Bota me prirje interesante të rritjes së popullsisë “Njerëzit shkojnë nga vendet e varfra në vende më pak të varfra, njerëzit largohen nga lufta dhe konfliktet, ata lëvizin për shkak të dendësisë së madhe të popullsisë që krijohet në disa vende ku ka rritje të madhe të popullsisë. Këta njerëz kanë nevojë të shkojnë diku, prandaj ata largohen për të kërkuar punë.”Popullsia e botës arriti shifrën 6.6 miliardë këtë vit nga 6 miliardë që ishte në vitin 1999. Deri në vitin 2025, studiuesit presin që rreth 8 miliardë njerëz të jetojnë në planetin tonë. 99 përqind e këtyre banorëve do të jetojnë në vendet në zhvillim. Tre milionë imigrantë lëvizin nga vendet e varfra në vendet e pasura çdo vit, dhe gjithmonë e më shumë, destinacioni i tyre është një vend fqinj.
Këto statistika vijnë nga një raport vjetor demografik i numrave dhe prirjeve të popullsisë globale, i cili përpilohet nga Zyra për Referencat e Popullsisë. Rachel Nugent, ekonomist me grupin studimor, vë në dukje lëvizjet e popullsisë që po ndodhin nga Bangladeshi në Indi apo nga India, Egjipti dhe Jemeni për në Gjirin Persik. Ajo thotë se njerëzit lëvizin brenda vendeve në zhvillim për të njëjtat arsye që ata shkojnë në vendet më të pasura. “Njerëzit shkojnë nga vendet e varfra në vende më pak të varfra, njerëzit largohen nga lufta dhe konfliktet, ata lëvizin për shkak të dendësisë së madhe të popullsisë që krijohet në disa vende ku ka rritje të madhe të popullsisë. Këta njerëz kanë nevojë të shkojnë diku, prandaj ata largohen për të kërkuar punë.” Imigrimi nga Guatemala për në Meksikë është një shembull konkret. "Shumë guatemalas shkojnë në Meksikë, ndoshta rreth 25 mijë në vit dhe qëndrojnë aty, ndërsa rreth 100 mijë shkojnë e vijnë. Dhe kjo është një pjesë e madhe e popullsisë së Guatemalës.” Deri në vitin 2050, Evropa do pakësohet me 75 milionë banorë. Kombet e Bashkuara parashikojnë se deri në vitin 2050, popullsia e Evropës, e cila ka tani 750 milionë banorë, do të zvogëlohet me 75 milionë, ndërsa Japonia, e cila ka 128 milionë banorë do të humbas 16 milionë njerëz. Demografi kryesor në Zyrën për Referencat e Popullsisë dhe autor i anketës, Karl Haub thotë se një popullsi që zvogëlohet është kërcenim për gjendjen ekonomike. “Numri i të rinjve në shumë vende evropianë është sa gjysma e numrit të brezit të prindërve të tyre. Pra ajo që shihet tani janë korporatat dhe sistemi i shëndetit që thonë: “Dëgjoni, ne nuk mund të gjejmë punëtorë. Ne nuk kemi pasur punëtorë të mjaftueshëm, por tani nuk mund të gjejmë asnjë. Prandaj ato do të duhet të vijnë nga një vend tjetër.” Statistika për popullsinë globale tregon se pavarësisht se përhapja e Sidës është më e ultë seç mendohej, ajo vazhdon të mbetet shumë e përhapur në disa vende nën Saharianë të Afrikës. Në të njëjtën kohë vijnë lajme zhgënjyese rreth përpjekjeve për të rritur higjienën dhe ujin e pastër të pijshëm, siç është kërkuar nga Kombet e Bashkuara. Ekonomistja Rachel Nugent thotë se kjo çështje është një nga shenjat e reja të mjedisit që janë futur në anketën e këtij viti. “Mund të shohim se në disa zona rurale në vendet në zhvillim dhe në disa pjesë të Afrikës dhe Azisë nuk ka shume kushte të përshtatshme higjienike. Kjo çështje duhet të trajtohet. Çështja tjetër ka të beje me tokën që mbrohet për shkak të bimëve dhe kafshëve, për banorët vendas dhe njerëzit e tjerë që jetojnë rreth e rrotull.” Të rritët ndërgjegjësimi publik
Autori i raportit Karl Haub thotë se Statistika për Popullsinë e Botës është bërë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe zyrtarëve publikë. “Statistikat janë të qarta dhe çështja qëndron gjithmonë nëse politikanët do t'u kushtojnë vëmendje atyre. Mendoj se disa nga problemet me parashikimet janë se ato kanë të bëjnë me një të ardhme të largët. Ndërsa, politikanët nuk duan të shohin përtej zgjedhjeve të ardhshme.” Zoti Haub thotë se kjo është diçka që politikanët duhet ta trajtojnë herët a vonë. Evropa kërkon të mos vartësohet nga çmimet e naftës
