Historia e Karunit shërben si shembulli tipik i njerëzve të pasur, të cilët pasuria i mbush me krenari dhe arrogancë dhe i bën ata të harrojnë rolin e pasurisë në jetën e njeriut. Pasuria duhet të përdoret për mirëqenien e njeriut dhe të shoqërisë së tij në përputhje me dëshirat dhe urdhërimet e Allahut të Madhëruar, i Cili i ka garantuar njeriut ekzistencën e vet, i ka dhënë atij aftësi, fuqi, ushqim dhe pasuri.
(Kasas, 76).
(Kasas, 79).
Kur ai ishte në kulmin e lavdisë së tij, njerëzit shprehen se e kanë zili dhe menduan se sa të lumtur do të ishin në qoftë se do të ishin në vend të tij. Por, njerëzit e zgjuar nuk u hutuan nga pasuria stërmadhe e Karunit, sepse ata e kishin kuptuar se pasuria e kësaj bote është e përkohshme dhe ishin të sigurt se pasuria e vërtetë është shpërblimi i Allahut në botën tjetër për besimtarët dhe për ata që kryejnë vepra të mira. (Shih në Kur’an, suren Kasas, 80).
Karuni ishte mendjemadh dhe i paraqitej njerëzve të popullit të vet si “zot i një pasurie të madhe”. Ata e admironin fuqinë e tij, por harronin se si ishte realiteti. E gjitha kjo ishte një “iluzion lumturie”, ose një lumturi e përkohshme, tamam si një ëndërr ose si një film.
Por, si ishte përfundimi? Çfarë ndodhi me shkëlqimin, pasurinë, krenarinë dhe arrogancën?
(Kasas, 81).
KRISTINA ONASIS
Kjo është një histori tjetër e rëndësishme, e cila provon padyshim se pasuria, çfarëdo sasie që ajo të jetë, nuk mund të jetë në gjendje të sjelli lumturinë e vërtetë! Kjo është një histori që për shumë vjet është trajtuar në mendjet e shkrimtarëve, reporterëve dhe gazetarëve; nëpër libra dhe në faqet e gazetave e të revistave!
Kjo është historia e Kristina Onasis, vajza e grekut më të famshëm e më të pasur Aristotel Onasis, i cili zotëronte disa flota anijesh dhe aeroplanësh, liqene dhe ishuj, prona të vërteta, depozita bankare të stërmëdha etj.. Mbas vdekjes së të atit Kristina ishte e vetmja që mund të trashëgonte të gjithë pasurinë përveç gruas së dytë të të atit Zhaklina Kenedi (Jacqueline Kennedy). Trashëgimia arrinte në bilionë dollarë, përveç gjërave të tjera si flotat e anijeve dhe aeroplanëve, liqenet dhe ishujt, pronave të mëdha, depozitave bankare të stërmëdha etj..
Çfarë trashëgimie!...
Sigurisht, sipas gjykimit, arsyetimit, ndjenjave dhe kriterit të shumicës së njerëzve, ai që trashëgon një pasuri të stërmadhe si kjo duhet të jetë njeriu më i lumtur në tokë - por kjo gjë a ishte e vërtetë, a ishte e lumtur Kristina? Përgjigjen do ta gjejmë më poshtë duke u njohur se si do të vazhdojë jeta e saj.
Kristina ishte e martuar me një amerikan gjatë kohës kur babai i saj ishte gjallë, por vetëm disa muaj pas, martesa mbaroi dhe përfundoi me divorc. Pas vdekjes së të atit, ajo u martua për së dyti me një grek, por martesa e tyre zgjati vetëm disa muaj, të mos themi disa javë! Kristina qëndroi larg martesës për disa kohë. Me sa duket e kërkonte lumturinë jashtë lidhjes martesore. Por, nuk e gjeti lumturinë dhe pas disa vjetësh e pa veten përsëri, duke e kërkuar lumturinë në martesë. Kësaj here ajo e zgjodhi bashkëshortin e saj në një fushë krejt tjetër, nga Rusia komuniste. Kushdo që e njihte stilin e saj perëndimor të jetesës, ky hap i saj me të vërtetë të çudiste. Kur u pyet njëherë nga një gazetar për këtë veprim të saj, ai mori një përgjigje të gatshme, e cila ishte shumë e thjeshtë, e shkurtër, por e sinqertë:
“Jam në kërkim të lumturisë!”
Sigurisht, dy martesat e saj të para ishin me burra nga perëndimi, dhe meqenëse ato dështuan, ajo mendoi se duhet ta kërkonte lumturinë nga lindja, meqë nga perëndimi nuk e gjeti. Por edhe këtu ajo po provonte fatin e saj dhe nuk kishte asgjë të garantuar. Kur gazetari e pyeti një herë tjetër dhe i bëri përsëri të njëjtën pyetje, ajo iu përgjigj duke replikuar:
“Jam në kërkim të lumturisë!...”
Por, a ishte ajo me të vërtetë e lumtur nga martesa në Rusi? Kurrë! Ajo qëndroi me rusin jo më shumë se një vit dhe u nda! Ky ishte fundi i martesës së saj plot ankth.
Por, ajo nuk u dorëzua. U kthye përsëri në Evropë dhe mendoi t’i japë vetes edhe një mundësi të fundit, duke zgjedhur për bashkëshort një industrialist francez, pra, burri i katërt nga një vend i katërt. Pra, ajo u martua me katër burra nga vende krejtësisht të ndryshme, për një periudhë kohore prej dy vjetësh! Sa jetë e mjerueshme dhe e pasuksesshme. Në një festë që bëri për martesën e katërt, u pyet nga një gazetar, se a ishte ajo gruaja më e pasur dhe përgjigjja e saj e sinqertë ishte:
“Po! Jam gruaja më e pasur, por më e palumtura…”.
Organizimi i martesës me industrialistin francez u zhvillua siç ishte planifikuar, por iu deshën vetëm disa muaj dhe gjithçka mori fund!
Pasi nuk e gjeti lumturinë në martesë ajo vendosi që të mos martohej më dhe të përpiqej që ta gjente lumturinë “vetëm”. Por lumturia ishte e pamundur për të edhe vetëm, dhe ajo e kaloi pjesën tjetër të jetës në një mënyrë të dëshpëruar plot me mërzitje dhe zhgënjime midis udhëtimeve të shpeshta nëpër qytetet më të mëdha të botës, deri kur më në fund ajo u gjet e vdekur brenda një hoteli në Argjentinë.
Kush e vrau? Ajo kishte kryer vetëvrasje! Çfarë fundi i trishtueshëm për një grua shumë, shumë të pasur!
Pra, a ishte në gjendje pasuria e saj të blinte lumturinë?
KURRË, KURRË ME TË VËRTETË...!
(Burimi: Libri: The way to happiness)
Marrë nga:
Revista periodike fetare kulturore shkencore “Drita e besimit” nr.8, mars 2007
Organ i Unionit të Studentëve Shqiptar në Medinë