Tragjedia më e madhe e shqiptarëve në Ballkan fillon në vitin 1800 kur sulltan Selimi III u bë sulltan i perandorisë osmane. Selimi III ishte frankofon i çmendur. Nën këshillat dhe diktatet e miqve të tij francezë ai ishte sulltani i parë në historinë osmane që lejoi serbët dhe grekët të barazohen me shqiptarët dhe të armatosen në Ballkan.
Armatosja e rajanëve grek dhe serbë çoi më pas në lindjen e terrorizmit të të fundmëve, të cilët nën Gjergj Petroviqin apo Kara Gjorgjin themeluan repartet terroriste serbe të njohura si 'freikorps', të cilat kryen masakra të papara kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve muslimanë që në atë kohë popullonin Nishin, Beogradin dhe qytetet kryesore ilirike të Serbisë. Frankofilizmi i Selimit III u denoncua nga shqiptarët dhe jamakët ballkanas, të cilët më 25 maj 1807 nën udhëheqjen e Kabakçi Mustafa Pashës dhe hoxhës Ataullah Efendi përmbysën Selimin III që përndryshe njihej si "sulltani kaurr" i Stambollit.
Gjatë kohës kur në Stamboll ushtarakët ballkanas përmbysën Selimin III duke e zëvendësuar me Mustafën IV, në Ballkan pashallarët shqiptarë, gegë dhe toskë, përkatësisht Ali Pashë Tepelena dhe Ibrahim Pashë Bushati ishin në gjendje lufte me francezët. Në marrëveshjen e Tilsit (7 korrik 1807), Bonaparti që më parë ishte dëbuar nga Egjipti nga trupat shqiptare të Mehmet Aliut, kishte prerë në besë osmanët duke iu ofruar rusëve koncesione me tokat e të fundmëve. Më i prekuri nga pabesia franceze në Shqipëri ishte Ali Pashë Tepelena, të cilin francezët e kërcënonin me pushtimin e ishujve Jonianë dhe qytetet e Pargës, Prevezës, Vonicës dhe Butrintit dhe në të njëjtën kohë mbështetnin terrorizmin grek të kleftëve. Në hasmëri me francezet ishte edhe Pashai i Gegërisë shqiptare, Ibrahim Pashë Bushati në kufijtë verior të të cilit agjenturat franceze po sponsorizonin terrorizmin serb. Konsullit francez të kohës, Mark Bryerit, i cili iu ofrua pashës për bisedime, pashai Gegë i kujtoi këshillën e Ali Pashës se "francezët, që i kemi në kufij nuk janë si rusët. Ata janë armiq mjaft më të fortë dhe dinak." Mbi pakënaqësinë e shqiptarëve me francezët, një agjent francez i quajtur Burbaki që vizitoi Shqipërinë më 17 mars 1808 raportonte se karvanet franceze që shkonin për në Shkodër më 27 mars ishin pështyrë dhe sharë "zagarë francezë" nga populli.
Pjesë e urrejtjes që shqiptarët kishin me francezët në ditët e para të shekullit të XIX e kishin zanafillën me masakrën që Napoleon Bonaparti kishte bërë me jeniçerët shqiptarë që administronin qytetin e Akrës në Liban në vitin 1799. Ata ishin masakruar në pabesi nga francezët pasi të fundit lëshuan qytetin me marrëveshje.
Marrëdhëniet shqiptaro-franceze kanë qenë në përgjithësi jo pozitive që nga ditët e rënies së dinastisë Burbone në Francë, e cila u pasua me ndryshimin e kursit historik promusliman që francezët kanë patur që nga koha e Sulejman Al-Kanunit, kur i fundit iu dha atyre eksluzivitetin e kristendomit për tregtinë me botën osmane. Politikat antiislame dhe antishqiptare franceze kanë filluar pas ardhjes së Bonapartit në pushtet dhe formimit të republikës franceze. Ato janë vërtetuar në shumë raste të historisë sonë. Që nga koha e Ali Pashë Tepelenës, gjurulldive terroriste serbe dhe greke, dhe më pas, në ndodhitë e vitit 1913, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri francezët kanë qenë në shumë raste jopozitivë në politikat tona. Siç u vërtetua edhe gjatë luftërave të fundit në Ballkan, mbështetësit më të zjarrtë të politikave serbe dhe antishqiptare në Ballkan ishin francezët. Ata ishin pala kryesore që kundërshtoi ndërhyrjen amerikane në Kosovë, që shtynin për avokaturë absolute ndaj regjimit kriminal të Sllobodan Millosheviqit, justifikuan sa e sa masakra serbe në Ballkan dhe orkestruan cirkun e Rambujesë ku Kosova ngeli sërish në letra, protektorat serb.
