BALLINA
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 20 nėntor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė


       

   Drejtimi:
   
Nė Anglisht
   
Nga Anglishtja


Ne kemi 3 musafirė online
PĖR NJĖ ZEMĖR TĖ QĖNDRUESHME Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Ulvi Fejzullahu   
e enjte , 31 maj 2007
Falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e gjithë botëve. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhammedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!). Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr.
Atij që Allahu ia ka zgjeruar kraharorin (zemrën) në Islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjerët janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin Allahun, të tillët janë në humbje të qartë.” (Zumer, 22).

Të nderuar vëllezër!

Qëndrueshmëria e zemrave është nevojë e domosdoshme për t’i sfiduar shqetësimet dhe turbullirat e kohës. Zemra i nënshtrohet ndryshimeve dhe shumë shpesh ndërron drejtimin, zaten ajo përjeton variacione dhe luhatje serioze, duke përjetuar atentate nga më të ndryshmet. Sprovat e shfaqura nga më të ndryshmet duke filluar prej dyshimeve dhe dëshirave, kanë kontestuar stabilitetin e gjymtyrës bazë, e cila është zemra. Për të pasur mundësi që ta ruajmë qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e zemrës duhet t’i referohemi këshillave dhe udhëzimeve të Allahut dhe të të Dërguarit të Tij. Në vazhdim po ofrojmë dy rekomandime bazë:

1. Besimi në Allahun e Lartësuar dhe lutja për stabilitet;
Allahu i Lartësuar në Kur’an thotë:
“Allahu forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote, edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët Allahu i bën të humbur. Allahu punon çka të dojë.” (Ibrahim, 27).
Besimtari me besim të thellë e dëshmon në format praktike. E gjithë kjo sistemon jetën në këtë botë dhe në botën tjetër. Ky është shkaku më kryesor për një stabilitet të qëndrueshëm. Nëse besimtari është besnik në fjalën e Allahut, duke pranuar udhëzimet, ai do ta rrisë nivelin e  sigurisë edhe më tepër, Allahu i Lartësuar thotë:
“Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t’i stabilizonte më shumë.” (Nisaë, 66).
Po ashtu, nuk duhet harruar edhe nevojën e lutjes, sepse zemrat janë të dobëta, shejtani shumë lehtë mund të manipulojë. Insistimi në lutje duke kërkuar ndihmën e Allahut të Lartësuar për drejtim dhe përforcim të sigurt është nevojë jetësore.
“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, sepse vetëm Ti je dhuruesi i madh.” (Ali Imran, 8).
Gjithashtu edhe lutjen e shpeshtë që praktikonte Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ishte:
O Shndërrues i zemrave, përqendroje zemrën time në fenë tënde!” (Shënon Tirmidhiu).
Ndjenja e nevojës për stabilitet duhet të jetë prezente çdo herë te besimtari, të kujtojmë fjalën e Allahut të Lartësuar ku i thotë Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!):
“Dhe po të mos të kishim bërë Ne ty (Muhammed) të qëndrueshëm, ti gati do t’u ishe dhënë pak atyre (me qëllim udhëzimi).” (Israë, 74).

