BALLINA
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė


       

   Drejtimi:
   
Nė Anglisht
   
Nga Anglishtja


Ne kemi 2 musafirė online
BAZAT E MORALIT - 1 Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Bledar Haxhiu   
e hėnė , 30 prill 2007
  1- Besnikëria
Nga moralet e Islamit që na ka urdhëruar Allahu i Madhëruar dhe i Dërguari i Tij (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), është sjellja me besnikëri. Allahu i Madhëruar në Kur'anin Famëlartë ka thënë: "O ju, të cilët keni besuar frikësojuni Allahut dhe jini me besnikët." (Tevbe, 119).
Gjithashtu Pejgamberi ka thënë: “Ju këshilloj ju me besnikërinë, se me të vërtetë besnikëria të udhëzon për në bindje, dhe vërtetë bindja të udhëzon për në xhenet, dhe vazhdon dikush të sillet me besnikëri dhe e kërkon besnikërinë derisa shkruhet ke Allahu besnik.” (Shënon Muslimi).

2- Kthimi i amaneteve
Nga moralet islame, me të cilat është urdhëruar muslimani për të, është dhe kthimi i amaneteve ke poseduesi i saj, Allahu i Madhëruar ka thënë në librin e Tij: "Sigurisht që Allahu ju urdhëron që t’ua ktheni prapë atyre që u takojnë gjërat e dhëna juve amanet për ruajtje në besim." (Nisaë, 58).
Ndërsa Pejgamberin (alejhi salatu ve selam), populli i tij e thërriste Emin (Besnik), dhe linin tek ai gjëra të çmueshme që tua ruante, kur Allahu e lejoi atë për emigrim nga Meka për në Medinë për shkak të shtimit mundimeve dhe torturave të jobesimtarëve ndaj tij dhe besimtarëve, nuk emigroi vetëm se pasi i ktheu pasuritë ke pronarët e saj edhe pse ata ishin jobesimtarë, sepse Islami e urdhëroi për kthimin e gjërave të tjerëve edhe nëse ata ishin jobesimtarë.

3- Përmbushja e premtimit
Prej moraleve më të mëdha islame është përmbushja e premtimit. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Dhe përmbushni çdo marrëveshje. Vërtet që për besën e dhënë do të pyeteni (Ditën e Llogarisë). " (Isra, 34).
Allahu i Madhëruar gjithashtu ka porositur duke thënë: "Ata, të cilët përmbushin Marrëveshjen e Allahut dhe nuk e thyejnë fjalën e dhënë." (Rr’ad, 20).
Ndërsa Pejgamberi (alejhi salatu ve selam), e ka konsideruar; thyerjen e premtimit, nga cilësitë e dyfytyrësisë. (Shënon Buhariu).

4-Thjeshtësia
Prej moralit islam është që muslimani të jetë i thjeshtë me vëllezërit e tij muslimanë, të varfrit prej tyre dhe të pasurit e tyre, Allahu ka thënë: "…por ule krahun tënd (me butësi) te besimtarët." (Hixhr, 88).
Ndërsa Pejgamberi (alejhi salatu ve selam), ka thënë: "Me të vërtetë Allahu më shpalli që të jeni të thjeshtë, në mënyrë që të mos bëheni mendjemëdhenj me njëri-tjetrin, dhe të mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit." (Shënon Muslimi).

5- Bamirësia ndaj prindërve
Nga moralet më madhështore në Fenë Islame është respektimi i prindërve dhe kjo sepse e drejta e tyre është e madhe dhe vjen menjëherë pas të drejtës së Allahut, i Madhëruari ka thënë: "Adhuroni Allahun dhe mos i vini Atij shok në adhurim, dhe u bëni mirësi prindërve" (Nisaë, 36).
Po ashtu Allahu i Lartësuar ka urdhëruar për bindjen, mirësinë, dhe thjeshtësinë ndaj tyre si dhe të lutemi për ta ku thotë në librin e Tij: "Dhe ule mbi ta krahun e nënshtrimit, të mirësisë e të përuljes me mëshirë dhe thuani: “Zoti im! Dhuro mbi ta Përkujtimin Tënd siç më rritën mua, kur unë isha i mitur." (Isra, 24).
Gjithashtu hadithi i burrit, i cili erdhi ke Pejgamberi dhe e pyeti: O i Dërguar i Allahut! Kush është ai, i cili më së shumti e meriton respektin tim? Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: "Nëna jote". Po pastaj kush, o i Dërguar i Allahut? Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem përsëri i tha: "Nëna jote". Pastaj kush, o i Dërguar i Allahut? Ai i tha: "Nëna jote". Pastaj kush, pyeti për të katërtën herë burri? Ai i tha: “Babai yt.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Respektimi i prindërve dhe bamirësia ndaj tyre nuk është diçka e dorës së dytë, porse ai është farz i domosdoshëm për çdo njeri nga njerëzit, dhe kjo në formën unanime mes dijetarëve.
– Vazhdon –

Marrë nga:
Revista periodike fetare kulturore shkencore “Drita e besimit” nr.8, mars 2007
Organ i Unionit të Studentëve Shqiptar në Medinë

 
< Prapa   Para >

     

    3. Nata e Kadrit - 563KB
    2. Leximi i Kur'anit - 491KB
    1. Përfitimet nga Agjërimi - 1067KB

    !!! Shkarkoni duke i klikuar !!!

   
Google

Kliko!

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!