, dhe të dëgjoj gjithmonë, por shpresoj se do më falesh dhe harrosh kur gaboj. I kam lënë prindërit, vëllezërit dhe motrat e dashura që të jem me ty, Dua që të ma mbushësh zemrën me dashuri. Të më dashurosh si një rrebesh shiu. Nuk dyshoj aspak që të kam zgjedhur bashkëshort. E çmoj devotshmërinë tënde çdo ditë dhe devotshmëria jote të bën të dukesh si njeriu më i mirë për mua. Më kujtohet ngjarja e shoqëruesit të Resulullahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Aliut radijallahu anhu, kur është pyetur nga një njeri: “E kam një vajzë, me kënd ta martoj? Aliu r.a. iu përgjigj: ”Ajo duhet ta martojë njeriun që ka devotshmëri në zemrën e tij, nëse ky njeri e do atë, ai do e shkëlqejë atë, por nëse nuk e do, nuk do ta lëndojë asnjëherë.” Në fakt ti je ky. Elhamdulil-lah, burri im i dashur dashuria jote më bën të ndjehem si gruaja më e lumtur në botë. Ndofta kur ndodhemi para një situate të vështirë për shkak të gabimeve të mia, dhe në këtë moment ti do dëshiroje të kishe një grua më të mirë. Të lutem bëhu i ndërgjegjshëm, egoizmi dhe moskujdesi yt mund të drejtojë në sjellje jo të mira. Të lutem, m’i përmirëso gabimet e mia me butësi e mirëkuptim, mos u bën i ashpër ndaj meje. Nëse sheh ndonjë të metë në anën time kujtoje mesazhin e Resulullahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem drejtuar neve: “Le të mos e urrejë besimtari besimtaren. Nëse ndonjë gjë nga ajo nuk i pëlqen, ndoshta mund të i pëlqeje diçka tjetër.” (Shënon Muslimi). Burri im i dashur! Të lutem të kërkosh rizkun në hallall, sepse burri duhet të marrë përgjegjësinë për familjen e tij të dashur. A nuk na ka mësuar i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur ka pyetur Muavije të Dërguarin e Allahut: “Çfarë detyra ka secili prej nesh ndaj gruas së vet?” (Pejgamberi) Tha: “Ta ushqesh kur të ushqehesh vetë, ta veshmbathësh kur këtë e bënë për vete, mos ta mallkosh dhe mos ta lësh vetëm askund përveç në shtëpi.” (Hadith hasen, shënon Ebu Davudi, i cili thotë: “Mos e qorto” e ka kuptimin: Mos i thuaj: Allahu të shëmtoftë!) që do të thotë se burri duhet të përmbush nevojat për familjen e tij. Mos u bën i ashpër ndaj meje, sepse Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk ka qenë asnjëherë i ashpër ndaj grave te tij. Burri im i dashur! Më kujtohet një hadith nga Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Kjo botë është dëfrim, kurse dëfrimi më i mirë i saj është gruaja e ndershme.” (Shënon Muslimi). Do mundohem të jem thesari yt më i madh, ashtu si unë e ndjej se ti je thesari im më i madh. Burri im i dashur! A e di shpërblimin që do marrësh nga Allahu në ahiret? A e di se cili është shpërblimi për ata që sillen drejtë ndaj grave të tyre? Shiko me sy, zemër dhe kuptoje këtë hadith: “Ata që janë të drejtë, në Ditën e Gjykimit do të marrin fronin prej drite. Ata janë njerëz të drejtë, me dëlirësinë e tyre ndaj grave të tyre dhe njerëzve për të cilët janë përgjegjës.” (Shënon Muslimi). Lus të jesh njëri prej tyre, dhe unë të jem mbretëresha në pallatin tënd të bukur. Po mundohem të jem thesari yt më i çmueshëm në dynja dhe në ahiret. Kur të jesh i lirë, më mëso me diturinë që Allahu ta ka falur. Nëse nuk ke kohë, më lejo të përfitoj diturinë e Islamit në ndonjë mënyrë tjetër. Sidoqoftë, unë nuk do harroj përgjegjësinë që kam si grua, ashtu që më vonë të jem një mësuese për djemtë dhe vajzat tua. A nuk është nëna mësuesja e parë për djemtë dhe vajzat e saj? Do dëshiroja t’i mësonim fëmijët tanë së bashku, ashtu që të jenë bartës të flamurit dhe të jenë në mesin e mutekinëve. Dua të jem një grua besimtare, e cila do të sjell familjen time në xhenet. O Allah i Vetmi që nuk ke shok! Ti je dëshmitar në këtë lidhje martesore. Kam rënë në dashuri me bashkëshortin tim, bëre këtë dashuri ndaj tij ashtu që të përforcoj dashurinë ndaj Teje. Por, lutem po ashtu që dashuria ime ndaj tij të mos e kalojë dashurinë ndaj Teje. Bëje këtë dashuri kuptimplote. Më mbroj zemrën time, ashtu që të mos të të harroj kurrë. Bëje këtë dashuri për mua, ashtu që të mos kaloj dashurinë që ai ka ndaj Teje, dhe bëre shehid për hir Tëndin. Bëje dashurinë dhe lutjen e tij ndaj meje, ashtu që të mos e harrojë xhenetin. Nëse dashuria ime ndaj tij më bën që të harroj, më përkujto dhe më udhëzo, mos më bën prej të humburve. O Allah i mbushur me dashuri, i Cili dhuron Butësi! Ti e di nëse zemrat tona janë në pajtueshmëri dhe se mund ta duam njëri tjetrin. Na bëj robër të dëgjueshëm ndaj Teje! Na bëj që ta mbrojmë se bashku ligjin Tënd. Bëje këtë lidhje të fortë. Bëje këtë dashuri të përhershme. Na udhëzo në rrugë të drejtë. Na i mbush zemrat me dritën Tënde, e cila asnjëherë nuk shuhet. Na i zgjero zemrat me iman dhe zbukuroje të dorëzuar në rrugën Tënde. Amin ja rabbel-alemin!
Gruaja jote Marrë nga: http://naimberisha.blogspot.com/
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|