Rasti më i fundmë në Francë ku parlamenti vendas legjitimoi kristallnachtin antimusliman në vend, kundër vajzave muslimane që kërkojnë të ruajnë identitetin e tyre fetar në shkolla është një argument në vargun e gjatë të fakteve të politikave të hapura antiislamike franceze në Mesdhe. Këto politika fatkeqësisht, në disa raste Franca kërkon t’i pompojë në vendet që ajo i sheh si satelite apo nën influencën e saj. Rasti më konkret është rasti i Veton Surroit, ku frankofoni kosovar kërkon të luajë 'hoxhën' dhe në të njëjtën kohë ekspertin politik të legjitimitetit të rastit të dështuar të dhunës antimuslimane franceze. Editorialet e Veton Surroit në mediet kosovare, që janë munduar të ngrenë frymë antiislamike edhe në kanalet franceze në Shqipërinë amerikanofone, nuk janë gjë tjetër përveçse provokime franceze për destabilitet në Ballkan dhe krijimin e përplasjeve fetare në mënyrë që Franca të legjitimojë rikthimin e kujdestarëve serbo-ortodoks në Kosovën islamike. Argumentimet surroiste janë pa asnjë logjikë fetare. Pretendimet e Surroit se shamia në Islam nuk është obligim pasi në Islam nuk ekziston një kishë tip Vatikan, është e kotë. Të gjitha shkollat islame, që nga Az’hari historik, në shkollat saudite, turke, shqiptare, e deri në Indonezinë e largët, janë të një mendje. Shamia Islame është obligim fetar dhe shteti francez në rastin konkret po dhunon të drejtat e njeriut dhe ushtron dhunë kundër feve minoritare, në të njëjtën mënyrë siç historia franceze na dëshmon që nga era e Karl Martelit e deri në erën e Shën Bartolemeneut. Viktimat e kristallnachteve franceze fillojnë me paganët frankë të masakruar nga Klodvigu dhe Papët katolikë, te saraçenët muslimanë të shekullit të VIII, albignezët, luteranët, katharët, bogumilët, çifutët e masakruar gjatë mesjetës deri në ditët e kuislingut nazist Filip Petain dhe finalisht muslimanët e erës së Zhak Shirakut. Shqiptarët në kundërshtim me francezët nuk i kanë masakruar çifutët dhe nuk pranuan t'ia dorëzojnë ata Gestapos. Të njëjtin qëndrim ka edhe sot shoqëria jonë me çështjen e shamisë islame, edhe pse neofashistët zhakshirakistë kërkojnë të institucionalizojnë terror antimusliman në Ballkan.
Edhe pse agjenturat franceze kanë një rrol mjaft të fuqishëm në politikat shqiptare në Ballkan, pasi ato kontrollojnë mediumet më të fuqishme komunikative në Shqipëri dhe Kosovë, përpjekja e tyre për të legjitimuar dhe shtyrë inkuizicionin allafrënga kundër Islamit në Ballkan duket të jetë i dështuar. Përpëlitjet e Veton Surroit me editorialet e tij fëmijërore dhe krahasimet e dështuara që Surroi kërkon t’i bëj shamisë së femrës muslimane saudite me atë shqiptare janë të dështuara që nga fillimi. Arsyet për këtë janë se modeli dhe rrezatimi i liberalizmit anglo-amerikan në rastin e lirisë së praktikim-besimit islam në Ballkan janë tepër herë më të fuqishme në trevat tona sesa klithjet e dështuara të bandës zhakshirakiste të titistëve kosovarë. Terrori zhakshirakist dhe klithjet e zërave të tyre në Kosovë herë pas here me prototipë si Veton Surroi, janë lëvizje desperado robespjerësh qafirë, që tmerrohen kur shohin avancimin e heshtur, por të vendosur, të procesit islamizues në Evropë. Në rastin specifik shqiptar, sulmi kundër shamisë muslimane kosovare bëhet po nga i njëjti frankofon shqipfolës që përpara disa vitesh akuzonte kosovarët muslimanë për fashistë kur të fundit vetëmbroheshin përballë terrorizmit serbo-ortodoks në Kosovë. Të vetmit aleatë të vetonsurroistëve në Tiranë janë disa rekrutë vllehë të lozhave serbofile të Tiranës dhe ndonjë titist kosovar.
