BALLINA
Fjala e Bukur - Shkėndija qė sfiket | e enjte , 04 dhjetor 2008
Menyja Kryesore
BALLINA
LAJME
ISLAM
KUR'AN
SUNNET
FAMILJE
RINIA
SHKENCĖ
HUTBE
LIBRA
FETĖ
PĖR NE
SHKARKIME
WWW ADRESA
PYETJE E PĖRGJIGJE

KYĒUNI PĖR QASJE TĖ PLOTĖ!





Keni harruar fjalėkalimin
Nuk keni ende llogari? Bėje njė


       

   Drejtimi:
   
Nė Anglisht
   
Nga Anglishtja


Ne kemi 2 musafirė online
MELEKĖT (ENGJĖJT) Bėje PDF Shtyp E-mail
Shkruar nga Ali Hasen Abdul Hamid (Nga arabishtja: Enis Rama)   
e hėnė , 23 prill 2007
Nga kushtet kryesore të besimit tonë në Allahun xhel-le shanuhu është besimi në melekët (engjëjt), njohja e vërtetë e tyre dhe njohja e asaj, me të cilën i ka urdhëruar ato Allahu xhel-le shanuhu.
Me besimin tonë në melekët arrijmë gjer te njohja e gjërave më të rëndësishme për të cilat jemi pyetur shumë herë si dhe dëshirojmë të ndalemi para vërtetësisë e tyre.
Melekët janë krijesa prej krijesave të Allahut xhel-le shanuhu, janë të padukshme, nuk hetohen, nuk kanë ekzistim trupor që shihet e as nuk preken me dorë. Allahu xhel-le shanuhu i ka pastruar ato nga gabimi dhe devijimi dhe i ka mbrojtur nga mëkatet dhe të këqijat.
Ato nuk janë sikurse njerëzit, nuk hanë, nuk pinë, nuk flenë, janë botë tjetër, botë e cila ndryshon nga bota e njerëzve dhe nga bota e atyre të cilët ne i shohim.
Gjëja kryesore me të cilën veçohen melekët nga njerëzit është: Adhurimi i shumtë që i bëjnë Allahut xhel-le shanuhu, gjithmonë i bëjnë ibadet, pa përtaci. Allahu i Madhëruar thotë: “Nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” (Tahrimë, 65).
Gjithashtu thotë: “Atij i bëjnë tesbih natën dhe ditën, dhe ata nuk mërziten prej adhurimit.” (Fussilet, 38).
Janë krijesa të zgjedhura të Allahut xhel-le shanuhu për këtë Allahu xhel-le shanuhu i zgjodhi për ta kryer detyrën më të ndershme.
A ka detyrë më të ndershme se përcjellja dhe transmetimi i Sheriatit te të Dërguarit dhe Lajmëtarët, që t’i thërrasin njerëzit në adhurimin e të vetmit Allah. Kjo është detyra e ndershme, të cilën e zgjodhi Allahu xhel-le shanuhu për melekët.
Allahu i Madhëruar thotë: “Falënderimi i qoftë Allahut, Sajuesit të melekëve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (në mes Tij dhe Pejgamberëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet Allahu ka fuqi për çdo send.” Fatir, 1).
Allahu xhel-le shanuhu nuk ua kishte besuar këtë detyrë po të mos ishin të veçuara me këto cilësi madhështore nga krijesat tjera të Allahut të Madhëruar.
Nga cilësitë tjera që veçohen në krijim, e për të cilat na ka informuar Alllahu xhel-le shanuhu janë se ato kanë krahë ashtu siç u përmend në ajetin e lartpërmendur. Numri i krahëve është i ndryshëm, prej tyre ka që kanë nga dy krahë, nga tri krahë, apo nga katër palë krahë, por ka prej tyre që kanë edhe më tepër se kaq, e ai është Xhibrili alejhi selam, siç transmetohet në hadithin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem se ai e ka parë Xhibrilin, i cili i kishte gjashtëqind palë krahë.
Nga cilësitë e tyre gjithashtu është se ata kanë fuqi që të ngriten dhe të zbresin mes qiejve e tokës me shpejtësi të madhe.
Allahu i Lartësuar thotë: “Atje ngriten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet).” (Mearixh, 4).
Shpejtësia e melekëve nuk matet e as nuk krahasohet me shpejtësinë e njerëzve, e as nuk ka mundësi për përngjasim apo afrim mes atyre.