Me çmimin botëror të naftës në rritje, vendet në Evropën Juglindore po peshojnë nëse mund të shpresojnë të pakësojnë vartësinë e tyre nga ky mall. Investitorët vendas e të huaj në Bullgari, Rumani dhe Serbi i kanë hyrë ndërtimit të prodhimit të fabrikave për prodhimin e karburanteve alternative. Deri tani, mundësia që bionafta të mund të përdorej si karburant motori është përqeshur në Ballkan. Po jo më tani. Karburanti i nxjerre nga bimët industriale, kryesisht eterovajoreve dhe lulediellit, po kthehet në një investim të rëndësishëm. Rregullat e BE-së përcaktojnë se së paku 2 përqind e naftës në treg këtë vit duhet të jetë me origjinë bimore, me një rritje vjetore në treg me 0.75 përqind deri më 2010. Rumunët qenë të parët që i hynë betejës për pjesë të tregut si të vendit ashtu dhe atij evropian. Vendi prodhon tani tre milionë tonë bionaftë në vit. Firma portugeze Martifer po ndërton një fabrikë bionafte në Lehliu Gara në qarkun e Kalarasit. Projekti 47 milionë euro do të kompletohet deri në 2007. Është planifikuar një kapacitet i madh deri në 100.000 tonë bionaftë në vit, një e treta e konsumit të karburantit që nuk ndot mjedisin e Rumanisë. Do të ketë punë për fermerët gjithashtu, pasi kjo sasi karburanti kërkon kultivimin e 50.000 hektarëve tokë. Projekti i dytë, me vlerë 133 milionë euro, drejtohet nga MAN Ferrostaal, një degë e MAN të Gjermanisë. Ajo po ndërton një njësi në Atel dhe Loamnes, në qarkun e Sibiut që në vitin 2008 pritet të prodhojë 400 tonë karburant në ditë nga 120.000 hektarë tokë. Më së fundi, kompania e naftës Rompetrol ka shprese gjithashtu për pjesën e saj të byrekut, me një prodhim vjetor prej 60.000 tonë në vitin 2007. Në Bullgarinë fqinje, shitësi lokal i karburantit EKO Petroleum njoftoi se vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimin e një fabrike bionafte në Vidin, në pjesën verilindore të vendit. Struktura pritet të kushtojë rreth 60 milionë euro. Deri në vitin 2008 ajo pritet të prodhojë 150.000 tonë bionaftë në vit nga 400.000 tonë bimë eterovajore të kultivuara në 250.000 hektarë tokë. Biokarburanti nxirret nga bimët eterovajore
Serbia, ndërkohë, po planifikon të ndërtojë fabrikën e saj të parë vitin e ardhshëm. Një prodhues vendas nga sektori i vajit vegjetal, Victoria Group nga Sid në Vojvodinë, ka në plan të ndërtojë një fabrikë me vlerë 15 milionë euro që do të prodhojë 100.000 tonë bionaftë në vit nga eterovajoret, soja dhe luledielli. Në fakt, biokarburantët nuk janë të panjohura në Serbi. Në 1995, gjatë sanksioneve, Korporata Bujqësore e Kooperativës së Beogradit, e cila ushqen kryeqytetin serb, prodhoi rreth 10.000 tonë prej tij. Megjithatë, duhet ende që shteti serb të përfshihet. Rëndësia e kontributit të shtetit mund të shihet nga shembulli i Brazilit. Gjatë krizës së parë botërore të naftës në vitin 1973, kur çmimet u rritën katërfish, brazilianët u menduan shume dhe gjatë. Bazuar në atë që atëherë ata importonin 80 përqind të karburantit të tyre, siç është rasti sot në Ballkan, ata harxhonin gjysmën e të ardhurave shtetërore për ketë mall. Për të dalë nga ky kurth, vendi i hyri një projekti që zëvendësonte benzinën me etanolin e prodhuar nga kallami i sheqerit. Ketë vit, falë këtij vendimi Brazili do ta deklaroje veten të pavarur nga eksportet e naftës. Me një prodhim prej 3.6 miliardë galonë etanol dhe 600 milionë vlerë për eksport, Brazili po mbulon gjysmën e tregut botëror. Në tregun e tyre vendas, shtatë nga dhjetë makina përdorin etanol që kushton sa një e treta e benzinës. Ata po e futin atë edhe në industrinë e linjave ajrore. Në një kohë kur çmimet botërore të naftës janë përsëri një burim shqetësimi ndërkombëtar, mrekullia braziliane po tërheq me tepër vëmendje se kurrë. Në Shtetet e Bashkuara, ku etanoli prodhohet nga misri, ka plan në proces për rritjen e prodhimit. Kërkimi shkencor i SHBA-ve në nxitjen e kosto efektivitetit mund të ishte me interes të konsiderueshëm për vendet e Ballkanit, pasi prodhimi i etanolit nga misri është 30 përqind më i shtrenjtë se prodhimi nga panxharsheqeri. Ballkani natyrisht është në gjendje të prodhojë misër. Rumania ndërkohë prodhon rreth 10 milionë tonë në vit, Serbia, 6,3 milionë tonë dhe Kroacia 2,2 milionë tonë. Mundësitë për kultivim janë edhe më të mëdha. Shembulli brazilian demonstron se qeveritë duhet të futin përdorimin e etanolit, pasi faza e parë është kurdoherë ekonomikisht me kosto jo efektive. Fermerët duhet të nxiten të rritin misër, bime eterovajore dhe materiale të tjera. Qeveritë duhet të financojnë zgjerimin e rrjetit të stacioneve të mbushjes se karburantit të ri dhe duhet t'u kërkojnë institucioneve shtetërore të përdorin makina që përdorin bionaftën ose etanolin. Hapi tjetër është ulja e taksave për makinat “miqësore ndaj mjedisit”, pasuar nga kuotat për përdorimin e karburanteve biologjike. Çfarë ndodh kur këto të gjitha vijnë së bashku? Dega braziliane e Volksvagenit mund t'i përgjigjet kësaj pyetjeje. Vitin e kaluar ajo priti me tepër se 38 delegacione nga mbi një duzinë vendesh, të gjitha të interesuara në makinat me karburant fleksibel.
src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
|