Shqiptarët mbajnë mend se përveç masakrës së Akrës në vitin 1799, hasmërisë franceze me Ali Pashë Tepelenën, serbofilizmit të tmerrshëm francez në vite etj., ata kanë marrë nga Franca edhe shumë personalitete. Disa prej tyre janë Enver Hoxha, Ismail Kadare, Ibrahim Rugova dhe tashmë Veton Surroi. Janë këta persona tragji-komikë të historisë sonë që na kanë vëllazëruar shpesh me sllavët dhe na kanë yshtur të besojmë në prapambetjen e kulturës sonë. Në shtypjen që ne i paskemi bërë femrës sonë, dhe në domosdoshmërinë e ndjekjes së modeleve të hasmit tonë. Këta persona na kanë bërë vëllezër me Stalinin dhe Titon, me Sllobodanin dhe Molotovin, me Maon dhe tashmë Shirakun. Janë po këto figura të mërzitshme bardhë e zi që vazhdimisht na kanë ofenduar kulturën tone dhe na kanë treguar me gisht dhe nxjerrë nëpër fletërrufe, ne moskomformistët. Kanë sharë të parët tanë, të cilët kur ecnin i linin femrat tre hapa mbrapa në vend të mbajtjes tre hapa përpara, apo pse ata emëroheshin allaturka. Për këtë edhe na kanë imponuar të vëmë emra allafrënga dhe na kanë kërkuar të harrojmë emrat e të parëve tanë allaturka. Na kanë imponuar të kemi idhuj kombëtar disa figura komike dhe të harrojmë figura tona madhore allaturka që mbajtën nën hyqëm hasmit tanë për 500 vjetët e kaluara.
Edhe sa kohë do t’i durojmë këta njerëz me komplekse inferioriteti që na yshtin vazhdimisht për urrejtje ndaj të kaluarës sonë dhe të mos iu themi troç dhe thjesht një ditë: Shkoni dhe pirdhuni! Edhe sa kohë do të duhet që ne shqiptarët të na tregojnë të tjerët sesi duhet të veshim çikat tona? Duhet të na ndalojnë nga shkollat dhe institucionet e shoqërive tona pse ne thjeshtësisht duam të ndjekim modën allaturka të jetës sipas kujtimit të të parëve tanë agallarë dhe pashallarë dhe hanëmeve të tyre fisnike? Pse duhet vallë që rruspiet e Titos dhe freesorristëve vetonsurroistë të ndalojnë motrat tona nga shkollimi pse ato vishen allaturka, ndërsa ato vetë mund të vishen allafrënga dhe ekspozojnë shëmtitë e tyre si derra?
Francezët e Tiranës që posedojnë sot disa gazeta dhe televizione në Tiranë e Prishtinë, Universitetin e Shtulit dhe lozhat masone nuk ndryshojnë shumë nga parardhësit e tyre. Njerëz si Fransua Pokuevile dhe Ibrahim Manzur Efendiu kanë folur shumë herë më egërsisht kundër Islamit dhe kulturës së popullit tonë sesa mundohen sot të na lekturojnë larot e Francës. Për këtë ata kanë ngelur figura të errëta në historinë tonë. Sejmenët e tyre edhe me të errët. Megjithatë që nga ditët e Pokuevillit ne shqiptarët kemi ngelur po ata që kemi qenë; popull musliman që identitetin tonë nuk e barazojmë me kuplaratë e Parisit ku disa nga të përdalët tanë mund të kenë zanafillat. Identiteti ynë qëndron në nderin dhe dinjitetin e femrave tona, pjesë e të cilit është edhe moda e tyre fantastike allaturka e veshjes, ecjes dhe e nderit, paçka se kjo nuk i pëlqen larove që lehin për Francën e perënduar në Ballkanin perëndimor.
Marrë nga:
www.albanur.net