2. Largimi nga mëkatet;
Mëkatet e përmbysin zemrën e njeriut dhe e fundosin në humnerat e errëta. Largimi nga të gjitha kategoritë dhe llojet e mëkateve është çështje parësore. Duke u tërhequr nga mëkatet bëjmë pastrimin e zemrës nga ndyrësitë dhe poshtërsitë e ateizmit dhe politeizmit në njërën anë, dhe nga papastërtitë e qelbësirat e imoralitetit në anën tjetër. Allahu i Lartësuar porosit të Dërguarin e Tij duke i thënë:
“O ti (Muhammed) i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i këshilluar)! Dhe Zotin tënd (Allahun) madhëro! Dhe rrobat e tua pastroi (ndyrësitë)! Dhe të keqes së ndyrë (idhujt) largohu!” (Muddeththir, 1-5).
Pjesa dërmuese e komentuesve të Kur’anit për fjalën e Allahut të Lartësuar: “Dhe rrobat e tua pastroi (ndyrësitë)!”, thonë: Qëllimi me rroba është zemra, kurse fjala pastro është për qëllim përmirësimi dhe korrigjimi i veprave e i sjelljeve.
Zemra me mëkate që nuk pranon dëlirësinë përjeton poshtërimin, Allahu i Lartësuar na tërheq vëmendjen për kategoritë hipokrite dhe gënjeshtare duke thënë:
“Ata (hipokritët dhe jehudët) janë të cilëve Allahu nuk deshi t’iu pastrojë zemrat (prej mosbesimit dhe hipokrizisë), për ta ka poshtërim në këtë botë, kurse në botën tjetër ndëshkim.” (Maide, 41).
Përmirësimi dhe spastrimi i zemrave po të bëhet duke u larguar nga mëkatet krijon klimën e stabilitetit ku më pas lehtësohet pranimi i të vërtetës. Uthmani radijallahu anhu thotë: “Po të pastrohen zemrat tona, kurrë nuk do të ngopen nga fjalët e Allahut (por kënaqen).”
Zemra e pastër përjeton jetën, dritën dhe shpëtimin duke u kënaqur me fjalët e Allahut, Kur’anin, duke u ushqyer me faktet dhe të dhënat e Tij dhe duke u mjekuar me udhëzimet e Tij.

Të nderuar vëllezër!
Allahu i Lartësuar nuk e krijoi njeriun pa qëllim dhe pa vlerë, por e bëri vendburim për t’i pranuar urdhrat  dhe ndalesat nëpërmjet lëndës, si diturisë dhe punës. Pa dyshim që përgjegjësi parësore mbajnë organet e përmendura në fjalën e Allahut të Lartësuar:
“S’ka dyshim që të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra, secila prej tyre do të pyetet (nga Allahu në Ditën e Llogarisë).” (Israë, 36).
Pasi që zemra është organi kryesor në mesin e organeve tjera, kështu i përngjet presidentit që menaxhon me strukturën shtetërore, atëherë edhe zemra mban përgjegjësinë më të madhe. Kemi të bëjmë me një zemër të shëndoshë dhe të qëndrueshme, duke kërkuar vetëm kënaqësinë e Allahut të Lartësuar në fjalët e Tij:
“Allahu e zbriti fjalën më të mirë, një libër (Kur’anin), pjesët e të cilës përngjasin njëra tjetrës në vërtetësi, të përsëritur herë pas herë (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrëqethen lëkurat dhe zemrat e tyre që kanë frikë Zotin e tyre. Ky (libër) është udhëzim i Allahut, me të udhëzon atë që do. E atë që Allahu e le të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.” (Zumer, 23).
Të gjithë duhet të angazhohemi për qetësi dhe rehati shpirtërore, duke pranuar udhëzimet e lartpërmendura, vetëm në këtë mënyrë kemi mundësi të jemi të qëndrueshëm dhe stabil.
Allahu im! Çliroji zemrat tona nga prangat e ateizmit dhe imoralitetit! Vendosi ato nën dritën e udhëzimit, frikës dhe respektit ndaj Teje!
Allahu im! Ty të takon falënderimi dhe vetëm nga Ti kërkojmë faljen dhe mbështetjen!

 
< Prapa   Para >

     

    3. Nata e Kadrit - 563KB
    2. Leximi i Kur'anit - 491KB
    1. Përfitimet nga Agjërimi - 1067KB

    !!! Shkarkoni duke i klikuar !!!

   
Google

Kliko!
Minberi i fjalės sė lirė! Anėtarėsohu nė Forumin Fjala e Bukur - Grup
Udhėzim:1. Shkruaj emailin 2. Kliko Anėtarėsohem 3. Konfirmo
Shkruaj Email-in kėtu:
Shfleto Arkivinforumin tonė nė google.

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!