Nga cilësitë e tyre gjithashtu është se ato janë të krijuara nga drita, siç transmetohet nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Posedojnë fuqi të jashtëzakonshme, të cilën nuk e ka as njeriu më i fuqishëm nga njerëzit, për këtë tetë prej tyre e mbajnë Arshin (Fronin) e Mëshiruesit, i Lartësuar qoftë. Allahu xhel-le shanuhu thotë:
“Dhe engjëjt (melekët) qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë, tetë (melekë) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd.” (Hakka, 17).
Prej melekëve ka melekë që i caktoi Allahu i Madhëruar për marrjen e shpirtrave të njerëzve gjatë vdekjes së tyre. Prijësi i këtyre melekëve është “Melekul Mevt” (Meleku i vdekjes), i cili ka ndihmëtarë tjerë prej melekëve. Allahu i Lartësuar thotë:
“Derisa kur t’i vijë ndonjërit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin të dërguarit Tonë dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi.” (En’amë, 61).
Nga melekët, gjithashtu ka melekë që i dërgon Allahu xhel-le shanuhu për t’u ndihmuar njerëzve besimtarë. Allahu i Lartësuar thotë: “Edhe kur Zoti yt u kumtoi melekëve se Unë jam me ju, pra inkurajoni ata që besuan.” (Enfalë, 12).
Besimi ynë në këtë lloj të melekëve na bën që të punojmë që ta meritojmë inkurajimin e Allahut me melekë.
Prej melekëve ka të atillë që i ka obliguar Allahu xhel-le shanuhu që t’i shkruajnë veprat tona, që të shkruajnë të mirat dhe të këqijat tona.
Allahu i Lartësuar thotë: “A mendojnë se Ne nuk e dëgjojmë ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën e tyre? Po, e dëgjojmë dhe të dërguarit tonë (melekët përcjellës) që janë pranë e shkruajnë.” (Zuhruf, 80).
Besimi ynë në këtë lloj të melekëve, të obliguara me shkrim na bën që të jemi gjithnjë të kujdesshëm, që mos të biem në ndonjë sherr, se përndryshe na e regjistrojnë këtë melekët kundër neve.
Kjo gjithashtu na bën që të kemi gjithmonë shpresë dhe nxitje të plotë në kryerjen e veprave të mira, që t’i shkruajnë këto melekët dhe t’i regjistrojnë.
Fjala përfundimtare është se:
Vërtet besimi në melekët i zgjeron njohuritë e njeriut për sistemin e kësaj gjithësie, të cilën e ka krijuar Allahu xhel-le shanuhu me forma të shumta dhe lloje të ndryshme. Te besimtari është prezent njohja e vërtetë dhe kuptimi i shëndoshë për të vërtetat abstrakte të gjithësisë ashtu siç e ka informuar Allahu xhel-le shanuhu për to.
Gjithashtu ky besim vetvetiu na bën me dije se ata, të cilët e kundërshtojnë Allahun xhel-le shanuhu janë të paktë, po edhe në qofshin këta shumica e njerëzve, ngase të gjithë njerëzit nuk mund të krahasohen as me melekët, e ku mbeten krijesat tjera, të cilat të gjitha i janë nënshtruar Allahut, përveç disave.
Të nënshtruarit, vetëm ata janë me të cilët është i kënaqur Allahu xhel-le shanuhu dhe të cilët do t’i futë në xhenetin e Tij.

Marrë nga:
Libri “Islami i lehtësuar” - Ali Hasen Abdul Hamid

 
< Prapa   Para >

     

    3. Nata e Kadrit - 563KB
    2. Leximi i Kur'anit - 491KB
    1. Përfitimet nga Agjërimi - 1067KB

    !!! Shkarkoni duke i klikuar !!!

   
Google

Kliko!
Advertisement

     10 Pyetjet e Fundit
 
  10 Shkarkimet e Fundit
 
     10 Dërgesat e Fundit n[ Fjala e Bukur - Grup
 

No Documents
Cache Directory Unwriteable

Materialet qė paraqiten nė kėtė uebsajt nuk do tė thotė se korrespondojnė gjithsesi me atė ēfarė Fjala e Bukur di pėr tė vėrtetė.
Materialet e kėtij uebsajti mund tė publikohen edhe nė uebsajte dhe mediume tjera me kusht qė tė tregohet burimi (www.fjalaebukur.com).
Copyright © 2004-2008 Fjala e Bukur. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Strehohet dhe mirėmbahet nga VIVA4 Solutions - Kliko Kėtu! Tash edhe nė shqip!